VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LULET E MOLLËS
Poemë nga RRUSTEM GECI

E Hënë, 11.17.2014, 09:12am (GMT1)


Flake mërzinë mollë e Shkupit
flake mërzinë mollë e Vardarit
shqipja ty kurrë s´të lë vetëm
që erërat gjëmshëm të godasin
kjo poemë e tokës për mollën
që qan e vetme anës Vardarit
stuhi të egra atë e kërcënojnë
me thyrje degësh e me tharje
jam e vetëlindura e Shkupit
jam e vetëlindura e Manastirit
Jam e vetëlindura Tetovës, dhe
motra e madhe e Dardanisë

Shkup jam prej 13 mijë vjetësh
dhe jam lindur si krejt shqiptarët
dhe jam rritur si krejt shqiptarët
dhe jam në tokën e lavdisë sime
Shkup jam prej 13 mijë vjetësh
Shkup, me gjysh dhe babagjysh
Në këtë tokë të gjithmonshme
jam e rrëmbyera e Shqipërisë
i pushtuar nga fqiu i ardhur
trup e duar i kam t´ përgjakura
me plagë betejash t´përditshme

Shqipëri e pellazgëve, e Ilirëve
Shkup jam prej 13 mijë vjetësh
jam i poshtëruar në lavdinë time
nga pushtimi dhe nga paliria
Hej, jam Shkup shumë i moçëm
Shkup shqiptar i historisë
Shkup shqiptar, i Dardanisë
Shkup shqiptar i Alfabetit tonë
Shkup me flamur në kraharor
dhe Shkup shumë i palumtur!..

Mollë e mërzitur e anës Vardarit
i qahet rrënjës, i kërkon degës
që bora në male t´mos mplaket
që uji i Vardarit të rrjedhë. Në
përqafim zemrash të trojeve
Shkup i Ilirisë, Shkup i flamurit
shih fqinjët si na kanë ndarë
mollë e mërzitur s´ do të dehet
pa e pa të zotin e saj tek feston
zgjohu Shkup, zgjohu Tiranë
zgjohu populli im në 5 shtete
ne duam një vetëpërmbushje
lulet e mollës të marrin flakë !..

RRUSTEM GECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.