E Premte, 04.19.2024, 01:10am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
POEZI TË ZGJEDHURA NGA BERTOLT BRECHT
Përktheu: FASLLI HALITI

E Enjte, 10.30.2014, 08:28am (GMT+1)

BERTOLT BRECHT
      1898 1956


 BERTOLT BRECHT

Bertolt Brecht, i lindur Eugen Berthold Friedrich Brecht (/ bεɐ̯tÉ”lt bʁεçt /: Augusta, 10 shkurt 1898 - Berlini Lindor: 14 gusht 1956) ishte një dramaturg, poet dhe drejtor teatri gjerman, një nga më të mëdhenjtë dhe më me ndikim të shekullit të njëzetë.


HAJDUT QERSHISH

Një mëngjes herët,
shumë para këngës së gjelit,
më zgjoi një fishkëllimë,
dola në dritare
Mbi qershi - kur muzgu
mbushte kopshtin-
qëndronte ulur një djalë i ri,
me një palë pantallona që i hiqeshin zvarrë
dhe i gëzuar këpuste qershitë e mia.
Duke më parë  
më bëri një shenjë me kokë,
duke kaluar qershitë me të dyja duar nga degët,
në xhepat e tij.
Përgjatë një kohe që tashmë isha kthyer
për t'u shtrirë në shtratin tim,
dëgjova që ai fishkëllente këngën e tij të gëzuar.

VËLLAI IM AVIATOR

Kisha një vëlla aviator,
Një ditë,
Bëri gati plaçkat dhe ia mbathi
përgjatë rrugës së jugut.

Vëllai im është një konkuistator.
Populli ynë ka nevojë për hapësirë.
Pushtimi i tokave njera-pas tjetrës, me radhë,
është një ëndërr e vjetër te ne.

Dhe hapësira që u zaptua
Ëhtë në Sierrën e Guadarramës.
Ajo është e gjatë  një metër e tetëdhjetë,
një e pesëdhjetë e thellë.
 


GJENERAL, TANKU YT ËSHTË
  NJË MAKINË E FUQISHME


Tanku rrafshon  një pyll e shkatërron qindra njerëz.
Por ka një defekt:
ka nevojë për një tankist.

Gjeneral, bombardieri yt është i fuqishëm.
Fluturon më shpejt se stuhia
dhe mban më shumë se një elefant.
Por ka një defekt:
ka nevojë për një mekanik.

Gjeneral, njeriu bën gjithçka.
Mund të fluturojë e mund të vrasë.
Por ka një defekt:
mund të mendojë.

 
LUFTA QË DO TË VIJË

Lufta që do të vijë nuk është e para.
Më parë ka pasur luftëra të tjera.
Në mbarim tëluftës së fundit
Pati fitimtarë e të mundur. 

Përktheu: FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SYTË E AMERIKËSCikël me poezi nga poeti NAMIK SELMANI (10.30.2014)
GRABITQARJA TRONDITËSE MIRA MEKSINga NOVRUZ XH SHEHU (10.30.2014)
PËRDHUNIMIProzë nga QERIM SKËNDERAJ (10.29.2014)
KANË NDODHUR SHUMË GJËRACikël poetik nga SULEJMAN MATO (10.28.2014)
H E R O I K APoemë nga RRUSTEM GECI, nga libri 'Heroika' (10.27.2014)
SOFRAPoezi nga QAZIM D.SHEHU (10.27.2014)
ME PETRO MARKON NË TETORIN E CËRRIKUTNga ALEKO LIKAJ (10.27.2014)
NIKOLLË ULNDREAJT I LULON POEZIA MBI GURËNga RAMIZ LUSHAJ (10.27.2014)
EDHE DY POEZI TË PAUL KLE, ILUSTRUAR NGA VETË AUTORIPërktheu: FASLLI HALITI (10.26.2014)
NUK ISHTE VEÇ NJË AGO YMERProzë nga ALI M LAJÇI (10.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]