VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LULE GJARPRI
Cikël poetik në trevargëshe nga QAZIM D.SHEHU

E Hënë, 11.17.2014, 09:52am (GMT1)




+++
Si përherë vetmia,
Në një varg frutash lule gjarpri
Njerëzit i shijojnë.
++
Mure pa zë,
Hardhucat nxjerrin kokën,
Këngë s`thurin kurrë.
++
Statujat u shtuan,
Ca janë pa leje,
E tepruan.
+++
Ca njerëz të liqj,
I bëra miq,
Krisht nuk jam.
+++
Vajzë e vetmuar,
Ç`pret në atë rrugë,
Dashuria ka ikur.

++

Rrasë në mal,
Rrasë në shtëpi,
Guri hyjnizohet në mish.

+++
Retë shtëllunga
Krahasim i çdo poeti.
Qielli i shndrron  në cipa qepësh.

.
+++
Plagët e ditëve
Janë kther në suksese,
Mungon një pikë vese.

+++
Në thëllim të maleve
Ngrohet koha e dashurisë
Trembet nga dëshira.

++
Kafshimet e stuhisë
Me dhëmbë erërash,
Rrafshohen dherash...


+++
Stër- stër e stër,
Një qen ndërseva,
Detyrën e kreva.
+++

Lexova  për mençuri,
S`më vunë re,
E kam tepruar..

+++
Të kam thënë mos u kthe
Rini në ëndrra,
Djallin mban brenda.

QAZIM D. SHEHU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.