E Enjte, 03.28.2024, 02:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
GRABITQARJA TRONDITËSE MIRA MEKSI
Nga NOVRUZ XH SHEHU

E Enjte, 10.30.2014, 08:18am (GMT+1)


Ndërsa thyhej me rropamë gjysmë shekulli komunist, emri i Mira Meksit u lakua në publicistikën e Amerikës Latine e të Spanjës si "Lulja pirate e Gabosë", kolumbianit të famshëm Gabriel Garsia Markez.
Markezi i letrave nuk shqeu sytë, siç bënë menaxherët e tij të kujdesshëm, vendosi duart në mes dhe qeshi aq fort sa që i ra mbi tavolinën e punës një portret origjinal i Francesko Gojes.
Diku Garsia Markez kishte lexuar se në vitet 1936-1939, një grup shqiptarësh ishin radhitur krah luftëtarëve të Spanjës në përballje të diktatit e terrorit. Një prej tyre ishte poet dhe kishte emrin Pietro, i cili kishte shqyer betonin në këmbët e urës së lumit Ebro dhe kishte strehuar aty një përmbledhje vargjesh me titullin "Kënga në kohërat e kolerës".
Ndoshta ky akt meriton piraterinë e "Dashuria në kohën e kolerës" prej bashkë-atdhetares së tij, mendoi Markezi.
Këngë, dashuri, kohë, kolerë...
Markezi fshiu lotët që i detyroi e qeshura ndërsa ftoi të ulej shqiptaren rebele në sallonin e rezervuar enkas për pritjen e personaliteteve të shquar të planetit.
"Si një bletë që përndjek polenin nga mijëra kilometra larg e që sa afrohet të jep tronditjen e bukur..." mendoi rishtas duke shënuar "vërtet tronditje e bukur që dinë të ta falin engjëjt shpërndarës të mesazheve universale".
E KUQJA
Nuk u shëndrrua në emblemë vetëm se është ngjyra e gjakut të Krishtit. Mijëra Jezus në komunitetin njerëzor investuan para tij atë që quhet Gjak.
E kuqja është gjaku në buzët e toreadorit në puthjen kafshim prej mbretëreshës së seksit.
Është gjaku në shpatullat e demit që vërsulet me energjinë thuajse kozmike të vjelë duartrokitjet e arenës dhe turmës, të komunikojë me vështrimin e gjaktë në vështrimin aq të gjaktë të toreadorit.
Është prishja e virgjërisë te piklat e rënë në ankthin e rinimit të adoleshencës me tërë ankthin e rrënimit të Murit të Berlinit.
Është në petalet e trëndafilit që thërret bletët me alfabetin e saj, e në Papaver Rhoeas që ndez grunjërat e fantazinë me opiumin që mbart nëpër enët e venave.
Është balta e Beratit mbas vrasjes së mijëra ushtarëve në betejën e Skënderbeut mbi turqit 500 vite më parë.
Është ajo ngjyrë e blatuar në mijëra ikona të Spanjës e të Botës e në ikonat e kryemjeshtër Onufrit, ngjyrë që e kapi në ajrin universal shkrimtarja e talentuar Mira Meksi duke e blatuar në arkitekturën e romanit "E kuqja e demave".
ARENA
Mira, është nusja e çuditshme e fisit të çuditshëm të Meksajve të Labovës së Tepelenës, që për pesë shekuj i ka dhënë qindra personalitete kulturës dhe historisë kombëtare e evropiane. Ndoshta në arenën e toreadorit Antoniu Manuelit me mbretëreshën e seksit Maria Vitoria e me mbretëreshën Teuta ajo ka patur parasysh gjeneralin me bukuri të jashtëzakonshme Petro Meksi. Gjeneral Petro në mesin e shekullit hyri të teorodojë në arenën e Erosit me dy mbretëresha: të Greqisë e të Francës. Të dyja e dashuruan marrëzisht e Athina përjetoj mijëra kopje te letrave të tij, të ngjitura sokakëve si armë beteje prej mbretëreshave të përfshira nga tmerri xhelozisë.
Kjo arenë është ajo e luftës së brigadave internacionale në Spanjë (1936-1939) ku dhanë emblemën e gjakut jo pak djem nga Shqipëria.
Kjo arenë është ajo e Skënderbeut kundër turqve dhe e mijëra betejave të tjera që siguruan ngjitjen e popujve në shkallët e historisë.
Kjo arenë e luftës së jetës me vdekjen, së dashurisë me urrejtjen, së marrëzisë me urtësinë, së injorancës me diturinë, së paqes me mirësinë, së humanizmit me krimin, është ajo arenë e përjetshme ku arti kryen misionin e tij të përjetshëm.
STILI
Ajo nuk e ka shkruar, ajo e ka qëndisur me filigramë këtë vepër, që çuditërisht nuk i ra në sy dopio Markut, kryetarit të komisionit emblemë në Ministrinë e Kulturës së nënës sonë të shtrenjtë Shqipëri.
Mira Meksi ka një stil të vetin brenda konstruktit klasik të romanit. Ajo di të rrëfejë si një aristokrate:
Me kujdes me fjalë të zgjedhura të madhërishme ku në idilin e dashurisë spanjolle shpërfaq në sallonet evropiane kulturën dhe personalitetin e artit shqiptar.
Aty këtu ajo preferon realizmin magjik duke kapërcyer kështu kohërat dhe kombet, të gjallët e të vdekurit, mistikën e realen, duke kaluar nga manastiri Vernelas në Spanjë te Kastro e Beratit në Shqipëri, nga shek.XXI në shek.XV e anasjelltas nga arena e Onufrit në botën e ngjyrave tek Antonio Manueli në arenën e demave.
GJUHA
E përzgjedhur çdo fjalë e fjali, me elegancën dhe kujdesin e një femreje elegante. E ndërsa fshihen jo pak herë fjalë arkaike, ajo i preferon ato në emër të qëndisjes së prozës së saj me relike duke ja rritur kështu ndjeshëm vlerat.
Ka disa fjalë të reja që ajo i ka realizuar duke zbatuar me korrektësi ligjësinë e fjalë formimit të gjuhës Shqipe e duke pasuruar fondin e saj: vetmevete, gatizëshme, ditë e vapët, qiellin të tejlartë, të shumësigurt, rrëzëkofshën, zëzërima, makthi i flurthët, të pavakishme, shtizime, kursyerazi, të njëmijfaqëta, fillbiseda etj.
Përngjitja e fjalëve shqipe në mënyrën e duhur i jep asaj vlera të reja dhe është shqipja kjo gjuhë magjike që ta jep këtë mundësi.
...
A mund të shtohet diçka në ribotimin e mundshëm të "E kuqja e demave"?
Në rast se do të kemi parasysh zbulimin e fundit të një ditari të shkruar në pllaka balte prej Onufrit, besoj se arena e Erosit të tij me ngjyrat dhe ikonat do të theksojë dhe shtojë arkitekturën dhe përmasat e romanit në ribotim.
...
Mira Meksi e njohur më shumë si përkthyese e shquar, që ka sjell në Shqipëri, Markezin, Sabaton, Cortazar-in, Dumas-in, Borges-in, Nerudan etj. Tani më është konsoliduar si shkrimtare e mirëfilltë. Mendoj se nuk gaboj se kjo vepër është ndër tre romanet e saj më të arrirë e pse jo e mundshme për tu paraqitur me dinjitet në fondin e letërsisë evropiane.
Të shkruash është e thjeshtë të bësh art është thuajse e pamundur e po qe se u bë e mundur kjo realizohet vetëm nga engjëjt e artit e të fjalës së mesazheve universale.
NOVRUZ XH. SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRDHUNIMIProzë nga QERIM SKËNDERAJ (10.29.2014)
KANË NDODHUR SHUMË GJËRACikël poetik nga SULEJMAN MATO (10.28.2014)
H E R O I K APoemë nga RRUSTEM GECI, nga libri 'Heroika' (10.27.2014)
SOFRAPoezi nga QAZIM D.SHEHU (10.27.2014)
ME PETRO MARKON NË TETORIN E CËRRIKUTNga ALEKO LIKAJ (10.27.2014)
NIKOLLË ULNDREAJT I LULON POEZIA MBI GURËNga RAMIZ LUSHAJ (10.27.2014)
EDHE DY POEZI TË PAUL KLE, ILUSTRUAR NGA VETË AUTORIPërktheu: FASLLI HALITI (10.26.2014)
NUK ISHTE VEÇ NJË AGO YMERProzë nga ALI M LAJÇI (10.25.2014)
IKU SHPIRTI IM  dhe MBETËM GJALLËDy poezi të reja nga FASLLI HALITI (10.24.2014)
PIKTORI DHE POETI PAUL KLEEPërgatiti dhe përktheu: FASLLI HALITI (10.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]