VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PIKTORI DHE POETI PAUL KLEE
Përgatiti dhe përktheu: FASLLI HALITI

E Premte, 10.24.2014, 07:35am (GMT1)

PAUL  KLEE
                   1879 - 1940
 

Ernst Paul Klee (shqiptohet [Paul Kle], Paul Clee) (Münchenbuchsee, 18 dhjetor 1879 - Muralto, 29 qershor 1940) ishte një piktor gjerman i lindur ne Zvicër, ngai ati gjerman dhe me nënë Zvicerane, të dy muzikantë.

Figurë e shquar e shekullit të njëzetë. Në periudhën e formimit të tij Paul Klee u muar me muzikë, poezi, pikturë, duke zgjedhur më në fund duke zgjedhur formën e fundit të shprehjes si i privilegjuar dhe kështu fillon një nga përvoja më të larta dhe më të frytshme artistike të shekullit të njëzetë. Ai mbeti, megjithatë, me të ardhurat nga aktivitetet e tij si instrumentist pranë Orkestrës së Bernës.

Eksponent  i artit abstrakt, e konsideronte artin si një diskurs për realitetin dhe jo si një prodhim të thjeshtë. Pra në veprat e tij realiteti, është kaq i rrallë, prodhim esencial, nganjëherë bëhet në linja të thjeshta apo aplikim uniformë me ngjyrë. Kërkimi i tij i palodhshëm  manifestohet gjithashtu edhe përmes zgjedhjes së medias, duke filluar nga pëlhura tradicionale, në letrën e gazetës, në jutë, kanavacë, në kartomçinë të çdo lloj cilësie dhe spesori, trashësie.



 
   
1915

Nga nëntoka
Lind ylli im
Ku banon në dimër dhelpra ime?
Ku fle gjarpri im?



 

NJË NGJASHMËRI
 
Dielli ngroh avujt;
Avujt ngrihen  
Dhe luftojnë kundër tij.
(1899)

 



PËR DHIMBJET
 
Për dhimbjet e të shumtëve dhe të miat
Unë të gjykoj,
Për atë që ti s'ke bërë.
Të gjykoj
Djalin tënd më të mirë,
Shpirtin tënd të patrembur,
I ngjashëm me ty,
Dhe aq i ndryshëm njëherësh nga ti.
 





ANEKDOTA TË VËRTETA

Një  
Kur dhimbja më e madhe
Rrit  dhëmbë prej bishe.

Duhet të jetë një lloj anijembytjeje,
Kur nga të moshuarit
Zemërohen ende, për diçka.
(1905)

 

 EPIGONI

Brenda meje rrjedh gjaku i një kohe më të mirë.
Sombnambul i së tashmes
Varem nga një atdhe i moçëm,
Nga varri i atdheut tim.
Toka gëlltit çdo gjë
Dielli i jugut s'i zbut dhimbjet mia.
(1902)

Përktheu: Faslli Haliti


FASLLI HALITI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.