E Martë, 04.23.2024, 11:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
GJITHË KU PREK NDJENJA
Cikël poetik nga VASIL TABAKU

E Hënë, 11.24.2014, 10:25am (GMT+1)



1. REALITET
______________

Koka e kaprollit
këputet
mbi supe
si meteor...
Qielli
qenka i përbërë
prej ulërima ujqërish
me retë e lëvizshme
si gëzof dhelprash...
Çfarë na ka mbetur tjetër?
Është koha
e buzëqeshjes së harruar...
Shpirti i zhveshur
endet
mes ngricash si lypsar.
Thesari i vetëm që kemi
është puthja...
Meteorin e këputur të kokës së kaprollit
mbanë në duar
kërkon të mbështetesh
tek një përqafim...
Zëri yt
kumbon trishtueshëm
nëpër pyllin e ulërimave të ujqërve.
Braktisje e madhe
drejt heshtjes
mbuluar me stuhi puthjesh
nën cipën e hollë të hënës
ku vizatohen
përfytyrimet tona të çmendura...

 2 . PAK QETËSI
_____________

Të hesht krimi.
Të flejë dhimbja.
Të harroj
për disa çaste
plagët e trëndafilta,
rrëqethshëm të bukura
Po krimi,
hungëron egërsisht.
Vdekja,
me ëndrra arkivolesh
vizaton
fushëtirat e trishta të varrezave,
ku era
vajtueshëm
lexon emrat e të vdekurve,
si pelerinë i zymtë...
Heshtni për një çast,
pastaj
vazhdoni grindjen tuaj pafund,
dashurohuni
vdisni
dhe rilindni përsëri...
Rilindni,
qoftë edhe për disa çaste,
të kuptoni
çfarë tmerri i sjellë jetës
zemërimi juaj prej pagani...

 3. LOJË
_____________

Luan
macja me miun
Politika banale
luan me fatet tona
Luan femra
me ndjenjat
e brishta të burrit
Luan heshtja
me zhurmat e harruara
Një lojë mortore
e përjetshme
vallëzon
mbi gurët e thyer të rrugës
Të gjithë luajmë
luajmë
dhe bëjmë sikur
jemi të qetë
bëjmë sikur...
luajmë ashtu kot
Luajmë pa shpresë
Luajmë
dhe nuk dimë pse luajmë
Luajmë me jetën
Një qarjeqeshje e gjatë pa fund
Qeshim me lodrat tona
duke u shndërruar pak e nga pak
lodra në duart e të tjerëve...

 4. KUPTIM I LUMIT
________________

Lumi
këndon këngën e vjedhur
nga shpirti i dridhshëm i vajzave
duke puthur
nudon e virgjër
të trupave vezullues...
lumi rrjedh
kumbon
dhe humbet larg
me fytyrën e tij të rrjedhshme
prej uji...
mëkatet
notojnë si varka
drejt katarakteve
anash brigjeve
ëndrrat
shndërrohen
në shelgje lotues
pa mundur gjithsesi
të udhëtojnë
në përjetësinë e lumit
gjersa një dritë
shndërrohen në drurë pleq
murgjër flokëgjatë...
pastaj zjarret e vjeshtës
i kthejnë
në flakëzat memece
lumi
në përjetësi
kërkon vetveten
në rrjedhën e pambarim
përjetësisht në ecje...

 5. DREJT NJERIUT
________________

Gurët
e urrejtjes së verbër
ma copëtuan shpirtin.
Duart
i paskam të mbushura
me përbuzje
me sharje
dhe mllef politik...

Më dërrmuan
gurët e urrejtjes njerëzore...

Shkretuar rruga
thyer pemët ndanë saj...

Me çerdhet e pafajshme të zogjve
po bëjmë arkivole
për buzëqeshjen tonë...
Janë trembur
trillet e të dashuruarve
nuk ka më fërfërima puthjesh.
nga pas
më ndjekin lehje qensh.
Shpirti im i kafshuar
rrjedh gjak
unë
plagët i lidh
me buzëqeshjen time
në rrugën e gjatë drejt NJERIUT...

 6. GJITHÇKA FEMËRORE
_____________________

Gjithçka femërore
e vodhën duart e mia...

Rrëmbyen
afshin e puthjes

Prushërima e brishtë
përvëlonte mallin
ti nuk je më

Nga gjithë ajo stuhi e tërbuar
tashmë
ka mbetur
vetëm fantazma e kujtimeve
në një varrezë zërash...

Era e mbrëmjes
luan
me barin e varrezës
si me flokët e tu të gjatë...

 7. LARG...
_________________

Jemi larg
shumë larg...
Unë
ende nuk guxoj
të vështroj
brenda vetes sime
atë rrënim njerëzor
mbretërinë mortore të ndarjes
me pasqyrën e thyer të heshtjes...

Nëse një ditë
do të shihemi rastësisht
do të jemi
dy statuja
me buzët e plasaritura
nga mungesa e puthjes
krejt të bardha
ku mbi supe
si xhaketë e vjetër
do të na varet pleqëria... LARG...

Jemi larg
shumë larg...
Unë
ende nuk guxoj
të vështroj
brenda vetes sime
atë rrënim njerëzor
mbretërinë mortore të ndarjes
me pasqyrën e thyer të heshtjes...

Nëse një ditë
do të shihemi rastësisht
do të jemi
dy statuja
me buzët e plasaritura
nga mungesa e puthjes
krejt të bardha
ku mbi supe
si xhaketë e vjetër
do të na varet pleqëria...
VASIL TABAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
YJETPoezi nga QAZIM D.SHEHU (11.24.2014)
AI LUM KURRË S'MA PRISHI GJUMINCikël poetik nga PATRIK SADIKAJ (11.23.2014)
TRI POEZI NGA MICHAEL AJZENBERGPërktheu: FASLLI HALITI (11.22.2014)
KUR SHEH TË RRËZOHEN GJETHET E ËNDRRAVECikël i ri poetik nga REXHEP SHAHU (11.22.2014)
APOKALIPTIKEProzë nga QERIM SKËNDERAJ (11.22.2014)
UNË ISHA ATYTregim nga PËRPARIM HYSI (11.21.2014)
DRITË, PAQE DHE DASHURIPoezi nga L. HOUSMANPërktheu: FASLLI HALITI (11.21.2014)
AI ECTE ME DIELLIN E LIRISËCikël poetik nga KUJTIM MATELIKushtuar gjithë shqiptarëve që i pritën me armë e urrejtje pushtuesit fashistë e nazistë (11.20.2014)
UNË NUK KAM NDRYSHUARPoezi nga SERGEJ ESENINPërktheu: FASLLI HALITI (11.19.2014)
PËRPOS LEHJES SË YJEVE ASNJË ZË TJETËRKatër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve”Nga ADEM ZAPLLUZHA (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]