E Premte, 03.29.2024, 06:18am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
BRITMA UNIVERSALE E ENTELA KASIT
Esse nga NOVRUZ XH SHEHU

E Martë, 10.21.2014, 07:34am (GMT+1)



                Një britmë e llahtartë,  dhimbje në kufijtë e padurimit, ankh e tmerr në lakuriqësinë tronditëse të një realiteti, që vështirë të besohet nga ndonjë banor tjetër i planetit, ku jetojmë, është romani "Të Korrat e Krishtlindjeve" të Entela Kasit.

                Dje në Bibliotekën Kombëtare, takova prof Bardhosh Gacen i cili kish ardhur për një arsye të pazakontë:Kërkonte dy viza në ambasadën Italiane, për të shpurë dy mbesat në një fondacion në Gadishullin tjetër!!!!...Pse?!, lind pyetja në natyrshmërinë e dialogut dhe përgjigja është:Në datën dy shkurt të vitit 2014, babai i tyre ja preu kokën nënës 9bashkëshortes) me thikë  në orën 2 00 të natës, e ngriti pastaj nga flokët dhe e vendosi mbi tavolinë, e shikoi nëse kish vdekur patjetër, i futi një grusht hundëve, mbylli derën me celës dhe iku...!!! (I dënuar për disa vite burg, po luan në qeli domino për cdo natë,... sipas të dhënave).

                  Film horror?...Produkt i një mëndjeje të sëmurë?...Jo...është realiteti ynë...i vendit dhe komunitetit ku ecim e marrim frymë, ku lindëm e lindim, ku na rritën e rrisim...
               
Po çfarë ka të përbashkët Britma e vajzave para kokës së prerë të nënës dhe Britma e Entela Kasës?

                Natyrisht pa e lexuar, vështirë se mund të kuptohet e përbashkëta dhe e vecanta.Por në Shqipëri ashu si harrohet tragjikja, e neveritshmja, e llahtarta, ashtu kalohet thuajse pandjerë e madhërishmja, e mrekullueshmja, ajo që mbart si dhe nobelisti francez i këtij viti, Modiano,- Kujtesë artistike  të njeriut ndaj historisë.. Kur kujtesa cekuilibrohet, kombi  e gjithë kombet padyshim që marrin rrukullimën.
               
Të Korrat e Krishtlindjeve shihen atje larg, në fundin e veprës, atje në mbytjen e dhimbjes, trishtimit, në dëshirën për të shkruar e harruar, për të nxituar, për të mjekuar më magjinë e dashurisë viktimën e një monstruziteti fatal, në një sistem fatal, në një kohë fatale, me njerëz pantera e pantera që s'mund të arrijnë tek krimet e Njeriut, në një tokë të vogël, me hartën në formën e një vaporri të ankoruar në gadishullin grindavec, prodhues i tragjedive dhe Dashurive të mëdha.

                 Klea, Kasandra, Edipi, është trinia mbi të cilën ngrihet subjekti i romanit, ose më sakt është trinia që ngrihet për të marrë pjesë në dramën dhe tragjedinë e një monumeti që sic thotë autorja ka për piedestal një mur më të madh se sa ai Kinez, e më të fortë se sa ai i Berlinit...

                 Pa këtë trini, s'do të merrnim vesh kurrë se cfar jetë njerzish kish marrë ankthi për ngritjen e këtij monumenti, në një shoqëri të sëmurë nga Kolera e Komunizmit, ku mjekët komunistë mundohen ta kurojnë, por s'mund ta harrijnë fatkeqësisht..Dhe të vdekurit vazhdojnë...Dhe Kasandra parashikon apo thërret kujtesën e flet për atë që ka ndodhur, Klea gëlltet lumenjë dhimbjeje të vdekjes së të dashurit të saj në emigrimin biblik,...Edipi (Ezopi) mundohet e stërmundohet të paraqes filozofinë e tij duke carë në këtë oqean ndjesishë, dramash, tragjedishë, me tmerrin e lindjes së tij nga dy prindër monstra të gatuar mjeshtërisht në magjen e Njeriut të Ri të asaj që quhet diktaturë...

                 Cfarë është ky monument, që sa nis të ngrihet vendosen në themelet e tij njerëz, që duan Lirirnë të përjetëshme,  të afërm të atij, që do të ngjitet në piedestal apo fëmijë të atij që do të ngrihet mbasi ende nuk i janë gjetur eshtrat mbas pushkatimit diku, dikur, por jo në mijëvjecarët e shoqërisë primitive, jo në mesjetën e fanatizmit, që prodhoi tragjedi, por pikërisht në ditët që jetojmë?!...(.Se jo më kot qëllohet përfaqësuesi i popullit në parlament, jo më kot  vritet gjersa gjashtë plumba nuk mund ta permbysnin dhe tani fshihet realiteti nga kujtesa se nuk e vrau një deputet tjetër injorant apo kriminel i lindur, por psikologjia e antinjeriut, psikologjia e krimit e ngjizur, e pllenuar, e lulëruar në njëgjysëm shekulli e vazhdon të lulërojë me aq bujë..A shtu si monumenti i Të Korrave..., monumeti Azem Hajdarit qëndroi në haur, dhe tani që e nxorrën vendosën ti shpinin lule dhe vrasësit duke qarë tërë britma!!!)

                 " Monumentin duket sikur e kanë harruar, ndoshta e keni parë murin prej betoni në shesh, deshën t'i vinin dhe eksploziv...Ka mbetur atje si gur varri..."(f.98)
                  
           Dhe Klea vëzhgon, dashurohet  edhe nga ata që se meritojnë dashurinë e saj.Por Ajo të tërëve ju jep Dashurinë si të vetmen kurë shëruese, duke ndjerë domosdoshmërinë e shpëtimit të këtij komuniteti të sëmurë për vdekje..."

.               .."ajo që mbetet njëkohësisht me frymën e ikur është Dashuria... ajo dashuri që asnjëherë nuk ngopen jetët tona të mundimëshme, ku dhimbja është mbretëresha e përsosjes së qënies..."(f,52)

                  ... "Thuhet se historitë përsëriten si vet historia e njerëzimit, ndoshta në vënde të ndryshme..."f.19.(A nuk janë të gjitha simotart e tragjedive të përbotëshme në të gjitha shtresat kohore, pikërishtësot në vendin tonë të shtrenjtë?)

                      "Sikur njerizit të shkonin më shpesh në vorreza, nuk do të kishte kaq krime"(f.28)...(Thirrja e shkrimtares vështirë se dëgjohet në shurdhënajën e krimit.)

                    "Liria qëndron mes dy rrugëve si një zgjdhje e vetme e në varësi të zgjedhjes ajo bëhet e përjetëshme"(f,64)..Një mesazh filozofik që përshkon palcën e romanit, një përkufizim brilant i saj, si të kemi të bëjmë me një zonjë njëmijëvjecare e jo me një vajzë të re që merr përsipër të sjell me tër fuqinë e mundëshme të fjalës artistike Kujtesën, për atë që shkoi e që ende përsëriten në mënyra moderrne, në vrasje më telekomandë që nga mijëra kilometra larg, ndoshta dhe nga hëna...Por ama i vdekuri është i vdekur...Po a kanë arritur bashkombasit përzgjedhjen e duhur të Rrugës së Lirisë?..Vështirë të thuhet Po dhe s"˜dihet se kur do të thuhet ndonjëherë!


           "Vdekja vetë është sosje materjale e lëndës, ngrirje e saj, e kështu jeta i largohet formës së njeriut, por shpirti i ikur diku, jeton rrugëtimin e tij të pasosur"(f.77)..(Shpirti i hedhur në shkronjë nuk mund të largohet në qiej me komunitetin e të vdekurve.Kujtesa në shkronjë tmerron kriminelët, politkanët, fshehësit e historisë...Ndaj autorja deklamon përjetësinë e shpirtit nëpërmjet Kujtesës që ta jep vetëm shkronja.

           Është një tragjedi filozofike dhe Filozofi tragjike, romani i Entela Kasit...I vështirë për t"˜u lexuar nga dramaciteti, ankthi gjer në tmerr që mbart në cdo faqe, por i domosdoshëm për një shoqëri që kërkon të shërohet mbas një sëmundjeje të gjatë, në një vënd të shndërruar në eksperimet pavllovian, ku njerzit në metamorfozë ushqyen me tërë forcat  e ndërgjegjësuara  instiktet e  një specieje tjetër...

             Kujtesa artistike është i vetmi shpëtim për komunitetin njerëzor,  është anamneza para nisjes së kurimit të një sëmundjeje fatale...Ndaj dhe fitoi cmimin Nobel hebreu i Francës, por Entela Kasi kish shkruar një vit më parë Të Korrat e Krishtlindjeve.

               A do të lindë një ditë Krishti për shqiptarët?..

                                     Tiranë, Tetor 2014

NOVRUZ XH. SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FISI QË E PATI ORIGJINËN NGA NJË  KËRMILLLegjendë indiane, përktheu: FASLLI HALITI (10.21.2014)
KUR SHELGU I GJELBËR QANCikël poetik nga SOKOL DEMAKU (10.20.2014)
'TOMKA DHE SHOKËT E TIJ' NË BEOGRADEsé nga FATBARDH RRUSTEMI (10.20.2014)
NANË, KTHEJU!Poezi nga At Pjeter MËSHKALLA S.J. (10.19.2014)
ZËMËRIMI I YLLITProzë nga QERIM SKËNDERAJ (10.19.2014)
NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II) Skënder Luarasi gjykon ‘’Rilindasit’’ e Sterjo SpassesPërgatiti: PETRO S. LUARASI (10.19.2014)
KRIPA NË UDHËT E TOKËSLexim i veprave të shkrimtarit Shefik ShkodraNga RRUSTEM GECI (10.18.2014)
NDAL FALSIFIKIMIT TË HISTORISË (I)Romanet ''Zgjimi'' e ''Pishtarë'' dhe e vërteta historikeNga SKËNDER LUARASI (10.17.2014)
ATDHEUTPoezi nga GJERGJ FISHTA (10.16.2014)
ÇELSATTregim nga QAZIM D. SHEHU (10.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]