E Enjte, 03.28.2024, 01:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KTHIM NË TË SHKUARËN
Tregim nga GUY DE MAUPASSANT

E Djelë, 09.28.2014, 09:05am (GMT+1)

                                   


     " Dhe tani, engjejt e mi," tha kontesha, " erdhi koha per te fjetur."

     Tre femije, dy vajza dhe nje djale, u ngriten menjehere dhe vrapuan per te puthur gjyshen.

      Pas kesaj shkuan t'i thonin naten e mire zotit Cure, i cili vinte cdo te enjte per te ngrene darke ne keshtjelle.

      Abbe Mauduit i mori femijet dhe i uli mbi gjunje, teksa me duart e gjata qe i dolen nga menget e valadonit i  perfshiu nga supet, i ktheu nga vetja me nje gjest ateror dhe i puthi nje nga nje ne balle me nje perdellim te thelle.

      Pastaj i uli poshte me kujdes dhe ato qenie te vockla, aq camarroke, qe s'ju ndahej ai gaz i delire, dolen nga dhoma, djali perpara dhe dy cupezat pas tij.

      " Ju jeni i dhene shume pas femijeve, zoti Cure," tha kontesha.
      " Marrezisht, zonje!"

      Kontesha e moshuar ngriti syte dhe e keqyri ne fytyre.

      " Nuk vuani qe rroni vetem?"
      " Po, nganjehere."

      Ai heshti, pas nje grimehere vazhdoi;" Por une nuk mund te rroj cdo dite."
      " C'doni te thoni me kete?"
      " Oh! Une jam krejt i qarte dhe i vetedijshem per kete qe bej. U shugurova prift. I jam perkushtuar ketij profesioni.

      Kontesha nuk ia ndante syte.

      " Vazhdoni, zoti Cure, me rrefeni dicka me teper per veten tuaj; me rrefeni si ju eshte mbushur mendja te hiqnit dore nga te gjitha keto gjera qe, per ne te tjeret, perbejne shkakun perse e duam jeten, si s'ju leshoi zemra kur braktiset te gjitha keto komoditete e lukse, kenaqesi e pasione te fshehta qe te japin defrimet, ne te cilat ne te tjeret gjejme ngushellimin e vertete per te vazhduar ciklin e jetes. Si vendoset te mos ndiqnit rrugen e zakonshme ku kalojme te gjithe, t'i benit bisht zakonit per t'u martuar e per te krijuar familje? Ju nuk mund te  tregoheni as kaq mistik, sa dukeni, po as tejet fanatik, si nje mohues kategorik i deshires, qofte dhe i gezimeve te vogla te jetes qe te mbajne gjalle, po as pesimist. Atehere c'paska ndodhur me ju, mos valle nje dhimbje e madhe ju ka shtyre drejt nje perbetimi pa kushte?"

    Abbe Mauduit u ngrit dhe shkoi drejt zjarrit, afroi tek flaket kepucet kaba te nje prifti fshati. Dukej sikur ende ngurronte te pergjigjej.

    Ishte i gjate, me floke krejt te bardhe si nje plak, sherbente prift ne famulline e Saint-Antoine-du Rocher dhe banonte aty qe prej njezete vjetesh. Sa here binte fjala per te, fshataret thoshin; " Duket qe eshte prej soji te mire."

   Ai ishte vertet nje njeri qe linte mbresa te forta, tejet i dashur dhe i perzemert ne ate perulesine e tij prekese, kurrkush s'kishte ndrojtje t'i afrohej e t'i fliste, mbi te gjitha ishte i njerezishem e te bente ta doje si nje te aferm. Mbante veshur nje petk si te Saint Martinit. Sipas rrethanes, aty qeshte e aty qante si nje grua, po kjo e fundit sikur ia ulte nje fije rendesine ne syte e fshatareve.

   Kontesha plake e Sevilles, qe ishte terhequr ne keshtjellen Rocher te merrej me edukimin e te vegjelve, pas vdekjes se djalit dhe gruas se tij, ishte mrekulluar nga sherbimet e zotit Cure dhe dendur shprehej per te; " O, sa zemer te madhe qe ka!"

   Prifti vinte cdo te enjte dhe kalonte mbremjet ne keshtjelle, me kohe ata te dy krijuan nje miqesi te ngushte me lidhje te thelle shpirterore duke i hapur zemren njeri-tjetrit sic bejne rendom pleqte. Kishin aq shume per te thene, sa nuk i gjenin dot fjalet, per kete arsye i vinin veshin shpirtit, asaj miresie te pacenuar qe fshihet tek dy njerez qe duhen dhe kesisoj beheshin fare naive, dy krijesa natyrale, qe nuk i lidh interesi, po dicka me e forte, e cila, mjerisht sot, quhet anakronike.

   Ajo ngulte kembe; " Tani zoti Cure ka ardhur koha qe ju te rrefeheni per mua."

   Ai perseriste; "Une nuk kam lindur per nje jete te zakonshme. Per fat kete e zbulova me kohe dhe gjithmone kam bere kujdes te kuptoj shkakun pse kam patur te drejte. Prinderit e mi tregtonin mall me shumice ne Verdiers, pra, sic merret me mend, ishin te pasur, benin nje jete te qete, pa vramendje, ata ushqenin ambicie te madhe per te ardhmen time, qe me kohe u shnderrua ne maniere sfilitese. Kur isha ende i vogel me derguan ne nje shkolle me konvikt, me mbyllen atje; haja dhe flija larg shtepise. Askush nuk mund ta kuptoje tamam se sa i pikelluar mund te jete nje djale i vogel, qe e kalon gjithe kohen vetem, brenda ne nje shkolle, qe  s'i ngjall asgje, qe enderron te kthehet ne shtepi, po dhe atje e pret e njejta gjendje e pa shprese. Shtepia s'eshte me ajo e para; edhe aty ka shume vetmi, merzi, asnje grime dashuri. Merreni me mend vete se c'jete mund te jete kjo, nje perseritje monotone e po atyre gjerave tejet te merzitshme, pa fare emocion, ndoshta e mire per disa, po rrenuese per disa te tjere, ku une fusja dhe veten time. Femijet jane shume me te ndjeshem se sa mund te mendohet, ne qofte se ata i kyc ne kete lloj jete shperfillese, nen trysni rregullash, larg natyres se delire feminore, ndjeshmeria e tyre e larte, delikate, per gjerat qe duan me shume, dhe si kane, do te shnderrohet ne nje loje shkaterrimtare per nervat e acaruar e me kohe do te shfaqen simptoma patologjike fort te rrezikshme.

   Ne cdo loje e kisha tejet te veshtire, sepse s'kisha shoke dhe me mundonte shume nostalgjia e rende per shtepine; qaja naten ne shtrat nen trysnine turbulluese te kujtimeve te vogla, po aq shume ngashnjyese, qe me vinin nga shtepia, kujtime ndoshta fare te parendesishme, ca ngjarje per vete, thjeshte per vete qe ndoshta s'kishin vlere per tu rrefyer. Nuk kisha force t'i hiqja nga mendja, te shpetoja prej tyre. Me kohe u bera nervoz, i zymte, zemerak, e humba vetedijen per te bere zgjedhjen midis gjerave me vlere dhe atyre fare te parendesishme, qe me mjeronin me fort. Isha egocentrist, i terhequr, pa shoke. Me nje subkoshience te renduar prej nje sforcimi mendor qe me rritej e me mundonte se tepermi. Nervat e femijeve jane lehtesisht te lendueshme, asnje kujdes nuk ben pune per te fashitur shqetesimet ne jeten e tyre, gjersa  te kene arritur  moshen e pjekurise. Por kush eshte marre me kete analize mbi sjelljen e nje aradhe nxenesish nen trysnine e forte te regullave shtypese e rrenuese te shkolles, sic ishte rasti im, te ftillonte ate perjetim sketerror te nje ankthi mbytes, te ngjashem me incidentin qe me ndodhi me vone me mikun tim te vetem e per te cilin do t'ju flas? Kush mund te merret seriozisht me kete fenomen qe e ka fillin te dicka ne dukje e paperfillshme, ne nje moshe ende te papjekur, qe ngjizet nepermjet turbullimeve psikike e emocionale dhe krijon nje gjendje te rene shpirterore; ankth, frike, melankoli kapitese duke shkaktuar demtime mendore te pariparueshme?

   Dhe kjo ndodhi ne rastin tim; nostalgjia lenguese per shtepine mori ato permasa sa e shnderroi jeten time ne nje agoni pa fund.

   Une heshta, nuk tregova asgje per vuajtjet e mia. Ndjeshmeria e lindur, me kalimin e kohes u zhvillua edhe me teper, gjersa u be nje shenje shqetesuese per vrojtim patologjik, nje simptome e renduar dhe nderkaq mendja ime vec perftonte plage te reja. Prekjet, ngacmimet me te paperfillshme me shkaktonin dhimbje, agoni sfilitese, aq torturuese, sa linin mbresen e nje demtimi te pasherueshem. Per fat natyra te jep dhe mjetet mbrojtes, qe na rastin tim ishin, nje lekure e trashe dhe nje korace stoicizmi!. Po, a dija t'i perdorja?

   Mbusha gjashtembedhjete vjec. Gjendja ime e renduar me kishte bere nje djalosh tejet te ndrojtur gati anormal. Duke e ditur kete gje nuk isha ne gjendje te perballoja trillet e paparashikueshme te fatit, i lija shanset te me pervidheshin, i shmangesha cdo lloj kontakti, te gjitha llojeve te perfitimit, cdo aktiviteti te shkolles. Une isha perhere ne terheqje, ne nje zmbrapsje te detyruar prej vetvetes, sikur plot gjera te panjohura me kercenonin frikshem dhe me kaplonte ndjenja e nenshtrimit para fatkeqesive. Une nuk guxoja te flisja, apo te beja nje gjest publik. Isha i trysnuar nga ideja se jeta eshte lufte, nje kacafytje dhembe per dhembe, ne te cilen mjerisht nuk ka dhimbje plagesh, por vec vdekje.

   Ne vend te shpreses, gezimit per te nesermen, qe rendom njerezit normale e kane, une me vetedije perfshihesha nga terrori, me nxiste vec nje synim, si te shmangja betejen, ate cakun e fundit, ku me siguri me priste vdekja.

   Kur mbarova studimet, kisha gjashte muaj kohe per te zgjedhur karrieren time. Nje incident i thjeshte, qe me ndodhi papritur, me beri te njohe me mire veten,.te perjetoj dhimbshem gjendjen e rrenuar psikologjike; une u ndesha me rrezikun dhe u perpoqa me kot ta shmang ate.

   Verdiers eshte nje qytet i vogel ne nje rrafshine i rrethuar me pyje. Shtepia ime ndodhej ne rrugen kryesore. Tani kohen me te madhe e kaloja jashte shtepise, larg neper drure, ne vetmi, duke e gjetur kenaqesine tutje neper humbetira. Isha ne kerkim te vendeve te pa rrahura prej njerezve, ditet ishin te mijat, dite fillikate, te mbushura me enderrimet e nje djaloshi, qe per here te pare po e trondisnin ndjesite me nje  dritherime te embel, larg cdo kontakti e ndikimi nga njerez qe s'te kuptojne.

   Babai dhe nena s'me flisnin per biznesin e tyre, vec merakoseshin per te ardhem time, asnjehere nuk degjova dicka rreth shitjeve, apo fitimeve te tyre, qofte dhe nje psheretime ne formen e nje premtimi se do te me ndihmonin ne karrieren time. Ata me donin pa dhembshuri dhe perkujdesje, si dendur njerezit praktike, qe s'kane zemer, po koke, dhe per te ndjere dashuri. Une jetoja ne burgun e mendimeve te mia, kurrnjehere i cliruar prej terrorit psiqik.

   Nje mbremje, ashtu i perhumbur ne ato shetitjet e mia pa cak, ne kohen qe do te kthehesha per ne shtepi, papritur pashe nje qen qe po vraponte me shpejtesi drejt meje. Ai ishte nje lloj spanieli i kuq, i dobet, me veshet e medhenj kacurrel.

   Ai ndaloi nja dhjete metra larg; ashtu bera dhe une. Levizi bishtin dhe mu afrua ngadale me nje hap te ndrojtur, me trupin e mbledhur prej frikes, u struk duke u dridhur, sikur kerkonte meshire e me tundi koken sa ne nje ane ne tjetren. I fola. Po me afrohej duke nxjerre ate gjoksin e dobet perpara, aq i drobitur, i mjere, i pa shprese, sa une nuk i permbajta dot lotet. U nisa drejt tij, po ai kerceu tutje; u kthye serish dhe une u ula ne gjunje para tij, i fola me shume dashuri, duke e ndjelle te me afrohej. Kur e kisha fare prane e perkedhela me dhembshuri duke e siguruar se kurrsesi s'kisha ndermend ta qelloja. Ai mori zemer, u ngrit lart, me vuri putrat mbi supe dhe filloi te me lepije ne fytyre. Pastaj me ndoqi per ne shtepi.

  Ishte e para krijese e gjalle qe e doja me nje pasion te zjarrte, e vetmja dashuri e vertete per mua. Dhembshuria ime e thelle per kafshen, pa asnje dyshim, i kalonte caqet e natyrshem te nje marredhenie normale, pra s'kish si te mos dukej dhe absurde. Ishte e njejta gjendje qe na afronte te dy, na bente njefaresoj vellezer; kishim deshtuar, ishim fare te vetmuar, pa kurrfare mbrojtje. Ai kurre nuk me braktiste, flinte te kembet e shtratit tim, ushqehej ne dhomen e ngrenies ne mes te kundershtimeve te prinderve qe nuk e duronin, me shoqeronte ne shetitjet e mia fillikate. Une shpesh ndaloja dhe ulesha ne bar buze ndonje hendeku. Semi vinte menjehere dhe shtrihej aty ngjitur me mua, ose me hipte mbi gjunje, i merrte ere duarve te mia dhe priste qe une ta godisja me perkedheli.

   Nje dite, ne fund te qershorit, kur ne po kalonim ne rrugen qe te conte per Saint-Pierre-de- Chavrol, une pashe nje omnibus qe po vinte nga Ravereau. Ai po afrohej me uturime me kater kuajt e lare ne djere qe rendnin me furi; ishte nje karroce me ngjyre te verdhe, me nje mbulese te zeze prej lekure qe dukej siper ndenjeseve si nje kapele e lerosur.

Karrocieri kerciste kamxhikun dhe nje re e kuqe e dendur pluhuri ngrihej qe poshte me brafullime e vrundullonte anash e prapa duke pahitur pemet, barin dhe duke mbuluar thuajse gjithe pamjen.

   Papritur, ne kohen qe omnibusi po na afrohej me rrapellime, Semi i frikesuar nga zhurma, duke pritur qe te shkoja me te, u sul perpara. Thundra e nja kali i kaloi persiper dhe e preku; une e pashe si u shemb e u vertit, beri nje salto ne ajer, pastaj ra poshte perseri midis kembeve te kuajve; omnibusi pesoi dy perplasje te medha dhe une pashe, pasi ai kaloi rrufeshem, dicka qe po perpelitej ne pluhurin e rruges. Ai pothuaj ishte prere me dysh; nga barku i care i kishin dale jashte rropullite e mbytura ne gjak. Bente perpjekje te ngrihej e te ecte, po arrinte te levizte nje fije vetem kembet te cilat i perdridheshin e i hiqeshin zharg pertoke. Nje pjese e madhe a asaj qenie kishte pushuar se jetuari. Megjithate ai vazhdonte te hungurinte prej dhimbjes.

   Pas nje minute a dy, dha shpirt. Une nuk jam ne gjendje te pershkruaj ate qe ndieva, aq shume isha tronditur. Nuk dola nga shtepia per nje muaj.

  Nje mbremje, im ate, i cili ishte cuditur jashte mase e gati sa nuk me quante te marre per trishtimin qe ndjeja ndaj asaj qenie, qe ai e quante te kote dhe te paperfillshshme, me tha me pezm; " Cfare do te beje ti po te kishe nje hidherim te vertete, larg qofte, sikur te vdiste gruaja apo nje femije?"

   U permenda menjehere nga keto fjale. Mendova se si perdite shqetesime te vogla merrnin permasa katastrofike ne syte e mi. Ky zmadhim i gjerave, vecmas i te keqijave, humbja e ndjesise per permasat, mbivleresimi gjer ne percudje e mbresave qe te shkaktojne shume dhimbje, qe vec rriteshin prej ndjeshmerise sime morbite, krejt anormale, s'po me linin ta shikoja jeten sic qe, po me kishin paralizuar krejt, me paten bere rob te vetvetes.

   Une isha nje njeri pa deshira fizike, pa fare ambicie; keshtu qe vendosa te sakrifikoja mundesine e nje lumturie me dhimbjen e vertete njerezore. Jeta eshte e shkurter. Une do t'ia kushtoj jeten te tjereve, duke i sherbyer vuajtjes. Une do te mjekoj dhimbjen duke e kthyer ne lumturi. Keto peshperisja me vete. Keshtu do ta harroj terrin tim per te ndricuar te tjeret, pervoja ne kete shenjteri do te jete emocioni im i vertete, ai qe do t'u zvogeloje dhimbjen te tjereve.

  Dhe ju, vetem ju e dini tani si me torturon ende vuajtja dhe si me perpelitet ajo duke me shkaktuar aq dhimbje ne zemer. Por, cfare ka qene per mua agoni pa fund, tejet munduese, ketej e tutje do te sublimohet ne dashuri dhe meshire. Kontaktet e perditshme, kjo eshte bota ime. Une nuk mund  te shikoj nje femije qe vdes pa vrare me pare veten time. Dhe kur zemerimi shfaqet tek njeriu, une ende, nen zoterimin e subkoshiences, ndjej frike se dicka mund te ndodhe, po me shfaqet shenja qe me vjen ne formen e nje postieri dhe me fut poshte deres dicka qe fergellon e qe eshte frika, keshtu qe une nuk ndjej me frike."

   Abbe Mauduit heshti. Ai po keqyrte zjarrin atje ne prushnajen e madhe, sikur te lexonte ne flaket e furishme per misteret dhe sekretet e jetes qe kishte kaluar, per gjithe ato fatkeqesi qe e kishin bere dhimbjen aq te paepur ne fytyren e tij. Ai gati sa nuk peshperiti;" Ja, qe kisha te drejte; une nuk jam per kete bote."

   Kontesha nuk foli; me ne fund, pas nje heshtje te gjate, ajo tha; " As une. Po te mos ishin ato tre vogelushet, nuk besoj se do te kisha kuraje per te jetuar.

  Zoti Cure u ngrit pa thene asnje fjale.

  Sherbetoret po flinin ne kuzhine, ajo e shoqeroi gjer te dera e kopshtit dhe ndoqi me sy hijen e tij te gjate qe luhatej neper mugun me drite pothuaj te tretur te ndajnates.

   Pastaj ajo u kthye dhe u ul prane zjarrit dhe çoi neper mend mjaft gjera qe kurrsesi s'kuptohen nga te rinjte.

Përktheu: ROLAND GJOZA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
'HAJDUTI' NË SHTËPINË TONËTregim nga PËRPARIM HYSI (09.27.2014)
POETI QË PARAPËLQEN METAFORËN(mbi librin «Akorde  Cicërimi» të poetit Qerim Skënderaj)Nga Prof. Dr. KLARA KODRAFASLLI HALITI (09.27.2014)
VEJUSHA E MARTUARProzë nga QERIM SKËNDERAJ (09.26.2014)
GJARPËR NË GJI…Tregim nga QAZIM D. SHEHU (09.26.2014)
POEZI NGA JOHN KEATSI përktheu: FASLLI HALITI (09.26.2014)
PSEUDOBLEPSICikël poetik nga ALI M. LAJÇI (09.25.2014)
30 POEZI TË RRUSTEM GECIT - TË ZGJEDHURA NGA LIBRAT 'KANUNI POETIK' DHE 'HEROIKA' (09.25.2014)
CËRRIKU I KIN DUSHITTregim nga ALEKO LIKAJ (09.24.2014)
PO UNË JAM ÇAM, MËSUES!Tregim nga NAMIK SELMANI (09.24.2014)
POEZI TË ZGJEDHURA NGA GIORGIO CAPRONI DHE FRANCO FORTINIPërktheu: FASLLI HALITI (09.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]