VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PËRPOS LEHJES SË YJEVE ASNJË ZË TJETËR Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve†Nga ADEM ZAPLLUZHA E Martë, 11.18.2014, 06:32pm (GMT1) FJALA E JOTE Fjala e jote Gjuha e mëndafshtë Që i shëron të gjitha plagët e shpirtit Si balsami shërues Depërton nëpër fijet e dejve të mendjes Fjala e jote Melhemi i gjetur në eliksiret E bujarisë së gjyshërve I shëroi plagët e Gjergj Elez Alisë Që i doli në bejleg bajlozit Fjala e jote Peng i fjalës së mjegullave Që asnjëherë nuk ndryshoi Nën peshën e mprehtë Të gijotinë ECIM TEJPËRTEJMES Sa herë që na zë pikëllimi Ne rendim si të dehur Drejt yllit tonë të gabuar I thërrasim shirat Nga ëndrrat e mjegullave Shkulim stuhitë Ecim tej përtejmes U bëjmë konak yjeve Nga rropullitë e qiellit I shkulim trishtimet Këto rendje maratonike Sonte s'paskan të ndalur Do ecim deri te lumi Që nuk shteron asnjëherë MBUSHE MIKU IM Nuk do t'i cakërrojmë sonte gotat Le të mbesin të mbushura Me lot shiu Ose me verën e vjeshtës së kaluar Të thashë Unë sonte dua të dehem me kujtime Lëri këto imazhe të varura Në qepallat e hënës Ose fshihe në zarfin e kaltër Nga kohërat e ikura Sonte kam një tjetër mall Që më përvëlon si zjarr Mbushe atë gotë të kristaltë Të dehemi sonte me pikëllimin tonë Mbushe miku im Mbushe me të kaluarën dhe të ardhmen Ta pimë deri në gllënjkën e fundit Helmin e gatuar me lot Për fund mbushe me dhembje Ta pimë sonte për shëndetin E atit të birit e të shpirtit të trishtuar Mbushe miku im Mbushe gotën me pikëllim KUAJT E BARDHË TË ERËS Nuk më kujtohet se si Por kemi mbetur të balsamosur Në arkivolin e një druri Përpos lehjes së yjeve Asnjë zë tjetër Nuk dëgjohet në këtë zgërbonjë Kalojnë duke fluturuar zogjtë Si hijet e murrme Parakalojnë Njerëzit prej bredhit të kuq Me nga një parmendë druri Galopojnë mezhdave të kafshuara Kuajt e bardhë të erës Te sinorët kanë dalë korbat Dhe nuk pushojnë krakëllimat Mes kolonadave të mermerta Depërtojnë oktopodët Si flokët e murrme të shtrezës Po bien disa lloje shirash Të metalta Po bien edhe meteorët Një hije e zezë Ia ka zënë frymën qiellit Si mollët e kalbura Sonte po këputen yjet ADEM ZAPLLUZHA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |