RRUGA ME PLEPA dhe NJË MBRËMJE Dy poezi nga FASLLI HALITI
E Hënë, 11.17.2014, 09:03am (GMT+1)
RRUGA ME PLEPA Nirvanës Plepa të zverdhur. Gjethe të shtruara mbi rrugë. Duke shkelur mbi gjethet e verdha po vij. Çfarë surprize, moj e dashur,
Ti ma paske shtruar rrugën me flori?
1964
NJË MBRËMJE
E fejuara një mbrëmje më shihte në sy Dhe nëna kënaqej Me ne të dy...
Shihja, Nuse, Syrin çunit, Ju jetoni tjetër kohë, Ju jetoni tjetër jetë, Sytë e burrit un' i pashë Veç pas pesë a gjashtë vjet...
1967
FASLLI HALITI
|