VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËRDHUNIMIProzë nga QERIM SKËNDERAJ

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
PËRDHUNIMI
Prozë nga QERIM SKËNDERAJ

E Mërkurë, 10.29.2014, 10:41am (GMT+1)


Ishte prag lirie dhe prag urie që kërcënonte me vdekje. Lëvizje turmash të frikshme, ditën dhe natën, që bënin prapësi të padëgjuara kurr. Ngjarje makabre të shoqëruara me vjedhje, vrasje e tortura të gjithfarshme. Rrëmbime femrash, femijësh, dyqanesh e bankash të shoqëruara me djegie duke lënë pas vetëm shkrumb e tym. Shteti kishte rënë. Ligjin e bënte rruga. Frika kishte mbirë mbi çdo qënie të gjallë, perfshi edhe kafshët e egra që nuk kishin të bënin fare me gjendjen sociale të shtetit. Edhe ato vraponin të tmerruara për t'u strehuar në shpella të largëta ku nuk mund të shkelte këmba e "shpellarve" të rinj dhe nuk mbrrinte dot zëri i tyre kërcënues. Zogjtë kishin shtegëtuar në qiej të tjerë pa tymin e zi të djegieve masive. Sundonte terrori i bandave të verbra që goditnin pa mëshirë çfardo që t'u delte përpara.

Atë ditë bënte shumë vap. Në kryeqytet temperatura shënonte 39 gradë. Pasi kishte shtruar nënën ne spital, Zana po kthehej me linjën Kinostudio Kombinat, ku kishte apartamentin e banimit. Sa u fut në autobus ndjeu afshin e nxehtë të frymëve të dendura dhe u la në djersë. Mallkoi vehten që ishte veshur pakë rëndë, paçka se parainfarkti i së ëmës nuk i kishte lënë kohë të mendonte për këtë. "Do të bëj si të bëj tha me vehte kur të kthehem do të vishem më lehtë, për ta shmangur disi këtë vapë që të zë frymën". Ashtu bëri. Mori çfarë i duhej për të ëmën, ndërsa vetë u vesh me nje fustan lino, pa të brëndshme, të cilat i vuri në borsë që ti përdorte pas udhëtimit. Kështu do ta ndjente më pakë vapën terrorizuese që të piqte në diell. Me borsën e rrobave nën sqetull ku vendosi edhe disa gjëra të tjera të nevojshme për të ëmen, mori udhën e stacionit ku nisej autobusi. Një turmë njerzish e shtyu brenda dhunshëm dhe papritur u gjend e "hekurosur" pas njërës nga shtyllat që rrethonin vendin e punonjësit të biletave. Ishte nje "hekurosje" e pamëshirshme që të shtypte nga të gjitha anët. Ndihej pothuajse pa frymë. Provoi të lirohej sadopakë nga ajo "vrasje", por më kot. Për një çast fare të vogël u ndje e lirë vetëm prapa. Dikush i ngriti fustanin dhe ajo ndjeu një organ mashkullor që u thellua dhunshëm bashkë me djersën që e kishte lagur në çdo pjesë të trupit. Nuk e përmbajti dot një klithje të mprehtë që e shpoi autobuzin tejetej, por që u sfumua nga britmat e tjera që dëgjoheshin në çdo qoshe të tij. As kokën nuk e kthente dot të shihte monstrën që e përdhunonte. Ndërsa ai i gëzohej qejfit shtazarak, ajo qante, e rrethuar nga fytyra të shëmtuara, vendosur mbi trupa të gjatë, për të fshehur atë që po ndodhte. Kur u ndje pakë e lirë nga ai "shpim" i pamëshirshëm, kuptoi që pas saj po sistemohej një tjetër mashkull për të përsëritur aktin e dhunshëm. Ajo tani dëneste pa zë. Shtrëngonte fort nofullat duke e mbytur zërin që donte të dilte në hapsirën e djersitur të urbanit e të bashkohej me britma të tjera të ngjashme. Kur edhe tjetri mbaroi, i krijuan pakë hapsirë sa të ulte fustanin. Njeriu - kafshë që ishte përballë i buzëqeshi dhe i pëshpëriti ne vesh: "Kaq ishte! Mund të zbresësh! Është stacioni i Spitalit".

Ajo ju drejtua daljes me një marramendje turbulluese. Sa hodhi hapin e parë e kuptoi që do të rrëzohej. Mendja i shkoi tek të mbathurat. Ishte pa ato. Po të rrëzohej mund të zbulohej, të behej objekt "gallate" nga të tjerë si ata që e përdhunuan. Ligji ishte i tyre edhe në spital. "O Zot, ndihmomë" i doli nga goja si një pëshpërimë lutëse dhe u mbush me ajrin e freskët që gjendej jashtë urbanit. Hodhi dy tri hapa mbi trotuar dhe u mbështet mbi murin rrethues të spitalit. Me kokën e fshehur pas tij qau derisa shfreu të gjithe urrejtjen ndaj "kafshve" që përdhunonin njerzit. Lotët që lagën murin dhe krijuan një rrjedhë deri në trotuar, ishin e vetmja hakmarrje e saj ndaj atyre që e kishin vendin në xhungël dhe bënin ligjin në kryeqytet. Me kokën e rënduar dhe hapat që mezi i bindeshin, u shty drejt derës së spitalit ku e priste nëna me një plagë të madhe në zemër. Nuk e zbërtheu gojën. Plaga e nënës do të mahisej më shumë e ndoshta do t'a çonte drejtë vdekjes.

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KANË NDODHUR SHUMË GJËRACikël poetik nga SULEJMAN MATO (10.28.2014)
H E R O I K APoemë nga RRUSTEM GECI, nga libri 'Heroika' (10.27.2014)
SOFRAPoezi nga QAZIM D.SHEHU (10.27.2014)
ME PETRO MARKON NË TETORIN E CËRRIKUTNga ALEKO LIKAJ (10.27.2014)
NIKOLLË ULNDREAJT I LULON POEZIA MBI GURËNga RAMIZ LUSHAJ (10.27.2014)
EDHE DY POEZI TË PAUL KLE, ILUSTRUAR NGA VETË AUTORIPërktheu: FASLLI HALITI (10.26.2014)
NUK ISHTE VEÇ NJË AGO YMERProzë nga ALI M LAJÇI (10.25.2014)
IKU SHPIRTI IM  dhe MBETËM GJALLËDy poezi të reja nga FASLLI HALITI (10.24.2014)
PIKTORI DHE POETI PAUL KLEEPërgatiti dhe përktheu: FASLLI HALITI (10.24.2014)
METAMORFOZAPoezi nga AT GJERGJ FISHTA (23 tetor 1871 – 30 dhjetor 1940) (10.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]