VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ndal falsifikimit të historisë (Pjesa III)SHKRIMTARI STERJO SPASSE - LAVDI E KOMBIT TË VETNga PETRO LUARASI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 07:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
Ndal falsifikimit të historisë (Pjesa III)
SHKRIMTARI STERJO SPASSE - LAVDI E KOMBIT TË VET
Nga PETRO LUARASI

E Mërkurë, 10.22.2014, 08:47am (GMT+1)


 PETRO SKËNDER LUARASI

Vlerësimi shqiptar ndaj Sterjo Spasses


Shkrimtari i shquar Sterjo Spasse (1914-1989) u lind në Gollomboç të Komunës së Liqenasit në gjirin e një familje fshatare me kombësi maqedonase. Ndër shqiptarë ai çmohet për krijimtarinë në letërsinë shqipe gjatë një periudhe mbi 50-vjeçare, por edhe si studjues, publicist e mësues. Për kontributin e shquar ndaj popullit shqiptar është nderuar me më të lartat çmime letrare ("˜'çmimi i Republikës'') dhe shtetërore (Urdhri i Flamurit, kl.I), me poste (Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, etj.) Ndihej e konsiderohej ndër më të privilegjuarit shkrimtarë shqiptarë, me botime të veprave në seri, në shumë gjuhë të huaja dhe si pjesëmarres në shumë aktivitete ndërkombëtare.
Në rrethin familjar Sterjo Spasse adhurohet si bashkëshort e prind shembullor, edukator i mrekullueshëm, ndër miq e shokë dhe kolegë si mikpritës babaxhan gojëmbël e bujar, për bashkëfshatarët qe vakëf shprese e ndihme. Tek ai bashkëkombasit në përgjithësi shihnin përfaqësuesin e tyre intelektual, urën lidhëse ndërkulturore mes shqiptarëve me pakicën maqedonase, sepse gëzonte përkrahje e privilegje të madha në fushën politike, kulturore, arsimore e propagandistike, kudo në trevat shqiptare e më gjerë. Ai paraqitej si shembulli më vezullues i trajtimit të intelektualit me kombësi jo shqiptare në Republikën Popullore (e më pas Socialiste) të Shqipërisë, nën përkujdesin e drejtpërdrejtë të udhëheqësit "˜'largpamës e të lavdishëm''.

Për jetën dhe veprën e Sterjo Spasses numërohen me qindra artikuj, recensa, studime akademike, janë shkruar dhjetra teza masteri e doktoratura, të shpalosura në disa konferenca, të cilat duket se përmbledhurazi mund të jipnin një përgjigje të saktë shkencore shterruese mbi jetën dhe veprën e shkrimtarit të shquar.

Atdhetaria e Sterjo Spasses

Mbas viteve 90' shumica e shkrimeve mbi jetën e veprën e Sterjo Spasses duket se i referohen apo perifrazojnë substancën e librit "˜'Im atë Sterjo'' të Ilinden Spasses duke e anashkaluar historikun e rrënjëve e trungut familjar, botëkuptimin, vizionin e pikëpamjet mbi përkatësinë etnike dhe detyrimin si shtetas shqiptarë.

Pothuajse askush nga studjuesit shqiptarë nuk i është qasur kësaj tematike, as nuk kanë marrë mundimin të citojnë apo zbërthejnë vetë Sterjo Spassen, të birin Ilinden, apo studjues të sojit të tij, për këto cështje ku të tjerë shkrimtarë kalonin në vrimën e gjilpërës të shtetit shqiptar.

Në librin "˜'Im atë Sterjo'', të birit Ilinden (emërtim edhe i kryengritjes së famshme maqedonase) shkruhet:

"˜'Ishte vjeshta e vitit 1924... Joshja (vëllai i madh i Sterjo Spasses, shën. i P.L. ) vuri dorën në strehën e kapeles. Mizëria e njerëzve po afrohej. Përpara ishin disa kalorës, prapa këmbësorë me pushkë të gjata lidhur me spango, ngjalmë a ushkure, të leckosur...Pararoja e ushtrisë, dy djem faqekuqë, ndalën kuajt para tyre: - Punë e mbarë, o peshkatarë! - Foli njëri. "Jemi ushtri shqiptare. Tani këto fshatra do të kalojnë nën Shqipëri". "Kohëra të vështira po vijnë...'' etj, etj., të tilla shprehje hasen në librin me kujtime të S.Spasses të botuara nga i biri Ilinden.

"˜'Pse?-ja'' e Sterjo Spasses

Ndihmë në njohjen e pikëpamjeve botëkuptimore e nacionale të tij na e jep studjuesja Valentina Vangjelovska, e cila veç vendlindjes e ditëlindjes së përbashkët e ka burim frymëzimi, pasi i ka shumë të afërta edhe idetë me Sterjo Spassen. Ajo thekson se "˜'kam lindur dhe jetoj "brenda kornizave" të përshkrimeve që ka bërë Sterjo Spasse. "˜'Sterjo Spasse për mua do të mbetet shkrimtari i shpirtit tim.''

Në një diskutim akademik të saj i bën me dije auditorit shqiptar e më gjerë se "˜'Të lexuarit është një proces që tek lexues të ndryshëm është i ndryshëm'' që më troç do të thotë se zbërthehet e interpretohet ndryshe në disa aspekte, si p.sh në shtete, kombe, gjuhë, ideologji, etj.

Studjuesja duke analizuar dhe zbërthyer pikëpamjet e bashkëkombasit të saj shkrimtar, të personifikuar si Gjon Zaveri, protagonisti kryesor i kryeveprës së tij letrare "Pse", thekson se "˜'qetësinë shpirtërore e kërkoi në çdo vend, por atë e gjeti "˜'të fshehur në qoshen" e këtij libri.

Gjon Zaveri e vrau veten në luftë me pse-të, kërkonte pse-të e vuajtjeve të bashkëfshatarëve të tij për bukën e gojës, luftonte me padrejtësitë e kësaj bote, luftonte me pse-të që edhe sot e kësaj dite nuk mund të zbulohen...

Dhe shkaku kryesor i vetëvrasjes të filozofit të lindur në zonën e Prespës, sipas studjueses, "˜'ishte tradita!''

"˜'Por për të ishte e pakuptimtë që këto tradita që e kishin brumosur dhe pajisur me virtyte dhe shumë vlera, u bënë për pak kohë dhimbje padrejtësish të shpirtit të tij të lirë. Këtu shpesh qëndron paradoksi, sepse tradita nuk pranon veçanti. Tradita dhe mentaliteti i asaj kohe nuk ishin në gjendje të dallonin veçantitë e të riut Gjon, që u rrit dhe u edukua në gjirin e tyre, nuk dallonin dot as se në gjirin e tyre ato kishin njeriun e madh që nesër pasnesër do të bëhej kaq i njohur...Sterjoja, jo si personazh, por si autor, si shkrimtar, u pajtua me realitetin, duke vazhduar të shkruajë vepra të tjera, që i kanë siguruar vend të veçantë jo vetëm në letërsinë shqipe, po edhe më gjerë''.

Studjuesja thekson: "˜'Më erdhi në mendje një thënie e revolucionarit maqedonas për liri i shekullit XIX Goce Dellcev që theksonte : "˜'Unë botën e shikoj si arrenë ku popujt konkurojnë me kulturat e tyre". Pikërisht Sterjo Spasse konkuronte me dijet dhe me kulturën e tij të mbartur, të brymosur nga kultura e popullit të vet dhe të perfeksionuar prej kulturës shqiptare, sepse këto janë karakteristikat e popujve ballkanas që sado dallimeve të tyre ata përfaqësojnë nuance të përbashkëta.'' (Kumtesë e mbajtur në simpoziumin e organizuar nga Universiteti "Fan Noli" i Korçës, më 30 maj 2014, me rastin e 100 vjetorit të lindjes të shkrimtarit Sterjo Spasse. Teksti i plotë gjendet tek "˜'Gazeta Makedonium'', Valentina Vangjelovska ,"˜'Sterjo Spasses nuk i duhet lavdia, por Sterjo Spasses i duhet lavdisë"˜' (http://makedonium.net/?p=1605&lang=sq)
dhe me shkurtime esenciale tek media Shqiptarja.com nën titullin: "Si e njoha Sterjo Spassen" (Shqiptarja.com , 13 Korrik 2014 apo http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/si-e-njoha-sterjo-spassen-226391.html#sthash.pCMOs22o.dpuf)
Përse u "qeth" kumtesa tek Shqiptarja.com! përbën interes për studjuesit e lexuesit e gjerë shqiptarë.

Pretendime për nderimin e shkrimtarit

Në përkujtim të 100-vjetorit të lindjes së Sterjo Spasses, në media u shfaqën shumë pretendime e akuza ndaj institucioneve e qeverisë shqiptare. Më çuditi veçanërisht zelli i një studjuesi, i cili deklaroi se " Sterjo Spasses i jemi të gjithë borxhlinj, mbi të gjitha qeveria''...ndërsa shteti kish detyrim që S.Spasses t'i jepte Nderin e Kombit.
Studjuesi mund të kishte të drejtë në aspektin letrar , por gabonte rëndë kur diktonte kriteret e dhënies së urdhërit "˜'Nderi I Kombit''. Janë të shumtë ata që kanë dhënë kontribute më madhore dhe nuk e kanë marrë.

Përkundër talentit si shkrimtar, në veprën e Sterjo Spasses hasen gabime parimore, metoda e realizmit socialist dhe trajtime tematike të gabuara. Mbi të gjitha ka deformuar thelbin, historikun dhe personazhet e rilindjes kombëtare shqiptare, në përshtatje me kallëpin e historiografisë maqedonase. Për romanet e ciklit "˜'Rilindasit'' ka patur diskutime të gjera dhe protesta. Qëndrim kritik kanë mbajtur Skënder Luarasi, Dritëro Agolli, Gazmend Shpuza, etj..

Historiani Gazmend Shpuza ka shkruar:

"˜'Autori është nisur nga ndjenja e mirë për të lartësuar të kaluarën historike, figurat e shquara si edhe lëvizjen patriotike të kohës e kjo duket edhe në fjalët që ai u ka vënë në gojë, sidomos nga fillimi i romanit, ("˜'Pishtarë'') personazheve që përfaqësojnë lëvizjen revolucionare maqedonase. Porse zgjidhja që u ka dhënë apo ka dashur tu japë autori këtyre problemeve në mjaft raste na duket, për mendimin tonë, jo e plotë, e njëanshme apo kontradiktore. Meqë kemi të bëjmë me probleme kyçe të kohës, mendojmse ia vlen që ato të diskutohen."Romani i botuar "˜'Pishtarë'' mund dhe duhet, sipas nesh, t'i nënshtrohet një ripunimi sa të mundshëm aq edhe të nevojshëm.''( Gazmend Shpuza, Në vazhdën e gjurmimeve, Mendime rreth pasqyrimit të realitetit historik të kohës në romanin Pishtarë, Tiranë, Toena, 1997, f.324 340) Kur u botua seria e veprave, ndonëse Sterjo Spasse i ripunoi dhe redaksia ia hoqi mjaft nga gabimet, thelbi i gabimeve mbeti.

Ndërsa Skënder Luarasi shprehej rreptë: "˜'po kritikoj veprat e Sterjo Spasses ("˜'Zgjimi'' e "˜'Pishtarë'') që populli shqiptar të mos ma japë atë plumb në lule të ballit...E shkrova këtë kritikë për ata që romanet Zgjimi e Pishtarë nuk patën nge t'i lexojnë, për ata që nuk patën më durim për t'i përfunduar, për recenzentët e pandjenjë dhe redaktorët e padenjë që ia reklamuan popullit shqiptar si vepër shembullore për t'u lexuar e studjuar!
Mjafton të përmendim vetëm,''vajtimin'' e lebërve nizamë që '' zemëruan,'' gjindjen dhe ''ndyen'' pazarin e Korçës, me të cilin e nis ciklin e rilindjes shqiptare Sterjo Spasse, (romani "˜'Zgjimi'', 1974, f.7)

Festë e kuqe na zi site...

Aludim më të keq për kulturën korçare e trimat e Labërisë kreshnike nuk kam hasur kund në letërsinë shqipe.

Më tingëllon keq deklarimi i shkrimtarit N.L. se jeta e Sterjo Spasses u udhëhoq nga misioni që t'i shërbente letërsisë dhe kulturës shqiptare: "Mos duhet që edhe Vlora, të ndjekë shembullin e Korçës dhe për këtë ''xhevahir folklorik nizamësh'' ta shpallë' Qytetar Nderi ! Mendoj të vlerësohen parimet përkundër lajkave me lëvdata për ofiqe e dekorata.

Shqiptarët, të cilët nuk ia kanë kursyer Spasses çmimet më të larta letrare, mund t'i japin edhe të tjera, por sa për "˜'borxhin e Nderit Kombëtar'' atë ia ka BORXH kombi e shteti maqedonas, ata që ia ngritën bustin në fshatin e lindjes, ata duhet t'ia sponsorizojne edhe lavdinë.

(Mos)mirënjohje


Në librin "˜'Im atë Sterjo'', përkundër shumë kolegëve të ngushtë , me kontribute e privilegje të mëdha, i kushtohet vëmendja më e madhe, në shumë faqe e shumëllojshmëri epitetesh, "˜'ndjellakëqinjve'' Skënder Luarasi, Dritëro Agolli e disa anëtarëve të Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, të cilët i kritikuan romanet "˜'Zgjimi'' e "˜'Pishtarë''. Shkruhet se S.Spassja i trembur kërkoi mbrojtjen "˜'lart''. I biri Ilinden që e redaktoi dhe e botoi librin në vitin 1995, mbas përmbysjes demokratike, nuk kishte arsye as të përmendte kontributin e udhëheqësit në mbrojtjen e babait të tij, as letrat lavdëruese e dekoratat. Por ja që gjindja e pa me sytë e ballit kur e dërguan Sterjo Spassen për në banesën e fundit. Në shenjë mirënjohje të përjetëshme, familja e shoqëroi me letrat e Udhëheqësit mbi kokë, indulgjenca për në jetën e përtejme.
Pra Udhëheqësi mbahet mend, krahas bëmave të tjera kombëtare, edhe për lartësimin e dy "˜'diejve vezullues'': Haxhi Qamilit e Sterjo Spasses.

Vepra "˜'Im atë Sterjo'' dhe perëndimi i diellit


Rreth 20 vjet më parë (në artikullin Skënder Luarasi përballë Sterjo Spases : Birit Ilinden, për të atin Sterjo Spasse... , Petro S. Luarasi , Republika, 31 mars, 1996) i shkrova miqësisht autorin të mos trazonte varret e të vdekurve. ''Për vete nuk do të kisha patur ndërmend të "˜'gërmoja'' në kujtime e arkiva familjare (që mund të jenë më të pasura e të begata se të Spasses) por nuk mund të hesht kur "˜'thumbohet'' Skënder Luarasi. Lëvdatat e tepërta, krahas shpifjeve monstruoze, bëhen shpesh shkak që të vihen disa piketa në truallin e historisë. E më pas dalin pyetjet "˜'qysh'' e "˜'tek''që nuk i jep dot përgjigje as biri i babait Sterjo''.

E këshilloja që atë veprën ta hiqte nga qarkullimi se i bënte dëm emrit dhe nderit të babait, vetes e familjes...

Autori nuk më dëgjoi, madje e keqpërdori veprën me tellallë të papërgjegjshëm dhe në vend të mbillte lavdi, korri .... ja, këto shkrime përkujtimore.

"˜'Perëndimin e diellit të Haxhi Qamilit'' e kanë përshkruar shumë studjues, ndërsa të Sterjo Spasses, vetë autori i libri "˜'Im atë Sterjo'': "Dielli i lindur diku, në malet e Gllomboçit, tani perëndoi matanë kodrave të Ndroqit..."

PETRO LUARASI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BRITMA UNIVERSALE E ENTELA KASITEsse nga NOVRUZ XH SHEHU (10.21.2014)
FISI QË E PATI ORIGJINËN NGA NJË  KËRMILLLegjendë indiane, përktheu: FASLLI HALITI (10.21.2014)
KUR SHELGU I GJELBËR QANCikël poetik nga SOKOL DEMAKU (10.20.2014)
'TOMKA DHE SHOKËT E TIJ' NË BEOGRADEsé nga FATBARDH RRUSTEMI (10.20.2014)
NANË, KTHEJU!Poezi nga At Pjeter MËSHKALLA S.J. (10.19.2014)
ZËMËRIMI I YLLITProzë nga QERIM SKËNDERAJ (10.19.2014)
NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II) Skënder Luarasi gjykon ‘’Rilindasit’’ e Sterjo SpassesPërgatiti: PETRO S. LUARASI (10.19.2014)
KRIPA NË UDHËT E TOKËSLexim i veprave të shkrimtarit Shefik ShkodraNga RRUSTEM GECI (10.18.2014)
NDAL FALSIFIKIMIT TË HISTORISË (I)Romanet ''Zgjimi'' e ''Pishtarë'' dhe e vërteta historikeNga SKËNDER LUARASI (10.17.2014)
ATDHEUTPoezi nga GJERGJ FISHTA (10.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]