E Premte, 03.29.2024, 10:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
FISI QË E PATI ORIGJINËN NGA NJË  KËRMILL
Legjendë indiane, përktheu: FASLLI HALITI

E Martë, 10.21.2014, 07:27am (GMT+1)




Na ishte një kërmill që jetonte në brigjet e lumit Missouri, ku gjente  mjaft ushqim dhe nuk kishte asgjë. Por, me kalimin e kohës, ujërat filluan të fryhen dhe vërshuan mbi brigjet dhe, ndonëse kafsha e vogël u kap pas një kërcuri, përmbytja i përfshiu e i çoi larg që të dy. Pluskuan  përgjatë rrymës për shumë ditë. Kur niveli i ujit ra, kërmilli i varfër mbeti në baltë dhe llucë në breg. Nxehtësia e diellit qe kaq e fortë sa e mbërtheu shpejt në llum dhe s'e linte të lëvizte. Nuk mundi të gjente më ushqim. U palos nga të nxehtit e thatësira. Iu nënshtrua atëherë fatit dhe u përgatit të vdiste. Por papritmas ndjeu një forcë rigjallëruese.  Guaska e tij u hap dhe filloi të zmadhohej. Koka po i rritej gradualisht në tokë. Ndjente gjymtyrët e poshtme të merrnin pamjen e këmbëve. Nga ijët i dolën  krahët, ndjeu në ekstremitetet e tyre t'i formoheshin gishtat. Më në fund një ditë nën ndikimin e diellit, u bë njeri i gjatë dhe fisnik. Mbeti për pak kohë në një gjendje plogështie  dhe hutimi. Mezi mundte të lëvizte dhe mendjen e kishte të mjegullt. E gjithë kjo po ndodhte gradualisht dhe, kur u kujtua, vendosi të kthehej në vendlindjen e tij.
Por ai ishte lakuriq dhe i pafuqishëm. Gjë kjo që i  vinte nga uria. Ndërsa ecte, shihte kafshët e tokës dhe zogjtë, por nuk dinte sesi t'i vriste. Dëshironte të kthehej përsëri në origjinë: në kërmill. Sepse kështu ai, do të dinte  sesi të merrte ushqimin. Gjatë një periudhe jo të vogël kohe, u bë kaq i dobët për shkak të udhëtimit të gjatë dhe të agjërimit, u shtri atje poshtë në bregun me bar, që të vdiste. S'kishte shumë që pushonte, kur dëgjon një zë që po e thërriste në emër: " Was-has-has". Pa lart dhe dalloi Shpirtin e Madh mbi një  kalë të bardhë. Sytë e tij ndrisnin si yje, flokët i shkëlqenin  si dielli. Nuk arrinte të përqëndronte sytë. Dridhej kokekëmbë. Zëri e thirri përsëri me ton të butë: "Was-bas-has!" Pse je kaq i tmerruar!?". Ai u përgjigj:  Dridhem sepse jam përballë Atij që më ngriti nga toka. Jam i pamundur dhe i uritur. Nuk kam ngrënë asgjë që kurse përmbytja më la në breg, atëherë kur  isha një kërmill i vogël». Shpirti i Madh në këtë çast ngriti duart dhe duke treguar harkun dhe shigjetën, i tha që ta dëgjonte me vëmendje. Në një distancë të caktuar, ndodhej një zog, ulur mbi një pemë. Shpirti i Madh vuri një  shigjetë në kordhën e harkut dhe duke  e tërhequr me forcë drejt zogut, e lëshoi shigjetën dhe e vrau zogun e bukur. Në këtë çast u duk një dre. "Këta," tha ai, " janë  ushqimi yt  dhe këto janë armët e tua "duke i zgjatur  harkun e tij dhe shigjetën. Pastaj e mësoi atë sesi ta rripte lëkurën e drerit dhe ta përgatisë për veshje. "Ti je lakuriq, por duhet të vishesh. Tani është ngrohtë, por më pas do të ndryshojë koha dhe do të ketë shira, borë dhe erëra të ftohta." Pasi tha këto, ai i zbululoi  sekretin e zjarrit, dhe i mësoi të piqte mishin. Pastaj i vuri rreth qafës një gjerdan me guaska  dhe i tha: "Ky gjerdan  paraqet autoritetin tënd tek të gjitha kafshët." Pasi bëri këtë, dhe kali dhe kalorësi, u çuan e u zhduk nga sytë.

Was-bas-has  u fresku dhe pastaj vazhdoi rrugën e tij në tokën amtare. Ai u ul në breg të lumit dhe po meditonte  për atë që kishte ndodhur, kur një kastor i madh u ngrit nga kanali dhe i foli: "Kush je ti," tha Kastori "që, na vjen këtu të shqetësosh mbretërinë time të lashtë?" dhe njeriu kërrmill u përgjigj: "Unë jam një njeri. Dikur  isha kërmill, një kërrmill zvarritës. Po ju kush jeni.?". Kastori ju përgjigj: «Unë jam mbreti i kombit të Kastorëve. Unë e çoj popullin tim lart e poshtë këtij lumi. Ne jemi një popull i zënë me punë dhe lumi është mbretëria ime». Ia ktheu Was-bas-has : "Duhet ta ndaj me ty. Shpirti i Madh më ka vënë në krye të kafshëve që ecin në tokë dhe në krye të zogjve, të  peshqve  dhe shpendëve të tjera dhe, më ka dhënë privilegjin të ruaj të drejtat e mia. "Atëherë ai ngriti harkun dhe shigjetën e tij dhe i tregoi atij gjerdanin me guasa kërrmilli rreth qafës. "Eja, eja," tha Kastori  duke ndryshuar tonin; "kam përshtypjen se ne jemi vëllezër, eja me mua në shtëpinë time dhe  rifreskohu pas udhëtimit". Duke thënë kështu ai e udhëhoqi njeriun kërrmill gjatë gjithë rrugës.

Njeriu kërmill u bind me shumë dëshirë dhe nuk kishte asnjë arsye të pendohej për besimin që po i jepte Kastorit. Shpejt  hynë në një fshat të madh dhe të bukur. E çoi mikun tij në dhomën kryesore. Ishte  një dhomë në formën e një koni, e ndërtuar shumë mirë me dysheme të shtruar bukur me tapete me ngjyra, në  katin e mbuluar me Mats. Ende nuk qenë ulur, Kastori  porositi gruan dhe vajzën që të përgatisnin ushqim për mysafirët e tyre. Ndërkohë, kreu i kastorëve  mendoi se do të kishte dashur të përfitonte nga rasti që të bëhej menjëherë  mik i një qeniejeje  kaq të lartë, dhe në të njëjtën kohë, në dukje pa përvojë.  

I bëri të ditur metodën e tyre të prerjes së pemëve me dhëmbë dhe sesi i vinin ato në mes  përrenjve që të ndalin rrjedhën e ujit  dhe i përshkroi metodën që digat t'i plotësonin me gjethe dhe argjil. E udhëzoi  edhe me mënyrën për të ndërtuar shtëpi  dhe, për tema të tjera të përshtatshme dhe interesante.

Pastaj u futën:  gruaja dhe vajza duke sjellë  enë prej plepi të njomë të rrjepur, shelgu, sassafras  dhe lëvore verri, ose zgjedhje më të gjerë  ushqimesh të njohura prej atyre. Was-bas-has lo   e shijoi me mirësi, ndërsa mysafiri i tij e shqeu me kënaqësi.
I pëlqente pamja modeste dhe sjellja e vajzës së Shefit, veshja e saj e pastër dhe e rregullt  dhe  vëmendja ndaj urdhërave të babait të saj. Kjo u përforcua në një vlerësim, pas një vizite tjetër. Vijoi një lidhje e ndërsjelltë. Ky ishte një propozim për martesë i babait të vajzës i cili u gëzua për një bashkëshort  kaq të dobishëm për vajzën e tij. U përgatit një festë e madh në të  cilën u ftuan të gjithë Kastorët dhe kafshët e tjera që ishin në marrëdhënie të mira me ta.

Kështu Njeriu kërmill dhe Vajza Kastore u bashkuan dhe një bashkim i tillë,  shënon  origjinën e Ozaxhve b. Kështu thonë të moshuarit.

Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR SHELGU I GJELBËR QANCikël poetik nga SOKOL DEMAKU (10.20.2014)
'TOMKA DHE SHOKËT E TIJ' NË BEOGRADEsé nga FATBARDH RRUSTEMI (10.20.2014)
NANË, KTHEJU!Poezi nga At Pjeter MËSHKALLA S.J. (10.19.2014)
ZËMËRIMI I YLLITProzë nga QERIM SKËNDERAJ (10.19.2014)
NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II) Skënder Luarasi gjykon ‘’Rilindasit’’ e Sterjo SpassesPërgatiti: PETRO S. LUARASI (10.19.2014)
KRIPA NË UDHËT E TOKËSLexim i veprave të shkrimtarit Shefik ShkodraNga RRUSTEM GECI (10.18.2014)
NDAL FALSIFIKIMIT TË HISTORISË (I)Romanet ''Zgjimi'' e ''Pishtarë'' dhe e vërteta historikeNga SKËNDER LUARASI (10.17.2014)
ATDHEUTPoezi nga GJERGJ FISHTA (10.16.2014)
ÇELSATTregim nga QAZIM D. SHEHU (10.15.2014)
CIKËL POETIK NGA FASLLI HALITI  (10.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]