VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POEZIA E VETME PËR GRUAN
Nga FATBARDH RRUSTEMI

E Hënë, 11.17.2014, 09:55pm (GMT1)

    

FATBARDH RUSTEMI


             
Këtë poezi të vetë poetit, shkrimtarit dhe mikut tim
Fatbardh Rustemi, ilustruar me fotot me Vajzën e Eni
dhe gruan e tij Vjollcën së cilës i kushtohet kjo poezi e
bukur, me ndjenja të buta, të mëndafshta po e postoj
për Blogun "VOAL zeri i shqiptareve"                                                                                                        
                                                                         Faslli Haliti

      
 
Poeti me vajzën  
          
                          Vjollca, e shoqja


        
     POEZIA E VETME PËR GRUAN


Në fytyrën e pastër  pa një enigmë
Vështrimin mendueshëm hedh mbi dorëshkrime,
Ndoshta me kuriozitet sheh vjershat e dashurisë
Që zakonisht ne i quajmë intime.

Dhe prapë të tjera femra
Dhe gjëkundi veten s'e gjen,
Se ti sytë  s'i ke blu
Dhe flokët s'i ke të verdhë.

Një mbetje qejfi, s'të kam kuptuar
Dhe xheloze s'u bëre një herë,
Pse për të tjerat unë kam shkruar
Dhe ty s'të kushtova një vjershë.

Unë s'jam shkrimtar i suksesshëm
Veç dështime kam pasur me shumicë,
Ndërsa të tjerat më kanë dhelur qenien
Ti me përkëdhelje thellë në shpirt.

Por unë e di se ku ti fshihesh
Veç thesaret fshihen në këtë botë,
Nëse më ka zhgënjyer ndonjë Helenë
Ti përherë ke mbetur Penelopë.

FATBARDH RRUSTEMI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.