E Enjte, 03.28.2024, 11:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KUR SHEH TË RRËZOHEN GJETHET E ËNDRRAVE
Cikël i ri poetik nga REXHEP SHAHU

E Shtunë, 11.22.2014, 09:14am (GMT+1)


Me kryet përdhe

Nuk shoh askund në horizont një Jan Pallah shqiptar
që proteston duke djegë vetën për të tjerë
për t'i bërë dritë të nesërmes tonë
pa thirrë, më shihni, pa u djegë për t'u dukë.
Një Jan Pallah që s'i përket askujt veç njerzve
Që ia di dhe na e mëson vlerën e lirisë.
Vuaj që kam frikë dhe s'kam forcë të jem Jan Pallah.
Nuk shoh askund në horizont, në udhët e dheut tim
një njeri si qytetari kinez, që guxoi t'i dalë para tankut
të dhunës së verbër të shtetit të vet
e nën zingjirët e tij të coptohet në emër të lirisë
duke mundë vdekjen e pavdekshme.
Vuaj që kam frikë të jem trim si qytetari kinez.
Vuaj që s'kam fuqi ta kafshoj gishtin që ma fusnin në gojë
duke më tallë. Vuaj që pres të tjerët të bëhen trima
dhe besoj se trimëri është të mbetesh gjallë edhe me turp
duke u fshehë prej dhunës që s'i fshihesh kurrë
edhe me hy nga ke dalë.
Vuaj dhe eci me kryet përdhe
Shtizën e flamurit pa flamur
E kam ngulë në gardh për hu
Për me pushue ndonjë sorrë.


Pikturë e pacipë
(fragment)

Djemtë janë bërë pederastë se nuk ka më burra që të duan t'u ngjajnë
Gratë janë bërë burra se nuk ka burra që t'i bëjnë të ndjehen gra
Buzë më buzë puthen në kafe pranë meje djem me djem
Vajza me vajza puthen dhe s'dihet cila është më djalë hamshor.
Kokëulur si fajtorë rrinë të gjithë sikur janë në vend të huaj
Dhe sapo kanë bërë ndonjë krim të fshehtë
Askush nuk di të kërkojë falje pse tradhëton besimin e njerzve përditë
Askush nuk guxon të marrë përsipër gabimin por e shalon atë
Si kalë të fitoreve të reja në gabimë, faje e krime.
Secili ec sikur e tërheq dikush me kërpesh të padukshëm
Ec me kryet pas dhe vë dorën te bytha, ruan bythën e vet
Burrat zihen me grushte e thika me dashnorët e grave të veta
Gratë zihen me dashnoret e burrave të tyre dhe qajnë
Fëmijët janë spektatorë të këtyre sherreve të përjetshme
Mësojnë si nuk duhet të jenë në jetë, si nuk duhet të bëjnë
E kur bëhen burra e gra, harrojnë dhe shalojnë vesin.

* * *

Përditë vdesim në të kaluarën tonë
Dhe lindim në ëndrra të rreme
Ne, bij këngësh të vdekura
Ëndrrash të mbytyra
Në mitra të errëta.

* * *

Nuk mund të bindem as të mësohem
se të shkruash poezi është njëlloj si të bësh shurrën.
Nuk mund të bindem as të mësohem
se të bësh poezi është njëlloj si të bësh seks
pa dëshirë me një grua që s'e njeh dashurinë
s'e gjen, kurrë e vuan snobizmin.
Nuk mund të bindem as të besoj
se të bësh poezi është si të rrjeshtosh në pe
fjalë deshpërimi që të shkakton shpërfillja
a vetmia se s'duron askush të të rrijë pranë.
Nuk mund të bindem se poezia është lëmoshë
apo varëse floriri në qafën e paputhur
a vëth në veshin që ka harruar përshpëritjet e ngrohta.
Nuk mund të bindem e të mësohem
se vargjet që dalin si diarre helmimi
janë poezi moderne që s'e kuptojnë injorantët.
Nuk besoj se nxjerr poezi sa herë bën kakën
Sa herë shtiresh se je i dashuruar
Sa herë vesh kostumin e Don Kishotit
A sa herë Safos ia bën me sy.
Besoj se poezi është kur varros veten në vete
Kur sheh të rrëzohen gjethet e ëndrrave
Dhe nuk arrin t'i prekësh me dorë.
Poezi është heshtja që digjet e s'flet
Heshtja që s'i shihen flakët.

* * *

Perdite e me shume permbi kokat tona
sillen korba e krrokojne korbnisht
Perdite e me shume neper udhet tona
korba ne makina shetisin qetesisht.

REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
APOKALIPTIKEProzë nga QERIM SKËNDERAJ (11.22.2014)
UNË ISHA ATYTregim nga PËRPARIM HYSI (11.21.2014)
DRITË, PAQE DHE DASHURIPoezi nga L. HOUSMANPërktheu: FASLLI HALITI (11.21.2014)
AI ECTE ME DIELLIN E LIRISËCikël poetik nga KUJTIM MATELIKushtuar gjithë shqiptarëve që i pritën me armë e urrejtje pushtuesit fashistë e nazistë (11.20.2014)
UNË NUK KAM NDRYSHUARPoezi nga SERGEJ ESENINPërktheu: FASLLI HALITI (11.19.2014)
PËRPOS LEHJES SË YJEVE ASNJË ZË TJETËRKatër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve”Nga ADEM ZAPLLUZHA (11.18.2014)
POEZIA E VETME PËR GRUANNga FATBARDH RRUSTEMI (11.17.2014)
LULE GJARPRICikël poetik në trevargëshe nga QAZIM D.SHEHU (11.17.2014)
LULET E MOLLËSPoemë nga RRUSTEM GECI (11.17.2014)
RRUGA ME PLEPA dhe NJË MBRËMJEDy poezi nga FASLLI HALITI (11.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]