VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RRUGA E SENËS
Poezi nga JACQUES PRÉVERT
Përktheu: FASLLI HALITI

E Mërkurë, 11.12.2014, 08:40am (GMT1)

Jacques Prévert

 




 

RRUGA  E SENËS

Rruga e Senës: dhjetë e gjysmë
e mbrëmjes
atje, në qoshe, është një njeri
që epohet..., është i ri
ka kapelë
pardesy
një grua e tund...
e shkund
i flet
ai tund kokën
me atë kapelë krejt të shtrembër...
ndërsa kapelja e saj gati po i bie prapa kokës...
sigurisht janë shumë të zbehtë që të dy
dhe burri ka një dëshirë të madhe të ikë...
të zhduket në hiçin... të vdesë...
por gruaja ka një dëshirë të furishme për të jetuar
dhe zëri i saj
zëri që pëshpërit
 
nuk mundet së paku as ta dëgjojë
është një ankim...
një urdhër...
një britmë...
aq e etur sa ç´është dhe ai zë...
është e trishtuar, jeton...
një i mitur i sëmurë kërcet dhëmbët mbi një varr
në një varrezë dimri...
një njeri shtyp gishtat në derë dhe bërtet...
një këngë
një frazë
përherë po ajo
një frazë
e përsëritur...
pa pushim
pa përgjigje
ai e sheh dhe sytë e saj vërtiten
rrotullohen, bën ca gjeste
me krahët, përpëlitet
si një e mbytur
dhe ajo frazë kthehet
në rrugën e Senës në qoshe
gruaja vazhdon
pa u lodhur...
vazhdon të pyesë e shqetësuar
një plagë që nuk shërohet
Pierr thuamë të vërtetën
Pierr thuamë të vërtetën
dua të di... të di gjithçka
thuamë të vërtetën
i bie kapelja... Pierr
dua të di gjithçka
thuamë të vërtetën
pyet si e marrë dhe madhështore
Pierr s´di si ti përgjigjet
Humbi  
burri që quhej Pierr
ka në buzë që do të donte ta ruante
dhe përsërit...
Qetësohu pra... je e marrë a si
por nuk di sa e vërtetë është
nuk e sheh, s´kujtohet
se një buzëqeshje e shtrembëron buzën e saj
e mbyt
bota e tërë i rri përsipër
e mbyt
është i burgosur
i zënë në kurth nga premtimet e tij...
dhe i kërkonë llogari...
atje përpara...
një kalkolatore
ose një makinë për të shkruar letra dashurie
një makinë për të vuajtur
e kap
varet tek ai
Pierr
thuamë të vërtetën.

Përktheu: FASLLI HALITI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.