E Premte, 03.29.2024, 10:54am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NË BUKË LAJTHISH KUJTIMIN PJEK
Cikël poetik nga QAZIM D.SHEHU

E Enjte, 10.23.2014, 08:22am (GMT+1)


+++

Ti ende s`e di ,as mund ta dish,
Çfarë heshturazi brenda teje vibron,
Kur çapitesh në një shteg lajthishë,
Poshtë bregut kur përroi mërmëron.
Si hidhet drejt teje cope- copë,
Dielli, prerë nga krahët e pemëve,
Dhe hijet lëshohen flokë, flokë,
Me një një shushuritje të dehur.
Sa bën të kapërcesh atë shteg,
Të dalësh në përvojën pa pemë,
Vë re se dielli më s`të ndjek,
Në bukë lajthishë ngjyrë verdhëremë,
Zemrën tënde aty pjek...


SYTË E TU

Sytë e tu,
Një diferencë ngjyrash të pakapshme,
Linjë horizontesh pa ankthe,
Çfarë shkau mes tyre dhe lanë
Gjurmë të delirit marrok,
Ndaj ato ende s`e kanë
Dritën e duhur,
Të plotë...

O VENDE TË MIA..

O vende të mia, brigje,
Dallgë të ngrira, që kur toka,
Në pezm, kështu s`desh të ishte,
Pa ato lugina e kodra.
Ndoshta më e bukur të qe,
Ajo dëshëroi e s`mundi,
Pa malet me kokën në re,
Pa greminat që hijen shkundin.
Dhe pa ato ara të pakta
pa djerrinat dhe gurët,pa,
që të mbetej kështu e varfër,
gjithnjë në grindje njeriu aty ra.
Tani ky mendim gjithnjë sillet
Duke menduar një tjetër vend
Ndaj gjithnjë ,njëri -tjetrit
Ne i lavdërohemi , shesim mend:
Në fshatin tënd as pula s`ha gurë,
Të thërmohet guri s`mundet,
Aty shejtani lëkurën e murrmë,
E rruan thatë e nga gajasja shkundet.
Ç`të marrë që jemi-tokën zoti,
Një herë e krijoi me dëshirë,
Dhe  ne na zgjodhi   që moti,
Ta duam duke psherëtirë...

LOJË E DITËS

E luaj ditën si violinë,
Me tela të fshehura,
Imazhin ia mbart mbi shpinë
Drejt vendeve të dehura.
Sa shkoj e prek, nje rreze të saj,
Ajo zhduket, ikën,
Pas një peme të turbullt sytë mbaj,
Si yje që ndizen, fiken.
Humbas pastaj në një fugë,
Me emër Shubert, Moxart, Bah,
Dhe një premtim e marrë  në rrugë,
E vë si flatër kur s`kam krahë .
Kështu në mbrëmje kur mbaron,
Dita thithur në filtër marrok,
Shirit i saj më mbulon,
Me pamje të dhimbshme flokë- flokë..

LOJË E MUNGESËS
Exkomunikim

Nuk është faji yt, ti je gatuar,
Në vrazhdësi hapësirash të ngushta,
Si erë e hidhur të fluturojë,
Në tym vrasës që lë lufta.
Ti rrudhën kohrat hapësirat,
Bisturi e fatit kur u ndërsy,
Jetove ti me egërsirat,
Ato fshehtas jetuan me ty.
Tani fajin seç e mbart,
Dështim fjale që nuk merr,
Gur i rrokullisur në shpat,
Arsye e çjerrë më nuk tjerr.

TË MERRJA...

Të merrja atë grumbull reshë,
Në zjarr të diellit krejt t`i digjja,
Argjendin e tyre krejt pa peshë,
Në zemrërim të vet ai ta shkrinte.
Dhe që nga lart pastaj ta hidhte,
Në një fjalë që kush s`e mbajti  mend,
Gjithnjë në argjend ajo do ndrinte,
Dhe bindshëm do zinte vend...

NËSE...

Nëse ika prej teje si nga djalli,
I pafuqishëm mbeta veten të bind,
Kur pas ca kohe më përvëloi malli,
Djalli më pushtonte si xhind.
E di, po të afrohem dhe pak,
Demon i dashurisë do teshtijë,
Ai do bindet se pa djall,
Dashuria s`mund të rikthehet që të vijë...

QAZIM D. SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZHVIRGJËRIMITregim nga QERIM SKËNDERAJ (10.23.2014)
SA BUKUR ËSHTË KUR KE TË DASHUR!!!Tregim nga PËRPARIM HYSI (10.22.2014)
NJË AKUAREL I HELIDON HALITIT NGA VALBONA DHE DY POEZI TE FASLLI HALITIT (10.22.2014)
Ndal falsifikimit të historisë (Pjesa III)SHKRIMTARI STERJO SPASSE - LAVDI E KOMBIT TË VETNga PETRO LUARASI (10.22.2014)
BRITMA UNIVERSALE E ENTELA KASITEsse nga NOVRUZ XH SHEHU (10.21.2014)
FISI QË E PATI ORIGJINËN NGA NJË  KËRMILLLegjendë indiane, përktheu: FASLLI HALITI (10.21.2014)
KUR SHELGU I GJELBËR QANCikël poetik nga SOKOL DEMAKU (10.20.2014)
'TOMKA DHE SHOKËT E TIJ' NË BEOGRADEsé nga FATBARDH RRUSTEMI (10.20.2014)
NANË, KTHEJU!Poezi nga At Pjeter MËSHKALLA S.J. (10.19.2014)
ZËMËRIMI I YLLITProzë nga QERIM SKËNDERAJ (10.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]