VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EDHE DY POEZI TË PAUL KLE, ILUSTRUAR NGA VETË AUTORI
Përktheu: FASLLI HALITI

E Djelë, 10.26.2014, 03:19pm (GMT1)

PAUL  KLE
    1879 1940
 

Ernst Paul Klee (shqiptohet [Paul Kle], Paul Clee) (Münchenbuchsee, 18 dhjetor 1879 - Muralto, 29 qershor 1940) ishte një piktor gjerman i lindur ne Zvicër, nga i ati gjerman dhe me nënë Zvicërane, të dy muzikantë.

 
 

GJUHA IRRACIONALE


Dhe arsyeja shkoi  
në rrjedhën e verës -

1
Një peshkim i mirë dhe një ngushëllim i madh.

2
Punën e turpshme kërkon dhe ky vit
që të kridhem brenda.

3
Unë duhet të shpëtoj veten.
Nëpërmjet suksesit?

4
Ka sy apo ecën në gjumë
frymëzimi?


5
Përkulen  ndonjëherë duart e mia
për t'u lutur. Por barku
pak poshtë tret
dhe veshka filtron urinën e kulluar.


6
Të duash muzikën mbi të gjitha
do të thotë të mos jesh i lumtur.

 
 

7
Dymbëdhjetë peshq,
dymbëdhjetë vrasës.

(1901)
 


 



GOMARI


pëllitja gjëmon dhe më shqyen
dëgjoni dëgjoni ç'hijeshi!

Kur heshti bilbili
mahnitëse  qe asgjëja e vetmuar.

 

Rritet e vetmuar dhe e izoluar
pema prej fildishi e braktisur.

Mendime dhe mendime këmben deti
s'ka më asgjë për të kapur.
 
Na ishte një herë një gjë
pyeti: çfarë numëronte
gjësend?
nga asnjë në hiç
asnjë entitet
megjithatë oplà
kuptimi ja këtu  
hyri pamja
brenda së vërtetës
dhe u bë mundësi    

Përktheu: FASLLI HALITI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.