VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PSE THIRRI FAUSTIN NË TIRANË NOVRUZ XH SHEHUNga Prof. Dr. KLEANTH ZOTO

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 03:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PSE THIRRI FAUSTIN NË TIRANË NOVRUZ XH SHEHU
Nga Prof. Dr. KLEANTH ZOTO

E Mërkurë, 10.01.2014, 07:13am (GMT+1)


                  « Fausti mbrriti  né Tiranë. Mbas një vizite në të gjithë planetin, erdhi pikërisht në Tiranë...» nis novela poetike e poetit dhe studjuesit të njohur Novruz Xh  Shehu... Pse erdhi, ç'mision kish e ka, ç'ndryshime kérkon,  duke këmbëngulur të vendoset dijetari në poltronin e duhur?!

                  Fausti i të madhit Gëte, ( ashtu si dhe gjermani i  ditëve tona), ka monopolin e kulturës së tre disiplinave ( korreketsës, punës, muzikës ) dhe kërkon të vendoset pusheti i Dijes në  Tiranë, në këtë kryeqytet të trazuar të kontinentit europian.

                  Njerëzimi bëri rrugë të gjatë ndër shekuj ,që nga shoqëria fisnore, në të cilën nuk njihej familja, shteti, derisa Fausti po béhej « simbol i borgjezisé sé re , njeriu qé kérkonte té fitonte dijen, njohjen e gjithë sekreteve të natyrés , e të vendoste  pushtet mbi natyrën e mbi forcat e saj.Një figuré e tillë u pérgjigjej aspiratave karakteristike për gjithë iluminizmin evropian. Ishte e kuptueshme, që  forcat revolucionare të iluminizmit  gjerman e kapën këtë figuëé  për të mishëruar luftën e tyre, për të emancipimin e njeriut, ashtu siç kapën  figurëe Prometeut, të Spartakut,si figura simbole... »(Gëte.Fausti.Vepra té Zgjedhura 1, f.50)

                  Novruz Xh Shehu, ka patur parasysh një mënyrë të tillë të vepruari e të realizuari të synimeve të tij artistike e filozofike, duke sjellë në Tiranë pikërisht Faustin, këtë simbol të dijetarit, kërkues të paepur gjer në përmasën e perëndisë së Dijes, nëse mund të përdorim në këtë rast fjalorin e kulturës antike.

              ... Â« I ngjan Adamit i cili zbuloi në brinjë Dashurinë, për lindjen/ e botës së pafundme,...Si dhe Sokrati shqyhet së qeshuri/, në sokakaët e Athinës, duke luajtur poker me gjyqtarët dhe jetën,/ Shnërrohet në potretin e Jesuit, duke shikuar nga sytë e plagëve,/ gozhdëtarët.....Në portretin e Galileo Galileit shndërrohet ,/Ndërsa mban në pëllëmbë këtë globth të vogël ... Â» (Fausti në Tiranë- f.4)Pra autori i vesh Faustit tërë mëncurinë dhe sakrificën e njerëzimit në të gjithë shekujt, duke i dhënë statusin e të dërguarit të Zotit, për të shpurë çfarë duhet në Gjyqin e Qiejve nga Tirana e shndërruar në Simbol të një epiqëndreje të mbushur tërë drama, komedi, tragjedi, marrëzi e bëma intelektuale të përmasave të pazakonta.

                    Është një Faust sa klasik aq modern, sa mistk aq real, po aq i domosdoshëm në Tiranë e në komunitetin njerëzor, sa në periudhën e Gëtes...Rithirja e Faustit është është  një akt artistik sa edhe filozofik, politik e në të njëjtën kohë shprehje e re e iluminizmit bashkëkohor.
                     *
                   Fausti, me të mbrritur  në Tirané, bën përpjekje  të takohet këtu me ata që kanë krijuar kapitalin e Historisë e të Dijes...Fillimisht përballet me Partizanin e Panjohur në majën e piedestalit, në krenarinë e përjetëshme të fitores, e në thirrjen e përjetëshme të  shndërrimit të shoqërisë njerëzore nëpërmjet të Armës, ndërsa  nën këmbët e tij është një partizan tjetër, i cili ka qënë në burg politik, nën diktatin e Komunizmit, e që beson në shndrrëmin e evolimin e shoqërisë nëpërmjet të Librit...Miti i armës dhe miti i Librit, përshfaqen para Faustit i cili shënon këtë kontradiktë, që dëshmon antagonizmin e përjetshëm midis tyre, një zhurmëri marramëndëse, thuajse e padurueshme, e pjesë e karakterit dhe ndërgjegjes, saqë të krijohet bindja se nuk mund ta kuptojë egzistencën pa atë konlikt.

                    «...Partizani i Panjohur nxiton në kërkim të ecjes,/Zërit,/zemërimit, lavdisë së arratisur./ Pranë tij Partizanai i Njohur shet libra, copa gazetash, me kronika nga Lufta e Dytë Botërore... / Â»f.11.

                    Kemi realitete pothuaj krejt të ndryshme deri në përmasën e habisë së shkakut që i ka sjellë :I Panjohuri merr pushtetin dhe qëndron për njëgjysmë shekulli me Armën dhe krenarinë e luftës duke e quajtur armik partizanin e Njohur i cili shmanget nga revolucioni, duke u bërë ithtar i evolucionit nëpërmjet të Dijes (librit) e seicili këmbngul se ka të drejt në veprën dhe filozofinë e tij për Jetën.

                Autori arrin të jap psikologjinë e seicilit me të njëjtën gjakftohtësi filozofike, me të njëjtin nderim për personazhet në konflikt, me të njëjtat shprehjetë spikatuara metaforike ne dialogun e tyre që e bën Faustin të shkruaj për ta në deklartën që do t'i jap Gjyqit të Qiejve.

          « I Panjohuri:/Ekstremist,/Ke hak bronxin tim të shndërrohet në pranga ...I Njohuri/ :Arma jote(hahaha po më bën të vdes së qeshuri)/Është thjesht një lodër dhe ti një aktor. ? Â»(f15)


         *
              Mandej kontradikta e Tiranës, përfshin tërë planetin, në dy kahjet kryesore të Luftës midis Librit dhe Armës, pra dijes dhe Padijes, mirësisë dhe dhe keqësisë, Paqes dhe Krimit, Dashurisë dhe Urrejtjes, duke marrë kështu Libri përmasën e një mesazhi sa kombëtar aq universal dhe Arma po ashtu ruan statusin e vet me të njëjtën këmbëngulje.

             « Befas, tufani i madh , I Njohur- i Panjohur, u sul /Rrugë pa rrugë në Shetitoren Dëshmorët e Kombit,/...Mijëra Të Njohur- Të Panjohur kanë braktisur kafkat/,Kafka të çara ngaku dalin të tjerë « Të Njohur  Të Panjohur/... Â»(f.18-19)

              Kthimi i kohés prapa, pra fyerja ose mos nderimi i Dijes,  është sa i përkohshëm aq edhe i pamundur, sidomos  në ditët tona.Andaj i thuhet  Faustit nëpërmjet të Njeriut, personazh  tiranas: Â« Kanë hobi që të djegin patjetër pelerinën tënde/Me shkëndijat e këpucëve gjatë gatifluturimit/...Tek ne e kanë lënë pa gojë Servantesin e gjorë/e kanë lënë të mbështillet atje né Spanjë e të mos/Pëshpërijë asnjë fjalë nga Bibla...» (36)

                  Këtu jepet donkishotizmi shqiptar në ekstrem, marrëzi totale, shkatërrime e krime, fyerje e Njeriut të Dijes,pra përdhunim i Librit dhe nderim i Armës....Një katarurë tiranase në arkitekturë, arsim, politikë, kulturë, marrdhëniet njerëzor saqë autori jep ankthin e tmerrin duke e quajtur këtë një skenar katovician,: Â»Vërdallepsemi në analet e Katovicës,/kësaj mbledhjeje me shkërdhatëri të famëshme.. Â»f.24.

                Me të drejtën qé na jep e Vërteta, theksojmë se shoqëria njerëzore ,veç të tjerash ,në  përbërje té saj ka dhe ka patur në  vazhdimési  shtresa ekstreme ,të cilat i kanë sjellë vetëm të këqija njeriut...

               Ndaj autori pohon : « Fausti nuk éshté Hitleri Â»(13) ndërsa Partizani i Panjohur e akuzon dijetarin vetëm se është nga vendi i Hitlerit...Autori jep qartë idenë se një militant i verbër, produkt i ekstremizmit, éshtë njé mefistofel  në minaturë, në këtë sy ai është njeriu më i përpunushëm nga  politika e që në Tiranë janë të kudoshëm.

     Të trondit vëzhgimi hyjnor i  Faustit në diëlog me Njeriun, ku më tejë një grua në anën e Lanës mundohet të dënenocojë padrejtësins, më tejë  Fituesi i famshëm i Ginesit (Saimir Strati)  zbret nga dollari presidentin e Amerikës, duke vendosur Homerin si simbol të artit...Këtu shohim bindjen e autorit se arti është prioritet vendosës në zhvillimin e shoqërisë njerëzore, është Barka e Noes, për t'i dhënë shpëtimin...
           *
              Kërkon përgjigje  pyetja: Pse zbriti nga qiejt Fausti, në Tiranë  « me pelerinë të vjetër e të pluhurosur? Â»...Pse poeti thirri pikërisht Faustin, duke i dhënë statusin e të  Dërguarit prej Zotit ?

....Dhe përgjigjen e këtyre pyetjeve e gjejmë po të studjojmë me kujdes  këtë libër , një traktat sa artistik e poetik, aq filozofik në parametra që të nxisin , ku artisti i kërkon ndihmë Dijetarit për të nxjerrë shoqërinë nga kaosi si produkt i poltikës : Â« Sali, Fatos, Edi, Enver,/ Zog i arratisur, mbret pa kurorë.... /Bulkthat qëndisin tregime të gjata,të ngatërruara ,pa titull./ Â»(f11)
*
       Fausti,  Qentë dhe Margarita, dalin befas në faqet e fundit të librit.Një regjiment qenësh me rraca, ngjyra, sy të të gjitha llojeve i sulen  për ta shqyer, për ta zhdukur në këtë tokë Njeriun e Dijes. Â« Një regjiment i pazakontë me qenër kthejnë sytë :të zez, të kaltër, të akullt,  gri, paqësr,habishprehës, tëbues të tërbuar....me bebëza të formave  të llojllojshme :katrore, trekëndore, ciindër, ...me verdhërimë të dukëshme si të përfshirë në hepatitin kronik...Qen me emra mbetërish apo presidentësh....duke u përmbledhur e duke u stërzmadhuar në një simfoni me tinguj të mbledhur si helmi në gushën e gjrprit...që përmbajnë e zbrazin thirrjen e kryeturmës :Poshtë Fausti !....Ta largojmë Faustin !...Të na lërë të qetë në këtë hartë që gëlltit vetveten....I... Â»(f58)
Por befas Â«Faust !.... Një zë hyJnor përfshiu kryeqytetin.... Â».(f.59)Ndërsa Fausti sa s'kapet nga dhëmbët e regjimentit shqyes, i vjen pranë zëri  ëngjëllor i asaj që ka dashur, zëri i Margaritës.Natyisht e nis Zoti për të dërgurin e tij, për ta shpëtuar  së bashku me tërë aktpadinë, që mundi të shkruaj, për tek Gjyqi i Qiejve.

                           E kush më shumë se Dashuria mund të shpëtojë Njeriun e Dijes, e për pasojë komunitetin njerëzor që ai ka marrë përsipër ta mjekojë ? Â»

                       ....Kjo vepër e botuar në shumë gazeta brënda dhe jashtë Shqipërisë, në letër dhe Online, ka tërhequr vëmëndjen e mjaft personaliteteve të letrave  të cilët e kanë vlerësuar atë si Ardian Kycyku, Visar Zhiti, Laureta Petoshati, Kozeta Zylo, Blerina Shalari, Rashela Hoxha, Rita Hoxha, Dalan Luzaj etj, Kam bindjen se është ndër veprat më të arrira bashkëkohore e që kërkohet vëmëndje duhur ndaj saj. 


        Tiranë , shtator 2014
 


   

Prof. Dr. KLEANTH ZOTO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DUAJE SE ËSHTË RINGJALLJA JOTEPoezi nga SHPRESA DEMOLLI (09.30.2014)
KTHIM NË TË SHKUARËNTregim nga GUY DE MAUPASSANT (09.28.2014)
'HAJDUTI' NË SHTËPINË TONËTregim nga PËRPARIM HYSI (09.27.2014)
POETI QË PARAPËLQEN METAFORËN(mbi librin «Akorde  Cicërimi» të poetit Qerim Skënderaj)Nga Prof. Dr. KLARA KODRAFASLLI HALITI (09.27.2014)
VEJUSHA E MARTUARProzë nga QERIM SKËNDERAJ (09.26.2014)
GJARPËR NË GJI…Tregim nga QAZIM D. SHEHU (09.26.2014)
POEZI NGA JOHN KEATSI përktheu: FASLLI HALITI (09.26.2014)
PSEUDOBLEPSICikël poetik nga ALI M. LAJÇI (09.25.2014)
30 POEZI TË RRUSTEM GECIT - TË ZGJEDHURA NGA LIBRAT 'KANUNI POETIK' DHE 'HEROIKA' (09.25.2014)
CËRRIKU I KIN DUSHITTregim nga ALEKO LIKAJ (09.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]