VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SI THONI JU Përçmuesve të këngës sonë Nga FASLLI HALITI E Mërkurë, 11.26.2014, 03:08pm (GMT1) FASLLI HALITI
Viz. S.kamberi «Artist i Popullit» SI THONI JU Përçmuesve të këngës sonë .poemë. Për Luftën, U zure Sot Me dikë në kafene Megjithëse pas Luftës bisedohet për paqe, Të zihesh të grindesh, s'ka sens,s'ka pse! *** Po! Ne I kënduam Luftës. Si thoni ju Të mos i këndonim kapedanes, Guximtares, trimreshes, luftëtares, Partizanes me yll në ballë, Sjellëses së lirisë, Çlirimtares ? Mbi zaje inkandeshente Dhe dëborë flakësh, Si Kapaneo I Ferrit U vu Atdheu ynë; Si Kapaneo i Dantes Që s'diti të nënshtrohej Në shekuj, Në jetë E si mund ta linim ne atdheun Të nënshtrohej në shekullin njëzetë ? Si thoni ju Të mos i këndonim trimërisë së malit Me yll mbi kapelen madein angle, Si thoni ju të mos i këndonim, Pushkës fisnike me gjalmë, Pushkës modeste, Pa stolira ari, Argjendi, Fildishi; Të mos i këndonim ne pushkës trime Që po na sillte blerimin, pranverën, Të mos buçiste për të kënga Dhe fjala jonë me melodi, Me tingëllim ari: Dalëngadalë Po na vjen Behari? Po! Ne I kënduam pushkës me gjalmë Pushkës që rrëzoi aeroplanin kob. I kënduam Llastiqeve Të Colit Që me to qërronte Gjermanët me helmeta. Pse të mos i këndonim llastiqeve, Armës më të vjetër Armës më të re? Me çfarë e vrau Davidi Goliathin, S'e vrau me një gur, hedhur me hobè...? Ne, U kënduam dëshmorëve: Si thoni ju Të mos u këndonim plagëve të gjokseve, Plagëve si bozhure në lule të ballit Të mos u bënim kurora Me degët E dafinave? Në dani të pështyni, Pështyni plagët e turpshme të shpinave! Si thoni ju T'i linim Pa poezi, pa këngë, Plagët bozhure, trimëresha, Plagët heroina të djemve partizanë ? Mjaft! Me numra Dhe llogari plagësh. Plagët për Liri s'numërohen Plagët e Lirisë nuk përfliten, s'namatisen, Plagët e Lirisë vetëm venerohen... Për Luftën, U zure Sot Në kafe Me dikë Megjithëse pas Luftës bisedohet për paqe Të zihesh, grindesh, nuk ka sens, Nuk ka përse! Ne luftuam. Mjaft! As topi S'e luan. Pyetni malet Pyetni dhe fushat, Pyetni dëshmitarët tanë, Pyetini yjet, vetëtimat, retë Që mes plumbave, breshërit, na panë Pyetni bubullimat dhe rrufetë Që mbi ballin tonë me yll, Binin ditë dhe net... Edhe Pse fëmijë , Pse i vogël fare, Edhe unë luftova E ndihmova dhe unë Luftën Nacional Çlirimtare: Vdekje Fashizmit!, Thirra Para Pushtuesve Fashistë, gjermanë, Dhe këndova këngën S'e pushova këngën, o i vogël o partizan Dhe e këndova gjer në Çlirim: O, i vogël, o partizan, O Col i vogël, o shoku im. *** Po, ne Kënduam këngën e ditës: Karkaleci në majÑ‘ të grurit, Karkaleci në lëndinë Do ta djegim me vajguri Do ta djegim me benzinë *** Si thoni ju, TÑ‘ mos e digjnim karkalecin, Ta linim tÑ‘ na hante Grurin, Misrin, Blerimin; TÑ‘ mbeteshim pa bukë, Të mbetej i uritur atdheu, pa blerim Të mbetej fusha pa një fije bari të njomë Pa një vatër, pa një copë blerim? Po ne E dogjëm Karklecin kob Dhe gruri u tërbua, Si karkalecat edhe uria U përzhit, u dogj, u shkrumbua... Si thoni ju, tÑ‘ mos i kÑ‘ndonim shiut Kur binte njÑ‘ vesÑ‘ shi, Dhe zbukuronte Dheun Dynjanë, Dhe ne e masnim me metër, E bënim bluzë, triko, xhaketë, fustan. Fustanin Me pika, Plot me luleshqerra, Për fejesa, dasma, gëzime, Na e sillte si dhuratë, pranvera. Ne I kënduam, I thurÑ‘m poezi Kanalit tÑ‘ MyzeqesÑ‘: Ec e ec e s'ka tÑ‘ sosur, Ky kanali i MyzeqesÑ‘, Sa i gjatÑ‘ e sa i gjÑ‘rÑ‘, I çan fushat mes pÑ‘r mes. Si thoni ju, Të mos i këndonim kanalit Kanalit që e hapëm të uritur, pa bukë, Por e hapëm me këngë, me gojën e tharë Me gojën tone të zhuritur. Edhe pse adoleshent Edhe pse i mitur, Hapa dhe unë Kanal Në Çukas Dhe Vlashuk Që Fusha ime Myzeqare të jepte, Të gatuante, të piqte më shumë bukë... Si thoni ju, TÑ‘ mos i këndonim kanalit QÑ‘ bÑ‘ri tÑ‘ valëzonin grunajat, TÑ‘ shushurinte tÑ‘rshÑ‘ra, thekra, Që blerimi të merrte ngjyrÑ‘n më të blertÑ‘, QÑ‘ mbi grunoret tÑ‘ pluskonin fluturat Mbi pjatën e luleshqerrës Të zuzonte bleta Të thithte nektarin. Të ngarkohej me polen të artë Të të thithte nektarin e kulluar Të mjaltonte, të ëmbëlsonte gojën me mjaltë. Pse nuk shkruam për qiej të kaltër, Për flutura, për syrin e zi? Po si mund TÑ‘ këndonim ne, Si mund tÑ‘ shkruanim atëherë PÑ‘r qiej tÑ‘ kaltër e flutura Për buzën burbuqe, Për syrin e kaltër Për syrin e zi Kur fushës i thahej buza, Kur bujku,lutej për një pikë shi ? *** Ju Talleni, E shikoni me qesëndi Kombajnën e kuqe Ekskavatorin Gri... Por Ajo kombajnë, ai ekskavator GÑ‘zoi shpinat e bujqëve, Shpinat tona punëtore. Shpinat tona fshatare, Që jo vetëm gÑ‘zuan, Por shpërthyen Në ovacione, Në duartrokitje, në urra, Në thirrje të stuhishme pranverore. Shpinat shpëtuan prej draprit, kërrusja, Shpinat, kurrizet shpëtuan nga mundimi Shpatullat fshatare shpëtuan nga këputja *** TÑ‘ kalbur nÑ‘ plagÑ‘, S'mund t'i kÑ‘ndonim Kometave, Yjeve, HÑ‘nÑ‘s së re Që na kujtonte draprin Dhe, kurrizet ndjenin këputje. Kur hëna rritej dhe bëhej e plotë, Na kujtonte ajo misërniken e verdhë Që e shihnim netëve dhe s'e hanim dot; Si'mund t'i këndonim ne Zemrës, vetullës, Gjinjve; Syrit të kaltër, Dhe syrit Të zi, Kur vendi ulërinte Jo vetëm për bukën e gojës, Për dhe për më tepër, për më shumë liri... *** Për Luftën, U zure Sot Me militantë të rinj Në një kafene Megjithëse pas luftës, Bisedohet vetëm për qetësi Të zihesh, grindesh, s'ka përse! Korrik, 2008 qershor 2010 nentor 2014 FASLLI HALITI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |