VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NUK ISHTE VEÇ NJË AGO YMERProzë nga ALI M LAJÇI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 10:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
NUK ISHTE VEÇ NJË AGO YMER
Prozë nga ALI M LAJÇI

E Shtunë, 10.25.2014, 08:41am (GMT+1)



Lotët e plakut mundim i dhanë profesorit. Ai u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë herë në të majtë, herë në të djathtë, herë si i shtangur shikonte kah horizonti mbi Bjeshkët e Nemuna, pastaj u kthye me fytyrë kah plaku duke u vënë veshin kujdesshëm fjalëve të tij  që pas një ndërprerje nuk kishte harrur se ku e kishte lënë rrëfimin e tij, që, për të rrjedhur më lehtë, i ndihmonte profesori!...

   -Është më se e vërtetë. Njeriun e tërheq shtëpia, sado që punët të mos i këtë në rregull sado që atë ta ketë të ftohtë. Unë atë, atje, e kisha të ngrohtë. Isha djalë  hasreti, me kishin për qejf jo vetëm familja  por edhe  lagja  Isyavlaj  ku isha rritur dhe bërë djalë për t'u rekrutuar në ushtri. Profesori e vëzhgonte kujdesshëm  dhe e priste ku mundej  për të ia zen fillin me lehtë e ta lëshonte në detin rrënimtar nëpër të cilin plaku dhe profesori ishin duke u përpëlitur sikur të notonin lehtë e pa u lodhur fare duke mos pasur frikë nga valët as thellësia  e tij, sepse siç thoshte vet plaku, me valët e jetës veç ishte sprovuar dhe kalitur. Ato janë edhe më të egra se valët e detit.
 
I erdhi koha  zënies së fillit rrëfimtar. Profesor e gjeti vegëzën  për ta vazhduar thurjen e shkrirjes në letër të fjalëve të plakut.

  - Xha Shaban, në atë rrugëtim natën, si edhe me ke treguar,  rruga e panjohur dhe e padukshme asaj nate pa hënë të kishte futur  nëpër mjedisin e një zhdredhin dhe duke rrëshqitur e rënë torolingë, veç kur e ke parë veten rrëzë atij  përroi, duke i prekur këmbë e duar që te kishin ndier dhembje të thellë nga gërvishtjet, por të kishin  shpëtuar pa u thyer dhe kishe marrë forcë të re. Nga se puna jote nuk kishte përfunduar me aq duke mbetur  aty, si jo i fundit , as i pari për t'u bërë ushqim për korbat e zi!  
    - A kishe shok me veti, e pyeti profesori plakun.

    - Jo!
    - Kishe fare frike?
    - Jo, të kam thënë edhe një herë, thosha me veti ku rasha mos u vrafsha, me keq nuk bëhet se ka pasur mundësi të bëhet!
    - A kishe njohuri kah isha duke shkuar?
     - Me mendjen time, kah shtëpia ime!
    - A të ndodhi atë natë,gjatë ati udhëtimi ndonjë e papritur?
    - Jo, çdo gjëje që të ndodhte nuk do të ishte ndonjë befasi, se i laguri për shi nuk ka dert fare.                                           

 - Çfarë kishe në mendje gjatë rrugës?
 - Lutesha Zotit që të dija ku gjendem, sa ishte pa u zbardhur dita, nga se, dita me  dukej, mund të me sjellke rrezikun; nuk doja të diktohem as të di kush i gjallë që unë po kthehesha  në shtëpinë time. E harroja lodhjen dhe frikën e të ecurit nëpër terrin e natës. Megjithatë, çastet me ofronin diçka që kisha dëgjuar. Shumë rrugë kam bërë atë natë duke e pasur nëpër kokën time  Ago Ymerin, kthimin e tij pas sa  vjetësh në shtëpi ku e kishte lenë nënën plakë e nusen e re që për fatin e tyre Ago Ymeri nuk dinte sa edhe ato nuk kishin ditur për fatin e tij.  Nuk di çfarë të them, nuk me kujtohet asgjë tjetër pos marrjes në thua në ndonjë rrënjë shkurreje e cila nga rritja  kishte prekur skajin e rrugës së ngushtë e cila  sosej me të përftuar malit e hyrë në ndonjë fushë të hapur ku ajo rrugë e malit pushonte e bëheshin disa sosh, por unë ja mbaja skajit të malit  deri sa fusha pushonte. Ec, e eeeeec,  e ec. Tokë me mua ecte edhe nata. Anën e lindjes e dalloja nga se horizonti nga andej kuqërronte. Atij drejtimi gjendej shtëpia  ime. Nga kthehesha ndihesha shumë më i rend se sa kur isha  duke  ecur shoqëruar gjarpërinjsh nëpër ato male me lugje që nuk dinin të sosur njeri pas tjetrit  e shkëmbinj të zi. Ndihesha i lehtë atij udhëtimi. Të vetën e bënte kërshëria..Kah  jemi duke vajtur, ka janë duke na shpjer ata, kur do të i vinte radha ndonjërit prej nesh për ta provuar të keqen siç e provuan tjerë e tjerë shokët tonë asaj udhe të përgjakur?!  Thoshim,  mos iu tekët e keqja gjarpërinjve -shoqëruesve tonë;  kur ata nuk lëshonin shikimin nga unë me dukeshin të dashur!!!...Kjo ishte ajo që mu më bënte të lehtë e si mua edhe gjithë tjerët!...  Ferku, i ditës. Mund të dalloheshin fushat dhe malet, vija e horizontit i jepte kuptim relievit. Dija tani ku me shkelte këmba.  Ashtu, udha e gjithë natës me takoi me hekurudhën. U ndala dhe mendova me veti. -Ku mund të jetë kjo rrugë e trenit? Shelgjet në afërsi të hekurudhës  me kujtonin një vend të cilin e kisha disi të njohur. Duke ecur mesit të hekurudhës u vërtetova me bindjen e plotë se isha në fshatin Pavlan, jo larg Pejës as katundit  ku e kisha,shtëpinë. Ndieja një të dridhur  të shtatit.  Ndoshta e bënte të vetën ajo që kur  mbërrin njeriu diçka,  nuk i duket shumë e jashtëzakonshme. Unë  kisha  në anën tjetër edhe frikën, si të hyja në shtëpinë time, prej gëzimit, nënë time mund ta lëshonte shpirti. Profesori e shikonte plakun ashtu si të ishte duke e lexuar një skenar filmi të metrazhit të gjatë, ose sikur të ishte duke e dëgjuar  këngën për Ago Ymerin të lexuar nga dikush tjetër. Plaku ishte mësuar me profesorin duke zhvilluar biseda  rreth   gjerave që i mbante në mend  e që boshtin e tyre e kishte rrugëtimin  me gjarpërinjtë helmues nga gjitha trevat e Kosovës drejtë Tivarit atje ku helmi e bëri të vetën që mallkimi nuk ka pushuar dot as që do të pushoj. Plaku si i kredhur në kujtime heshti, shenjë e moshës diktohej edhe këtu. Profesori të mos e ngacmonte ai  tërhiqej nga të rrëfyerit duke derdhur shikimet rreth e qark  vetës.
   - Kur ishte duke zbardhur dita, ku të kishte sjellë rruga xha Shaban?  tha profesori.

    Plaku u kollit si e kishte zakon për ta filluar të folurit  dhe shtoj:         
    -Ashtu duke pasur parafytyrime dhe duke e hëngër udhën sa më shpejt, kisha kaluar  shtegun e hekurudhës, kur atë duhesha lenë e marrë në të majtë të saj duke bërë bërryl që të shkoja në shtëpinë time. Një njeri e pata takuar. Hiç nuk pata qejf, por, çfarë kisha të bëjë edhe ai ishte duke ecur  mesit të hekurudhës në të kundërtën time.         
       -Do të vazhdosh  tutje  shumë gjatë? me tha ai.  Po marr guxim të pyes, mos u zemëro! E di se nuk guxon por  me thuaj sa më shkurt, nga je duke ardhur, a është larg vendi ku je duke shkuar!
   -Nga bukur larg jam duke ardhur ,  e jo fort larg jam duke shkuar!  I thash ati. Pasi nuk
e njihja, besoja se as ai nuk me njihte, pori lutesha Zonit  që sa me parë të largoheshim syve të njeri tjetrit.
    Isha afër livadheve tona. E njoha gardhin që e kishin thurur nënë Vakja dhe Hajri Xhemajlja,   duke u ofruar thupra e hunj unë bashkë me Mustafen e nëna  ime Hasha duke na sjell ujë besa edhe bukën për të drekuar, nga se më mirë hahet kur je në natyrë!
     Kalova shpejt me hapa lepuri, zemra me rrihte si e tij, duke i thënë vetës sa shpejt paskam ecur sikur të kisha qenë  i sprovuar për të ecur natën.
     Me hetuan të dy qentë që i kishim, ishin të lëshuar brenda murit të oborrit shtëpisë, lehnin si në ndonjë hajdut o njeri të huaj. Me kishin harruar as në erë nuk me dallonin
si njeriun që i kisha ushqyer  për dy tri vite, e që verës rudinave nëpër rrasa gurësh të  gropuar si i kishte krijuar vet natyra,  u mjelja qumështin prej deleve që u bëja roje.
Askush nuk  dëgjonte as unë nuk ndieja njerith gjallë brenda mureve të oborrit Dikur qentë heshtën,ndoshta filluan të me njohin në erë.  Kishte edhe pak kohë për të lindur dielli.   Shtëpia ishte e rrethuar me murin e gjatë  prej qerpiçi. Përbrenda murit të oborrit  kishim një arrë të madhe. Thoshin se e kishte mbjell im et të cilin nuk e njihja  me kishte lënë në barkun e nënës. U kapa për një degëz të asaj arre e cila kishte dal  jashtë murrit të oborrit dhe pervjedhazi u ngjita mbi murin nga rrëshqitën dy-tri tjegulla që nuk u thyen, u bënë copë e grimë. Nuk u prisha qefti; thoshin kur ndokujt i binte nga dora gota ose gastarja e llambës së vajgurit njerëzit me qejf kishin që ajo të thyhej  se sa të mos thyhej!      
     -Po, ishte ajo botë e besëtytnive  të hershme! tha profesori; si ta lente në
Hije pushimit  xha Shabanin, profesori filloj vetë për të treguar diç nga ajo që kishte mësuar dhe dëgjuar prej njerëzve tjerë,  - Xha Shaban, kur e përmende hekurudhën, nuk ta ndërpreva fjalën  me qellim, për të pyetur më vonë. A mban ne mend, çeljen e trasesë së hekurudhës Prishtinë-Pejë  dhe kur është ndërtuar ajo?

Në pranverën e vitit 1933 kanë filluar punimet në ndërtimin  e hekurudhës, punë kryesitë në hekurudhë dhe njerëzit që punon me pagë në hekurudhë  thoshin se punonin  në "Batinjol". Ajo paskësh  qenë një firmë franceze. .
  - Xha Shaban,  a mban ne mend, çeljen e trasesë së hekurudhës Prishtinë-Pejë  dhe kur është ndërtuar ajo?
   - Diçka po, tre-katërmbëdhjetë veç isha atëherë. Flitej atëbotë, ma shumë me punë krahu është ndërtuar ajo hekurudhë, se me diç tjetër. Teknikë  pak e hiç kishte atëherë.


 Njerëzit e fshatrave kah kalonte traseja për hekurudhën që nuk vonoj aq shumë ndërtimi i saj, me kujtohet që bartin gurë, rrezonin  lisa e  bënin aq sa kërkohej prej tyre.
      Kur plaku tha: "...me kujtohet që bartnin gurë, rrëzonin lisa!" që fjalën e kishte për njerëzit afër vendbanimeve të cilëve hapej traseja për hekurudhën e re....-Mirë me kujtohet, fëmijët  mbajnë njëmend shumë më shumë se të vjetrit. Kur i kam pasur  njëmbëdhjetë vjeç, pleqtë thoshin se nuk mbahet mend këso thatësire, korja e asaj vere nuk kishte dhanë fryte kishte qenë shumë e ligë.. Pasi unë e bana pak shtat,si të them u rrita dhe me interesonte vazhdimisht  ajo stinë e thatë e pa bereqetshme, kohë që ndihej mungesë e ushqimeve ishte edhe e keqja tjetër.  Ushqimet edhe pse të pakta atë stinë të thatë, duhej siguruar edhe për kolonët.  Profesori, disi entuziast  me sy lëshuar ka një mbështjellëse disku muzikor me këngë folklori  i tha  plakut: - M' i kujtove vargjet e këngës për Adem Jasharin: " - Gra e burra ku i lypte  puna, edhe fëmijët bajshin plumba!" Profesori duke e shikuar plakun gjestikulonte me duar dhe shenja të fytyrës me qellim që ta mbushte plakun energji për bisedë dhe t'i ngjallte plakut një dozë të heroizmit që profesori e dinte se ai e ka të palosur në shpirt.    Plakut iu  ngritën vetullat, ashtu me qepallat e hapura dukej se është duke zgjeruar  shikimet mbi  kullat  e Prekazit, asaj të Ahmet Delisë  Mehës e të bacë Shabanit. Si të ishte duke shikuar dredhimin jataganëve në luftë të  Hysen Bajrit  e Mitër Milanit, si të dëgjonte vringëllimën e tyre në qafën e Shekullarit...!    Lëshoi në ofshame të thellë. Mustakët e zbardhur  i mbuloj me gishtat e dorës duke e krijuar  pelçikun që me gishtin tregues prekte njërën mollëz të faqes e me gishtin e madh të dorës, mollëzën e faqes tjetër nga nuk i dukej as goja as mjekra.

     -Unë Xha Shaban  jam duke ta shkrirë gjuhën në  letër,  ashtu si ke hequr me lëkurën e tënde, si edhe shumë shokë të tu të kësaj rreshpeje të matur me dredhën e lëkurës së djallit, këtë disa herë ta kam thënë deri me tash. ndërsa unë, jam duke të cituar të mësuarat gati si përmendesh. Dua që për një kohë të shkurtër të flas për disa gjera që i kam zënë në shkollë, e që duke e shprishur vetën, ti xha Shaban  do të me i shpjegon edhe me mirë e më guximshëm, tani nuk kemi prej kujt të frikësohemi, censura është hequr, deliktin verbal e kemi të hequr prej Kodit Penal të Kosovës.     
          - "Rroftë Kosova Republikë!... Rrooooooooooooftë! " Thuaj njëmijë herë nuk të thërret kush në përgjegjësi, veç nëse kjo pengon njerëzit që janë duke pushuar o  fjetur, e kjo po t' thuhet ekstazëshëm...!
         - Unë kam pasur dëshirë  gjithmonë e kjo me mban edhe sot. Kah do që i lëshoj sytë, dua të shoh veç mirë. Pas një të kaluare jo të largët, gjerat kanë filluar të zbehen kujtesës. Kam menduar, se njerëzit do të hanë në gojën e njëri tjetrit si thoshin dikur në kuptimin e dashurisë së njerëzve mes veti. Nuk e di  profesor, po me duket  mua si njeri  i dërmuar lakadredhave të moteve dhe moshës, apo është ashtu,  se gjerat nuk janë duke rrjedhur bash-bash!!!...  tha plaku duke shtrënguar nofullat dhe lakuar kokën si në shenjë të shprehjes të gjykimit të kohës.
 -  Njerëzit i kam dëgjuar shpesh duke thënë: "Kjo tokë është matë me dredhë të lëkurës së dreqit". Ti me duket se the pak me parë: -" jam duke ta shkrirë gjuhën në  letër,  ashtu si ke hequr me lëkurën e tënde, si edhe shumë shokë të tu të kësaj rreshpeje të matur me dredhën e lëkurës së djallit!" tha plaku.
   - Profesor, çfarë shpjegimi do të u japish fjalëve të tua të thëna, të miave dhe shumë njerëzve të tjerëve që i kam dëgjuar?.
  - Po,  xha Shaban. Pushtet kanë shkuar dhe ardhur njeri pas tjetrit  pas pesëqind vjetëve  të sundimit turk. "Ishalla mashalla" si thotë  populli, me pushtetin e ri do të rehatohet populli, shpirti i tij do të qetësohet, por kjo nuk ndodhte. Nga kjo  e ka burimin edhe kënga  që fillon me këto vargje: -"Nji kral hyn e tjetri del, nja na rrah tjetri na shkel, hynte njari delte tjetri, ma i zi i riu se i vjetri!  Kam dëgjuar edhe nga pleqtë tjerë, si edhe nga gjyshi im që  thoshte: "Në kohën Austrisë i kam pasur 25vjet, gjithçka mbaj në mëndë mirë!"  Fjalët e dëgjuara nga pleqtë nuk janë në kundërthënie  as me atë që e kam lexuar. Tha profesori duke e hedhur shikimin në librin mbi të cilën e vuri shuplakën e dorës duke shfletuar çrregullt  me gishtin e madh fletët  e tij prej gjashtëqindegjashtëdhjetekatër faqeve. Për të i qëndruar më besnik mendimit që do ta thoshte filloj për të lexuar ngadalë pak rreshta nga ai libër që edhe  xha  Shabani ta kuptonte dhe t'i jepej mundësi gjykimi: "- Ushtria e cila kishte ardhur pas trupave  austro-hungareze sjell me vete  edhe pushtetin e ri. Mënyra në të cilën  është zgjedhur ai pushte nuk përkon me dëshirën e shqiptarëve. Edhe pse  përbënin  shumicën e popullsisë, praktikisht qenë përjashtuar  nga pushteti. Masat e para që i ndërmerr  pushteti i ri dukshëm binin në sy si antishqiptare...Pushteti i ri nuk u pranua.  Turmat e shprehjes së pakënaqësisë valojnë si valët e Bistricës në Pejës,  për shkak të mënyrës në të cilën është vendosur dhe pozitës në të cilën gjendeshin ato turma... Ushtria serbe përdor forcën e armatosur që të "paqësojë" popullatën  shqiptare gjithandej bregut të majtë të Sitnicës nga se kjo krahinë shtrihej gjerë në Pejë. Popullata  në të vërtetë ishte deklaruar  kundër përfshirjes përsëri në shtetin  borgjez serb.. Postëroje kishte në të gjitha lokalitetet e mëdha të banuara, kurse forcat ushtarake  nuk ishin të mjaftueshme. Komanda Eprore e qeverisë serbe  urdhëruar çarmatimin me dhunë të shqiptarëve...!"  Profesori duke e hetuar plakun se ishte mërzitur dhe e humbi interesimin  për ta dëgjuar atë që ai ngjashëm e kishte  jetësuar dhe që nuk ishte drejtpërsëdrejti përgjigje në  pyetjen e bërë nga ai. E mendoj një formë tjetër për ta zhvilluar bisedën.

   - Xha  Shaban, po e nisim ku na mbeti!  Ishe duke rrëfyer për natën e kthimit në  gjirin e familjes sate, nëpër atë rrugë që nuk e kishte shkel babë as babagjysh yti.
   -Atë natë asgjë nuk e kisha të sigurt. Mund të bija  në ndonjë pritë të zënë për dike tjetër, në luhatje ishte puna atëherë.  Mund  të takoja postëroje që nuk ishin të rastit.   
    -E për "Purgatorin e Pejës" a të shkonte mendja?
    -Çka  është ai?
    -Vendi i pastrimit!!!...shpirtrat  pastrohen nga mëkatet e vogla të kësaj bote dhe shkojnë në parajsë.
     -Eh-eh! -Ke fjalën për OZN - ën!? .
     -Po, çka po ta merr mendja!?
     - "Purgatori i Pejës", gjithë kohën nuk me ishte larg mendjes, e kisha në kokë dhe kurrë nuk me lente të qetë, ai shumë kohë nuk me ka lenë të qetë!...  
        Plakut i bëhej  se është duke u shkarkuar  një ngarkese të madhe  kur fliste  thjeshtë me profesorin  kureshtar; si kishte shpëtuar nga qenët e vetë kur kishte hyrë në oborr të shtëpisë pa u dukur dielli dhe shtoi:
    - Horizonti i lindjes dukej i kuqërremtë, pas një kohe të frikshme nga qentë, ata me njohën në erë.  Drangut të derës  i kisha mësuar sekretin, e hapa derën e  shtëpisë  dhe ngadalë  shkallëve ja beha  dhomën ku gjithmonë flinte  nena. Me dukej si e pashpirt.. ."Nanë, nanë,naaaanëna!..." - Të kota ishin thirrjet që i beja. I çeli sytë një herë, sa me pa i mbylli prapë e si me tregonte më vonë  nuk u kishte besuar syve të saj. I ishte dukur se  po i dëftohet diçka  se ajo nuk ishte e mundur. I kishin thënë se ai tashti  me shumë shokë ishte bërë mish i peshqve të detit në Tivar që deri aty e kishin shoqëruar gjarpërinjtë. I kishin thënë që gruan time pasi nuk kisha ende fëmijë, ta qonin në gjininë, se unë nuk isha në mesin e të gjallëve. Nëna  ime  fliste,  si flitej  fshehurazi saj  si flet kënga për Ago Ymerin! 
ALI M. LAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IKU SHPIRTI IM  dhe MBETËM GJALLËDy poezi të reja nga FASLLI HALITI (10.24.2014)
PIKTORI DHE POETI PAUL KLEEPërgatiti dhe përktheu: FASLLI HALITI (10.24.2014)
METAMORFOZAPoezi nga AT GJERGJ FISHTA (23 tetor 1871 – 30 dhjetor 1940) (10.23.2014)
NË BUKË LAJTHISH KUJTIMIN PJEKCikël poetik nga QAZIM D.SHEHU (10.23.2014)
ZHVIRGJËRIMITregim nga QERIM SKËNDERAJ (10.23.2014)
SA BUKUR ËSHTË KUR KE TË DASHUR!!!Tregim nga PËRPARIM HYSI (10.22.2014)
NJË AKUAREL I HELIDON HALITIT NGA VALBONA DHE DY POEZI TE FASLLI HALITIT (10.22.2014)
Ndal falsifikimit të historisë (Pjesa III)SHKRIMTARI STERJO SPASSE - LAVDI E KOMBIT TË VETNga PETRO LUARASI (10.22.2014)
BRITMA UNIVERSALE E ENTELA KASITEsse nga NOVRUZ XH SHEHU (10.21.2014)
FISI QË E PATI ORIGJINËN NGA NJË  KËRMILLLegjendë indiane, përktheu: FASLLI HALITI (10.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]