VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LUTEJ VETËM LATINISHT
Poezi nga ADEM ZAPLLUZHA

E Shtunë, 12.13.2014, 09:58am (GMT1)



Adem Zaplluzha me bashkëshorten Sulltana në ekspozitën e 109 librave të botuar deri tani


LUTEJ VETËM LATINISHT


O Ati im më ndje
Mi falë gabimet nëse ekzistojnë
Të lutem më trego
Në cilën gjuhë të lutem
Unë flasë vetëm shqip

Nuk pata kohë për gjuhët e huaja
Më janë dukur të largëta
Një stërgjysh i imi dikur moti
Lutej vetëm latinisht
O At në gjuhë të huaj
Lutej im gjysh
Në një gjuhë që asgjë s' kuptonte

Mbase edhe vdiq duke u lutur
Dikujt që s'dinte se kujt po i lutej
I Ati im i Mirë
Edhe një tjetër gjysh prej nëne lutej
Në gjuhën turke dhe arabe

E tani unë nuk po i lutem më
Asnjë Hyji
As gjuhën time pagane
Nuk po e njehni o At
Mbase as edhe gjuhën shqipe
Kujt dhe si të lutem o At

ADEM ZAPLLUZHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.