VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DORIAN KOÇI DEL NË SKENË ME LIBRIN E TIJ TË PËRKRYER PËR ALI PASHË TEPELENËN
Nga NOVRUZ XH SHEHU

E Premte, 12.12.2014, 10:03am (GMT1)


Këto ditë ështeë vendosur në qarkullim libri "Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenes", prej studjuesit Dorian Koci...

Besoj se jo më shumë se thirrja e genit tepelenas, për të dhënë emblemën e asaj treve në një ndricim të ri, sesa një provim jo i vogël në fushën e përballjes së mendimeve intelektuale të studjuesve te ketij shekulli, kanë përqëndruar tërë fuqinë intelektuale, vëzhguese e deri ne krijuese e shkencore të këtij autori, që arriti tëë paraqitet me nje vepëër të beftë.

Them vepër e beftë, jo se kjo ështeë vepra e parë për Ali Pashën, e pa dyshim jo e fundit, por gjer më sot ende nuk kemi arritur të kemi afrimitetin me objektiven, me realitetin më të saktësuar, me ballafaqimin sado të dhimbshëm me historinë ashtu sic ka ndodhur.

Një qëndrim herë nën presionin e emocionit, herë të klaneve politike, herë të diplomacisë, herë të dritëshkurtësisë apo të largpamësisë, herë të pargmatizmit banal, ka lënë ende për të deëhiruar veprat e historiografisë shqiptare, për prejardhjen e Aliut të famshëm, për vendlindjen e tij,për arsyen e masakrës se Kardhiqit, ngjitjen në karjerën e tij duke ndricuar ndjeshëm kohën, kontradiktat, por edhe psikologgjinë e bashkëkohësve...

Për të ndriçuar më sakt, në tërë poret e poemës "Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës". studjuesi ka vendosur në rrethin e dytë të krahasimit, këngët e popullit, grumbullimet e Thimi MItkos por edhe të tjera të rezistuara gjer me sot....

Jo vetëm kaq. Mbas Metodës krahasuese në vlerat, të përbashkëtat, të vecantat, kontradiktat, të tre poemave, ai ndricon me studime, që mund të vlerësohen dhe si me vete vlerat letrare, vlerat stilistikore,vlerat kulturore e gjuhësore, etnografike të poemës "Gjenealogjia e Ali Pashe Tepelenes"...

Cdo studim, brenda veprës, ka zbatuar tërë parametrat shkencore, me një bibliografi të pasur, citime të duhura në vendin e duhur...etj

Kjo vepër mund të hyj me dinjitet në veprat elitare të historiografisë shqiptare, jo vetëm për fokusimin tek poema që po jepet e përkthyer mjeshtërisht në auditin shqiptar prej autorit, por edhe për mënyrën dhe objektivitetin shkencor...

Natyrisht ai s'mund ti shkeputet ploterisht admirimit per figuren e burrit që bëri epope e që ktheu vëmendjen e mijëra diplomatëve, shkrimtarëve e studjuesve në tërë kontinentin e më tejë, por kjo është mjaft e vogël para asaj që i ka dhënë auditorit.

Vlen të përmendet se stili i tij është mjaft poetik, i shkathet, elegant, tërë kopetence e potencë të një studjuesi të bindur për atë që shkruan.

NOVRUZ XH. SHEHU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.