VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR SHELGU I GJELBËR QAN
Cikël poetik nga SOKOL DEMAKU

E Hënë, 10.20.2014, 09:04am (GMT1)



EJA ZOG SHTEGTAR

U zgjova nga ëndrra,
Përrallore për mua,
Nga vaji i zemrës,
Që me kohë përmallua.
E ndjeva nga lart,
Si në amshim,
Këngën e zogut,
Që për mua ka kuptim.
Eja zog përrallor,
Fluturimin mos ndal,
Me sjellë gëzimin,
E vargut fisnik.
Eja zog, eja,
Të pres me padurim,
Vetmin  e natës,
Ta hedhë në pakthim.
Eja zog shtegtar,
Ëndrrën ma trego,
Me shpjego shumë gjëra,
Jetën ma lumturo.

KJO NATË ME STUHI

Errësirë në çdo anë,
Dallgë e stuhi,
Është kjo natë vjeshte,
Sa shumë ironi.
Është kjo natë,
Me plotë stuhi,
Që sjellë buzëqeshjen,
Nga ti dashuri.
Më kujton kjo natë,
Shumë histori,
Të ndodhura të pa ndodhura,
Në pafundësi.
E ndjejë afshin,
Jetën më bulëzim,
Por bunaca e natës,
Përpinë qetësinë.
Këtë natë me stuhi,
Rri në buhar,
Sepse kjo natë s`ka fund,
Do pres ditën e re.


UDHËTARI

Sikur një përfundim,
Më duket i ngjashëm,
Më një fillim,
I pashpjegueshëm, i pakuptim.

Hapat nga errësira në dritë,
Pozicion pa përcaktim,
Kjo dorë përkdhelëse,
Me plot kuptim.

Një ecje në lëvizje,
Plot kuptim,
Me yllin e dritës,
jetës i jep ndricim.

Unë jam udhëtari,
Që rrugën kaloj,
Do përmbushë qëllimin,
Jetën ta lulëzoj.
 

KUR SHELGU I GJELBËR QAN

Kur shelgu i gjelbër qan,
Loti kristal rrjedhë,
E rrugëtimin e tij nuk ndal.

Rrjedhë ai kristal,
Me bardhësinë e tij,
Rrefen vuajtjen që man në gji.

Kur shelgu i gjelbër qan,
Gjethi i saj rënkon,
Vuajtjen e shpirtit tregon.

Një brengë në shpirt,
Brenguar në shumë anë,
Që kërkon brerimë.

Kur shelgu i gjelbër qan,
Brerorja shëndrit përqark,
Nga kurora e saj.

Nuk lejon kurornë që të fishket,
E do si lule Fistiku,
Si një vajzë te kolme.


ATJE

Atje në shkrepat e thata,
Atje ku jeta është jetë,
Atje ku dita e nata,
Janë mafishet në jetë.

Sa bukur ndjehet njeriu,
Në kodrën e thatë,
E ndjen aromën,
Nga blinaja e lashtë.

Atje në ato shkrepa,
Në logun e  gjërë,
Qiellin e  kaltër,
Ku jeta bleron.

Mos harro vendin,
Mos largo mendjen,
Qendro krenar,
Nga e ke prejardhjen.


O VALË DETI

O valë të detit,
Që valvitni varkën time,
Ju që zgjoni nga gjumi,
Edhe plakun e detit.

Unë fle në mesin e tyre,
Dhe asgjë nuk ndjej,
Dhe ëndrrat e mia,
Fashiten në marshim.

Për gjatë bregut të detit,
Me këmbët në rërë,
Unë e di se fjalët për të jetuar,
Kanë një kuptim.

Në të vogla thellësi,
Fjalët nga buzët e mia,
Kanë gjetur ndonjëherë,
Në valët e oqeanit mirësinë.

Ja një dritë më në fund,
Kur ne gërshetuar së bashku,
Nga fjalë e valë prej tyre një këngë,
Kënduar nga të gjithë në shtëpi e rrugë.

SOKOL DEMAKU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.