E Enjte, 04.25.2024, 12:54pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
APOKALIPTIKE
Prozë nga QERIM SKËNDERAJ

E Shtunë, 11.22.2014, 09:09am (GMT+1)


Emri i saj ishte i njohur që në lashtësi. Kishte lindur njësoj me njeriun dhe ishte përdorur për të emërtuar lëvizjet e tij; i vetëm, në grup dhe më gjerë. Quhej IKJE; por nga ky emër kishin dalë disa derivate që e preçizonin më mirë përmbajtjen sipas rastit që ndodhte. IKJA pra, mund të ishte ZHVENDOSJE, SHPËRNGULJE, BRAKTISJE, ose ARRATISJE. Tani po përflitej gojë me gojë, shtëpi më shtëpi, rrugë më rrugë, lagje më lagje, fshat më fshat, qytet më qytet, krahinë më krahinë dhe për një kohë shumë të shkurtër, pushtoi të gjithë vendin. Shpejtë u kuptua se përfolja nuk ishte një thashethemnajë që fryhej për të kënaqur oreksin e thashethemxhinjve, apo për të shtyrë kohën që zvarritej e padrejtuar dhe e pazënë me punë. Jo, zhurma e madhe ishte e vërtetë. IKJA mori formen e LËVIZJES SË LIRË. Njerëz dhe grupe njerzish e vranë frikën dhe nisën të shkonin atje ku u pëlqente. Krahinat e thella malore pushtuan ato fushore, fshatrat pushtuan qytetet, qytetet e vogla pushtuan qytetet e mëdha, e kështu me radhë. Po vihej re se grumbullimet e shumta bëheshin në qytetet kufitare.
Edhe pse lëvizja e lirë e njerzve tashmë po kthehej në diçka normale, thashethemet për IKJEN nuk shternin. Emërtimet "katastrofike", "apokaliptike" "anarshiste", po dëgjoheshin gjithnjë e më shpesh.

IKJE kishte pasur edhe më parë, madje edhe zhvendosje të mëdha popujsh. Ishin krijuar shtete të rinj me popullsi të ndryshme, por ato ishin harruar dhe kishin ndodhur në kushte të tjera, shumë më specifike nga të sotmet. Popullsi të tëra lëviznin të lira të gjenin diku kushte më të përshtatshme për jetesë. Por kjo kishte marrë fund prej shumë kohësh. Popujt zunë vendet e tyre dhe krijuan shtete të konsoliduar. Ishte për këtë arsye që njerzit këtu kujtonin vetëm ARRATISJET. Për 50 vjet me radhë, në kushtet e një shteti të mbyllur hermetikisht, si në një burg me shkallë sigurie te lartë edhe këto kishin qënë të rralla. Shumica kishte mbetur në tentativë dhe ishin dënuar pa mëshirë.
Kur qytetet kufitare dhe sidomos ato bregdetare u frynë tej mase, diskutimet për IKJEN arritën pikun. Vetë IKJA kishte marrë formën e të dashuruarës prej të gjithëve. Të shfaqej si fëmijë, e re, dhe e moshuar. Gjithkush e dashuronte dhe donte të ikte, të ikte, të ikte me të, deri në zhdukje. Dukej si shpresa e vetme për të jetuar lirinë që kishte mbrritur e raskapitur pas 50 vjet robërie të pashembullt.

Dyndjet qenë aq të mëdha, sa që asnjë qytet bregdetar nuk i mbajti dot më shumë se disa orë. Në kushtet e një shtërngimi të padurueshëm, torturues, masakrues, vrastar; u hapën dyert e detit. Aty kishte vend për të gjithë. Shtyheshin drejt tij si të marrë duke pushtuar të gjitha mjetet lundruese, përfshi edhe ato rrethanore, si fuçi, dërrasa, trungje të lidhur etj. Çdo mjet po e shihnin si "Arka e Noes". Aq shumë ishin tromaksur nga toka, sa që deti u dukej parajsë. Të gjithë mendonin vetëm për IKJEN. Të iknin sa më parë pa menduar se deti mund të ishte një pritës i keq, një mashtrues, që pasi të bëheshin mullar mbi mjetet lundruese, ti thithte në barkun e pafund, ku peshq e peshkaqenë prisnin me padurim të ndërronin menynë e të ushqyerit. Nuk kishin frikë. Ishin bërë njësh me IKJEN dhe nuk i ndaheshin, qoftë edhe me not. Le të ishte ditë, natë, diell, apo furtunë.

IKJA, vetëm ikte dhe nuk dihej për ku. Madje nuk mendonte fare për mbrritjen. Nuk kishte asnjë plan vendosjeje, asgjë të parashikuar. Ndalte ku e ndalnin dhe për çudi nuk dëgjonte më për të. Veshët dhe mendja i zbrazej nga kjo fjalë që i ishte bërë aq e dashur. Atje ku ndalej, nuk quhej me IKJE, por ARDHJE. Sa vendosej, IKJA nuk i shfaqej më, ndërsa ARDHJA nuk mbaronte. Ka kaluar më shumë se një dekadë dhe akoma vazhdon të vij si një lumë me prurje të pashtershme. Kjo tregon se IKJA per tek ARDHJA ka vetëm një drejtim. Të gjithë të mbrriturit po e kuptojnë se kjo IKJE që nuk përfundon, do të krijojë një ZBRAZJE. Kështu do të ndodh nëse njëra anë vetem "nis" dhe tjetëra vetem "pret". Deri tani është një IKJE pa kthim. Po të vazhdojë kështu, nuk do të jetë më IKJE, por SHPËRNGULJE. Dihet që të shpërngulurit marrin me vehte gjuhën dhe kulturën, duke lënë prapa një djerrinë të pashpresë që zor se mund të pjellë dituri. Këtu nis shqetësimi. Nëqoftëse IKJA do të vazhdojë të jetë pa kthim, ZBRAZJA do të jetë me pasoja shumë të rënda. Prandaj kush ka në dorë fatet e vëndit duhet të mendojë mirë edhe për kthimin e atyre që ikin. Duhet të hapë një rrugë të bukur, të qetë, që të ikurit të kthehen me mall, me dëshirë e dashuri. Të ndihen zotë në shtëpinë e tyre. Ta ndërtojnë, administrojnë dhe zbukurojnë. Nëqoftëse nuk do të krijohen kushte për kthimin e tyre, ZBRAZJA do të mbushet me të tjerë. Vend për hapsirë boshe nuk ka. Shtëpia jonë, nuk do të jetë më e jona, do të marrë tjetër pamje dhe do të flasë tjetër gjuhë...


Pistoia 2004

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNË ISHA ATYTregim nga PËRPARIM HYSI (11.21.2014)
DRITË, PAQE DHE DASHURIPoezi nga L. HOUSMANPërktheu: FASLLI HALITI (11.21.2014)
AI ECTE ME DIELLIN E LIRISËCikël poetik nga KUJTIM MATELIKushtuar gjithë shqiptarëve që i pritën me armë e urrejtje pushtuesit fashistë e nazistë (11.20.2014)
UNË NUK KAM NDRYSHUARPoezi nga SERGEJ ESENINPërktheu: FASLLI HALITI (11.19.2014)
PËRPOS LEHJES SË YJEVE ASNJË ZË TJETËRKatër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve”Nga ADEM ZAPLLUZHA (11.18.2014)
POEZIA E VETME PËR GRUANNga FATBARDH RRUSTEMI (11.17.2014)
LULE GJARPRICikël poetik në trevargëshe nga QAZIM D.SHEHU (11.17.2014)
LULET E MOLLËSPoemë nga RRUSTEM GECI (11.17.2014)
RRUGA ME PLEPA dhe NJË MBRËMJEDy poezi nga FASLLI HALITI (11.17.2014)
Kadare rrëfen pse nuk i ka besuar JorgaqitNJË NGJARJE QË MBARON ME QENNga ISMAIL KADARE (11.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]