VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KANË NDODHUR SHUMË GJËRACikël poetik nga SULEJMAN MATO

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 03:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KANË NDODHUR SHUMË GJËRA
Cikël poetik nga SULEJMAN MATO

E Martë, 10.28.2014, 09:09am (GMT+1)



KANË NDODHUR SHUMË GJËRA

Disa kanë vdekur
të tjerë janë mbytur,
Disa kanë ecur ,
të tjerë kanë dremitur.

Disa kanë rënë,
të tjerë janë ngjitur,
Disa kanë mbetur
me sy të habitur.
Dhe kjo ka ndodhur
Në mënyrë të papritur.

Dikush është bërë president,
një tjetër shkrimtar,
dikush është bërë disident,
një tjetër tradhtar.
dikush është bërë deputet,
një tjetër kamarier,
njëzet gazeta gënjejnë çdo ditë,
njëzet të tjera vjellin vrer.

Kanë ndodhur shumë gjëra, vërtet,
që s'i kuptojmë as unë as ti.

Jeta është bërë tjetër jetë
dhe njeriu tjetër njeri.

NA E VODHËN DEMOKRACINË

Na e vodhën demokracinë politikanët dhe karrieristët e dashura ime.

E futën nëpër vetura
e ngjitën nëpër podiume,
e përplasën në salla
plot dritë diplomatike.

Tani s'na mbeti asgjë tjetër, veç të vajtojmë për ty,
demokracia ime...

Kishim një shekull
që të prisnim të vije.

UNË MBETA I VETËM

Na gënjyen të gjithëve dhe na lanë.

Sapo filluan shtërngatat e para të shirave
se si ikën një nga një, pa kuptuar.

Unë mbeta i vetëm
me iluzione në duar.

Si në kohën e kolerës

Heshtim të dy
shikohemi në sy.

Si në kohën e kolerës
bëjmë dashuri.

JEMI MËSUAR ME VDEKJET

Këtu dhe nënat sikur janë mësuar me vdekjet.
Memece dhe të qeta
kalojnë midis nesh.

Bisedojmë për të vdekurit
si për gjëra të zakonshme

I përcjellim për në tokën e ftohtë
me qetësi dhe indiferencë.

Vdekja...

Dher vdekja ecën në kortezh , paralel me ne,
kokëulur, midis të gjallëve.

TOKË DIELLORE


Sa bukur qenka të jetosh në Shqipëri
aty ku njerëzit në vend të zarzavateve
hanë gazeta dhe politikë.

Të jetosh në Shqipëri
me hajdutë dhe politikanë,
me poetë dhe matrapazë,
trutharë dhe liberalë...
Të përgjosh anijet që vijnë nga brigjet e huaja,
t'i kthesh sytë diellit në lulishten "Rinia"

Sa bukur qenka të jetosh në Shqipëri
me policë dhe poetë,
të burgosur politikë dhe studentë
me komunistë dhe agjentë,
me ideologë dhe disidentë...

E megjithatë
diçka e keqe ikën prej nesh përgjithmonë
dhe diçka vjen...
i ngjan polenit të luleve të prillit,

Toka e dashur lëviz, lëviz,
si qenie e gjallë drejt perëndimit.

POPULLI


Populli pështë memec.
Populli nuk i njeh ligjet.

Më mirë të flasin oratorët
Ata që përdorin fjalë të bukura
ata që nxitojnë të dalin të parët në podiume,
ata që bëjnë zhurmë më tepër se ena e zbarzët
kur rrokulliset tatëpjetë.
Ata që bëjnë prova para pasqyrës, për të shqiptuar sa më bukur fjalët "
'' O populli im!" dhe ""O Demokraci!""
Ata që s'kanë asgjë të përbashkët me heshtjen dhe fisnikërinë popullore,
me popullin që " nuk i njihka mirë ligjet."
as kthesat e shpejta në çastet historike,
me popullin, i cili s' nxiton të ngjitet në presidiume
të mburret e të thotë: "Unë jam populli!

Unë jam uragani që përfshij gjethet e vjeshtrave të mia,
Unë jam thundra që shtyp çdo krimb
që ngrihet e flet në emrin tim."
SULEJMAN MATO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
H E R O I K APoemë nga RRUSTEM GECI, nga libri 'Heroika' (10.27.2014)
SOFRAPoezi nga QAZIM D.SHEHU (10.27.2014)
ME PETRO MARKON NË TETORIN E CËRRIKUTNga ALEKO LIKAJ (10.27.2014)
NIKOLLË ULNDREAJT I LULON POEZIA MBI GURËNga RAMIZ LUSHAJ (10.27.2014)
EDHE DY POEZI TË PAUL KLE, ILUSTRUAR NGA VETË AUTORIPërktheu: FASLLI HALITI (10.26.2014)
NUK ISHTE VEÇ NJË AGO YMERProzë nga ALI M LAJÇI (10.25.2014)
IKU SHPIRTI IM  dhe MBETËM GJALLËDy poezi të reja nga FASLLI HALITI (10.24.2014)
PIKTORI DHE POETI PAUL KLEEPërgatiti dhe përktheu: FASLLI HALITI (10.24.2014)
METAMORFOZAPoezi nga AT GJERGJ FISHTA (23 tetor 1871 – 30 dhjetor 1940) (10.23.2014)
NË BUKË LAJTHISH KUJTIMIN PJEKCikël poetik nga QAZIM D.SHEHU (10.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]