VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DUAJE SE ËSHTË RINGJALLJA JOTE
Poezi nga SHPRESA DEMOLLI

E Martë, 09.30.2014, 08:11am (GMT1)


Forca e një shpirti të brishtë e të butë të një femre,
e mban fortë peshën e gjithë botës së rëndë!
Asgjë s'ju sfidon ligjeve të natyres dhe dallgëve të jetes,
Si qënia e saj e butë dhe shpirti i madh që ka!

Të lindesh femer në ketë botë do të thotë: të ringjallesh,
dhe t'i sjellësh dritë ardhmërisë së njerëzimit!
Ta duash, rritësh dhe edukosh në mënyrën më njerëzore,
do të thotë: ti japesh jetëgjatësi, mbarësi dhe begati njerëzimit!

Ta duash, respektosh, vlerësosh dhe lartësosh një femër,
i shton kuptimin jetës dhe e gëzon lumturinë e saj!
Ta urresh, nënçmosh, lëndosh e shtypësh një femër,
qoftë e huaj apo mike, shoqe, e dashur, grua, vajzë ose nënë,

Ke nënçmuar veten tënde, familjen, shoqërinë dhe kombin,
dhe të bukurën e shenjtë që Zoti të dhuroi përmes saj në këtë jetë!
Andaj duaje dhe konsideroje si veten tënde...
dhe mos e lëndo kurrë!

29.09.2014


SHPRESA DEMOLLI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.