E Enjte, 03.28.2024, 10:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SI U PUSHKATUAN 77 MIRDITORË NGA BRIGADA E 6-të PARTIZANE
(mbresa çasti që trondisin nga libri më i ri i Novruz Xh. Shehut, Jeta në Skanër)
Nga REXHEP SHAHU

E Hënë, 12.15.2014, 09:18am (GMT+1)


Në çdo 25 korrik, në fshatin Dukaj të Tepelenës, bëhet festë e madhe. Festohet pushkatimi i 183 mirditorëve nga brigada e gjashtë partizane e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. 77 mirditorë, xhandarë të batalionit "Vermoshi" të dërguar në Jug të vendit për rregull e qetësi, nga Ministria e Brendëshme e kohës, u pushkatuan pas luftimeve, pas betejës që thuhej se ishte bërë natën e 24 deri në agimin e 25 korrikut 1944. U pushkatuan pas betejes 77 robër mirditorë. 40 prej tyre u pushkatuan pasi u çveshën lakuriq, Pasi i pushkaatuan i mbuluan me gurë. Më pas shkuan qentë e Dukajt dhe i shqyen kufomat e tyre. 37 të tjerë, pjesë e 77 robërve mirditorë, i lidhën dorë për dore, i çuan në breg të Vjosës, i çveshën lakuriq, i pushkatuan me qetësi dhe i hodhën në lumë. Këtu shkëlqeu duke qëlluar me pistoletë mbi mirditorët robër Athina Xhani, derisa u lodh dhe e pasoi pistoletën. Qëllonte për të marrë hak për burrin e saj, heroin e popullit Mitro Xhani, i cili u vra nga një plumb në këtë betejë.

183 mirditorë pjestarë të batalionit "Vermoshi" të xhandarmërisë shqiptare të vrarë nga brigada e gjashtë partizane në Dukaj të Tepelenës.

Shkrimtari Novruz Xh. Shehu guxon dhe ia bën të njohur publikut këtë të vërtetë të dhimbshme. Ai bazohet në broshurën e Muzeut të Gjirokastrës, të autorit Sami Hadëri, të botuar në vitin 1971.

Në Dukaj të Tepelenës nuk kishte gjermanë në ato ditë të kësaj beteje. Gjermanët, thuhet, nuk kanë pranuar asnjëherë t'i bashkangjiten asnjë formacioni luftarak vendas se gjermanëve iu mjaftonte vetja e tyre në Shqipëri. Batalioni "Vermoshi" nuk ishte i përfshirë në luftë.

Autori Novruz Xh. Shehu veçse sa përcjell duke e cituar gjithkund broshurën e Muzeut të Gjirokastrës, broshurë e cila pohon se në Dukaj të Tepelenës u vranë shqiptarë me shqiptarë, në Dukaj të Tepelenës u vranë 183 mirditorë që ishin xhandarë apo policë të shtetit shqiptar, por nuk ishin formacion luftarak, nuk ishin të inkuadruar në asnjë bllok lufte, por ishin për të mbajtur qetësi, për të siguruar rend e qetësi siç mendohet dhe bën gjithkund policia apo xhandarmëria.

Në librin Jeta në Skanër pisket thirrja e autorit që e verteta të njihet. Që lavdisë së rreme t'i hiqet kurora. Që ata që pushkatuan robër civilë mirditorë, pa asnjë gjyq qoftë edhe formal, që i çveshën lakuriq e i pushkatuan, të mos mburren e të mos krenohen se kjo mburrje mund t'u kthehet në gjëmë. Se robër shqiptarë vetëm serbët vrisnin, ndërsa shqiptarët nuk vrisnin robër siç shkruajnë historianët e kronikanët e luftrave. Që pasardhësve të 183 djemve mirditorë t'u thuhet (nëse i kërkojnë), se ku i kanë eshtrat ata 183 djem të pushkatuar nga brigada e 6-të partizane. Që vrasja e mirditorëve nuk është luftë çlirimtare por luftë vëlla vrasëse. Që data 25 korrik të mos kujtohet si datë lavdie por si datë turpi.Se u pushkatuan 183 mirditorë, shqiptarë. Që kjo masakër makabre të mos bëje krenar asnjë të gjallë apo të vdekur. Që të mos guxojë asnjë monstër komuniste a postkomuniste t'i quajë viktima këto të masakruar prej partizanëve. Që këto 183 djem mirditotë të shpallen të masakruar dhe të mos vazhdojënë t'i përbuzin se kështu mund të na vriten policët sot (siç edhe na janë vrarë në Vlorë e gjetkë edhe në ditët tona). Që gjatë luftës çlirimtare ka patur edhe luftë civile ku janë vrarë shqiptarë prej shqiptarëve. Që e vërteta të njihet e të pranohet. Që konflikti të mos rrijë i ngrirë mes shqiptarëve... Që ta mësojnë njerzit se edhe në Dibër brigada e parë sulmuese u vra me dibranë kur s'kishte askund në Dibër as italianë e as gjermanë, se në Lusën e Buzëmadhe e Novosej të Lumës brigada e pestë vrau shqiptarë kur s'kishte asnjë italian apo gjerman. Që të mos shiten më përralla për trimëri partizanësh në luftë pa armë por "me thika e më vonë me granata për të kapë në befasi armikun", që të mos gënjehet kaq trashë e të shkruhet se "çdo dritare e shkollës është kthyr në qendër zjarri", kur nuk jemi të sigurtë a ka patur apo jo ende godinë shkolle aty në vitin 1944, që të mos mashtrohen fëmijët për "luftë partizane trup me trup apo luftë ballë për ballë mitraloz për mitraloz" se nuk i zë gjumi fëmijët dhe na qortojnë pse s'bëhën filma të tillë vizatimorë, që të mos këndohet më nëpër dasma e gëzime e mashtrime kënga e turpit e jo e nderit "Në Dukaj në Tepelenë / Filloi lufta e paprerë / Me gjermanë e me rrebelë / Rrebelët nga Mirëdita / Me llogore gjer te gryka /...
"Në relacionin që shtabi i brigadës së gjashtë i dërgonte shtabit të përgjithshëm të ushtrisë me 27 korrik 1944, ndërmjet të tjerave theksohej", thuhet në broshurën e Muzeut të Gjirokastrës, "se në Luftën e Dukajt të Salarisë armiku pati 183 të vrarë dhe robër. Ndërmjet të vrarëve dhe robërve ishin 4 oficerë xhandarmërie, shtatë nënoficerë, 12 gjermanë, 134 xhandarë dhe pjesa tjetër ballistë e bashkëpunëtorë të rrezikshëm të armikut".

Nga deshmitarët okularë Novruz Xh. Shehu ka mësuar se "mbas betejës janë pushkatuar mbi 40 vetë tek përroi i parë, tej Qafës së Duke, nga ana e Salarisë, të cilët meqë u nxorën nga qentë dhe meqë nisën të vinin erë, u dogjën me përrallë, një shkurre e përhapur në atë zonë...

Ndërsa 37 vetë i lidhën dorë për dore dhe në varg i shpunë rreth tre orë larg, në Rrepet e Dervenit, duke i hedhur në lumin Vjosë e duke i pushkatuar e mbuluar, mbasi ju xhveshën rrobat dhe mbasi qentë i shqyen dhe ujrat e dimrave i rrëmbyen".

Urime Novruz Xh. Shehu dhe mos u ndaltë më së punuari skaneri yt për të zbuluar vatrat kanceroze të urrejtjes që mbolli komunizmi në trupin e kombit tonë.

REXHEP SHAHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LUTEJ VETËM LATINISHTPoezi nga ADEM ZAPLLUZHA (12.13.2014)
SHTËPIA E BRAKTISUR!Tregim me motiv nga lufta e Kosovës në Gollak në fshati DabishecNga ASLLAN DIBRANI (12.12.2014)
DOSJET PESËQINDVJEÇAREProzë nga REZART PALLUQI (12.12.2014)
JERONIM DE RADA - 'KËNGË TË MILOSAOS' - shqip dhe arbërisht (12.12.2014)
DORIAN KOÇI DEL NË SKENË ME LIBRIN E TIJ TË PËRKRYER PËR ALI PASHË TEPELENËNNga NOVRUZ XH SHEHU (12.12.2014)
Tirana Observer - ARTUR VREKAJ, NJË ZË SHQIPTARO-AMERIKAN PËR HAPËRIMIN E KOMBIT (Intervistë) (12.12.2014)
QANTE SI FËMIJË LUMI MITIKADEM ZAPLLUZHA – Katër poezi nga libri “Mbi flokët e ullukëve” (12.11.2014)
LE TE LUTEMI PER SHKRIMTAREN ROZI THEOHARI (12.10.2014)
JERONIM DE RADA DHE ROLI I TIJ NË ZHVILLIMIN E ALBANOLOGJISË GJERMANENga INA ARAPI (12.10.2014)
TRISHCikël me poezi lirike nga PËRPARIM HYSI (12.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]