VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NËPËR XHEPAT E KUJTESËS*
Cikël me poezi nga PËRPARIM HYSI

E Hënë, 10.13.2014, 09:38am (GMT1)


Halli

Halli! Ma kalli: fala plaçkë e shtëpi
Nga halli të lashë, e ëmbla Shqipëri!
Halli! Ma kalli. Jam larg nga miq e shokë
Halli? Ma kalli: nga xhepat jam trokë!
Nga halli po jetoj si të jem i vetëm në një ishull
Halli? Ma kalli: vazhdon të më "rrahë" me fshikull!
Dhe nuk është për t'u çuditur: vazhdon të më rrahë akoma
Halli si varri! Të ngrëntë, o hall, zezona!

Kaseta

Pashë një kasetë me këngë të vendlindjes
Më llamburiti shpirti si pema e Krishtlindjes!
Dhe u përtëriva, u bëra krejt i "ri"
Se me trup e shpirt qeshë në SHqipëri.
U riha, besomëni: kush thotë që jam plak?
Më rihu kaseta; ndryshoi imi gjak.
Zura, shoqërova këngët një dhe nga një
Ke parë si një fëmijë qava, por pak nën zë.


Kurbeti

Kurbet,
Rrëmet,
Kiamet!
Kurbet! Kush të shpiku, e pagoftë me kokë!
Se ti je rreziku që rrënon një komb!
Ashtu si erozioni që zë dhe "ha" tokën
Ti zë ha një komb dhe i sjell kobin.

Statuo quo

As jam tretur as jam ligur, por jam trashur dhe dhjamosur
Veç nga koka unë jam thinjur dhe nga mendja jam "djallosur"
Domosdo kështu do ndodhë, se nga vendi im jam larg
Shkon çdo ditë e më "lodh", shkon çdo ditë e shpirti plagë.
Dhe mërzitem, s'ka se si? Jam pa miq e jam pa shokë
Më mungon, moj SHqipëri; ndaj dhe zemra m'u bë copë.
Dhe stresohem, dhe stresohem ( tunjatjetës ia kthej:plaç!)
Nga mërzitja,sa s'tërbohem ( helm ka zemrën, po t'ma çashë?!)

* Apel të emigruarëve të moshës së tretë


Janë shkruar në Florida në vitin 2006
Tiranë, 10 tetor 2014


PËRPARIM HYSI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.