VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GRIHIJET E AGIMEVE SHQIPTARENga QERIM SKËNDERAJ

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 01:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
GRIHIJET E AGIMEVE SHQIPTARE
Nga QERIM SKËNDERAJ

E Enjte, 12.18.2014, 08:46am (GMT+1)


Grija nuk përbën një ngjyrë më vete. Ajo përftohet nga përzierja e të zezës me të bardhën, qëndron në mes të tyre dhe në këtë mënyrë i mungon si njërës, ashtu edhe tjetrës. Shqiptarët duke menduar më shumë bardhë e zi e kanë pranuar, janë ambietuar me të, i janë përshtatur. Gjithmonë kanë ecur nën një hije-gri si ajo e fundvjeshtës, e cila herë anon nga e errëta, e herë nga drita. Asnjëherë nuk ka shkëlqyer të marrë ngjyrat e dritës dhe asnjëherë nuk është errësuar të humbasë orientimin. Ngjanë me një mug të dendur që shfaqet në mbremje ose në të gdhirë. Në mbrëmje, mbetet thjeshtë një muzg që vazhdon të ngryset pa arritur pikën e shuarjes nga errësira e natës, ndërsa në të gdhirë, një agim që nuk e ngrohin kurrë rrezet e arta te diellit. Hija i rri si çadër gjigande duke i prerë rrugën, sipas rastit, shkëlqimit apo skëterrës. Disa vezullime të rralla, por shumë të forta, i kanë mjaftuar të mbijetojë në një fundvjeshtë të gjatë me erëra dhe shira të pandërprerë, që kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme. Hija mbetet përherë një gri e zënë. Një horizont i ngushtë e i mbyllur. Një tejqyrje vështirësisht e depërtueshme...

Ka njohur pesë agime të mëdhenj. Të parit i dha dritë e emër Kruja me kryetrimin e mesjetës, icili i tha ndal errësirës së gjatë, më makabre të njohur deri atëherë. Të dytit, i dha dritë Vlora me shkëlqimin e sajë, prirë nga plaku i bardhë dhe i mençur që i tregoi botës se dielli muk ndriçonte vetëm në perëndimin e largët. Të tretin e fshiu mga bloza dhe shkrumbi nazi fashist, fitorja e luftës për çlirim. Ky ndriçoi të gjithë trupin e Shqipes, por jo krahët. Të tre këta agime ndriçuan në fundin e vjeshtës, në një mot të vrejtur me re të rënduara, që e bënin edhe më gri hijen e stinës. Ndriçimi i tyre edhe pse i shoqëruar nga një fllad shumë i ndjeshëm, që përkëdheli mjaftueshëm të gjithë popullsinë e lashtë, nuk mundi të shpërndante dot retë e dendura per ti dhënë hapsirë diellit të ndryshonte klimën e t'i jepte udhë një jete me dritë e ngrohtësi. Hija nuk e lëshoi pushtetin e sajë duke e ruajtur me fanatizëm si nga dielli, ashtu edhe nga errësira. Për shekuj të tërë, njerzit vazhdonin të jetonin në hije.

Një agim tjetër, i katërti, bëri dritë në dimër, në dhjetor, sa nisi dhjetëvjeçari i fundit i shekullit të shkuar. Ndriçoi pas pesëdhjetë vjetësh me një dritë "ndryshe" që u duk se do të ndriçonte gjatë, meqënse erdhi edhe në një stinë tjetër. Grija u përshkua nga nuanca të forta të së blertës dhe u mendua se shumë shpejtë, retë e vjeshtës do të shpërndaheshin për t'i lënë vendin diellit, i cili pritej si shpëtimtari që do ta fuste edhe Shqipen në zonën e vendeve me diell. Nuancat e blerta, në vend që t'i bashkoheshin dritës së diellit, u shkrinë dhe u bënë një me hijen e reve. I gjithë vendi vazhdon të jetoj njësoj si më parë, në hije.

Agimi i pestë ishte më i shumëprituri. Ai erdhi bashkë me shekullin e ri duke i dhënë dritë dhe jetë krahut verior të Shqipes. Erdhi në dimër, pas dimrit më të gjatë e më të egër që kishte njohur i gjithë trupi i sajë. Por ndërsa trupi jetonte e ecte nëpër gritë e gjata të vjeshtës, ky krah dergjej në muzg. Në një muzg që shkonte gjithmonë e më shumë nga errësira, drejt shkrirjes së plotë me të. Kështuqë agimi që zbardhi pas një tufani me erë të fortë e shira te rrëmbyeshëm, ishte më fatlumi. E nxori këtë krah nga muzgu, në hije.

Pas pesë agimesh, Shqipja vazhdon të jetojë nën të njëjtën hije, por me një krah më shumë. Krahun tjetër, atë jugor ja ka zënë pesha e rëndë e padrejtësisë. Ka gjashtëdhjetë e pesë vjet që përpiqet t'ja këpusi fare. Vetëm me një krah nuk mund të ngrihet në hapsirë për të shpërndarë retë e të shikoj përtej horizontit. Edhe pse është shpendi më i fortë fluturues, deri tani, nuk është parë e dëgjuar të fluturoj me një krah të vetëm. Duhet të shfrytëzoj të gjitha mundësitë ta liroj nga pesha atë krah, ta shpëtoj nga plaga e rëndë që ka marrë. Liria e tij do të sjellë agimin e gjashtë dhe të fundit që do ta zhveshë nga hija gri e fundvjeshtës, e cila e ka mbeshtjellë prej shekujsh. Rrezet e diellit do tu japin dritë syve për të zbuluar e gjetur më të mirën, ata që grihija e gjatë ja ka mohuar deri tani. Do ta nxjerrin në bregun e përtejmë ku drita është dritë e vërtetë, errësira errësirë, dhe ngjyrat plotësojnë spektrin e plotë të ylberit në tablo origjinale e shlodhëse, pa nuancat e sforcuara të shtirjes artificiale.

Firenze, 2010

QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË BUKË LAJTHISH KUJTIMIN PJEKPoezi të reja nga QAZIM D.SHEHU (12.17.2014)
SKËNDER DRINI - KREDENCIALET E KULTURËS DHE TË KOMBITNga MOIKOM ZEQO (12.17.2014)
POEMA 'DIELLI DHE RRËKERAT' E FASLLI HALITIT - DHE NJË KRITIKË APOKRIFE PËR POEMËNNë 42 vjetorin e botimit të saj për herë të parë në 'Zëri i Rinisë' (12.16.2014)
SI U PUSHKATUAN 77 MIRDITORË NGA BRIGADA E 6-të PARTIZANE (mbresa çasti që trondisin nga libri më i ri i Novruz Xh. Shehut, Jeta në Skanër)Nga REXHEP SHAHU (12.15.2014)
LUTEJ VETËM LATINISHTPoezi nga ADEM ZAPLLUZHA (12.13.2014)
SHTËPIA E BRAKTISUR!Tregim me motiv nga lufta e Kosovës në Gollak në fshati DabishecNga ASLLAN DIBRANI (12.12.2014)
DOSJET PESËQINDVJEÇAREProzë nga REZART PALLUQI (12.12.2014)
JERONIM DE RADA - 'KËNGË TË MILOSAOS' - shqip dhe arbërisht (12.12.2014)
DORIAN KOÇI DEL NË SKENË ME LIBRIN E TIJ TË PËRKRYER PËR ALI PASHË TEPELENËNNga NOVRUZ XH SHEHU (12.12.2014)
Tirana Observer - ARTUR VREKAJ, NJË ZË SHQIPTARO-AMERIKAN PËR HAPËRIMIN E KOMBIT (Intervistë) (12.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]