VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TUPIPërrallë nga MIMOZA DAJÇI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:49am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
TUPI
Përrallë nga MIMOZA DAJÇI

E Premte, 12.19.2014, 09:52am (GMT+1)


Tupi eshte komshiu im, jetojme ne nje kat. Eshte nje qenush i lezetshem, lozonjar e i sjellshem me banoret e pallatit. Shkojme mire me familjen e tij. Prindet e kane te vetmin djale e bejne shume pas tij. Ku, nuk e kane rregjistruar, neper te gjitha kurset e klasat e mundshme. Kur te rritet Tupi thone ata, te jete i afte per jeten, e mos ti trembet syri per asgje.

Sapo mbushi tre vjeç e rregistruan ne piano e ne balet. Ndersa ne moshen 5 vjeçare kur filloi shkollen fillore e rregjistruan ne tenis, not, volejbol, basketoboll, yoga, peshengritje e ne taekwondo. Kur kthehej Tupi ne shtepi pas shkolle ndihej shume i lodhur. Nuk dinte se cfare te bente me pare, te lahej te pastrohej, te hante, te flinte apo te pregatiste detyrat per te nesermen.

Nje dite i kishte ardhur mysafire gjyshja, e ema e babait.

Ai sa u ul ne tryeze te hante syte i nguli pa dashur diku ne nje pike, e gjuha i kishte dale jashte.

- Çfare ke keshtu qe mendohesh - e pyeti e shqetesuar gjyshja?

Tupi ishte perqendruar aq shume tek pika ku i kishin ngelur syte, sa nga hutimi nuk i dha pergjigje as gjyshes. Ajo i foli perseri.

- Ham, ham, Tup i dashur - i tha ajo, se e dinte qe Tupit i pelqejne shume ledhatimet - cfare ke keshtu, nuk me dukesh mire.

- U me fal gjyshe, me kishin mbetur syte ne nje vend. Po mendoj se cfare te bej me pare per neser, detyrat e matematikes, abetares, gjuhes, te perfundoj nje projekt te punes se dores, apo te bej gati rrobat e taekwondos?

- Po sot, a shkove ne not e ne piano - e pyeti perseri ajo?

- Po, mi gjyshe shkova si nuk shkova - i thote ai dhe rrotullon koken sa majtas djathas sikur i binte notave te pianos e dukej sikur kerkonte dicka i shperqendruar.

Duke pare kete situate gjyshja i thote prinderve te tij, djalit e nuses.

- Ham, ham, mesa shikoj djalin e keni shume te ngarkuar me mesime e aktivitete te tjera jashteshkollore, ai duket shume i lodhur, prandaj duhet ta largoni nga disa kurse, per te perballuar shkollen me sukses.

Ata pane ne sy njeri tjetrin, nuk u pelqeu mendimi "Ham, ham" i gjyshes. Argumentuan, debatuan e me ne fund rane dakort me "Ham, ham-et" e saj.

Qe ne pamje te pare Tupi te le pershtypjen e nje qenushi inteligjent, por ngarkesat e teperta e lodhin shume. Eshte i bardhe, me pulla te murme, sycka te zinj si geshtenje mali. Kur bie bore rrokulliset si top neper kodrat e parkut e kenaqet duke vrapur e lodruar me shoket e tij.

Eshte i dashur me prindet, shoket e shoqet e klases. Nje here beri edhe nje heroizem ne palzh, ku kishte shkuar me prindet ne fundjave, shpetoi nje vajze te vogel qe ishte duke u mbytur nga dallget e oqeanit. Hero e quajten, i dhane edhe medalje. Veshur me kostum te zi e me papjon ne qafe shkoi me prindet ne ceremoni.

Por Tupi eshte i thjeshte, nuk eshte mendjemadh, medaljen ia dhuroi gjyshes, sepse ajo e shpetoi nga kurset e teperta qe e prisnin çdo dite.

New York
Dhjetor, 2014


MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR ARSHI PIPA JOSHEJ NGA SHKRIMET E DE RADËS (12.18.2014)
GRIHIJET E AGIMEVE SHQIPTARENga QERIM SKËNDERAJ (12.18.2014)
NË BUKË LAJTHISH KUJTIMIN PJEKPoezi të reja nga QAZIM D.SHEHU (12.17.2014)
SKËNDER DRINI - KREDENCIALET E KULTURËS DHE TË KOMBITNga MOIKOM ZEQO (12.17.2014)
POEMA 'DIELLI DHE RRËKERAT' E FASLLI HALITIT - DHE NJË KRITIKË APOKRIFE PËR POEMËNNë 42 vjetorin e botimit të saj për herë të parë në 'Zëri i Rinisë' (12.16.2014)
SI U PUSHKATUAN 77 MIRDITORË NGA BRIGADA E 6-të PARTIZANE (mbresa çasti që trondisin nga libri më i ri i Novruz Xh. Shehut, Jeta në Skanër)Nga REXHEP SHAHU (12.15.2014)
LUTEJ VETËM LATINISHTPoezi nga ADEM ZAPLLUZHA (12.13.2014)
SHTËPIA E BRAKTISUR!Tregim me motiv nga lufta e Kosovës në Gollak në fshati DabishecNga ASLLAN DIBRANI (12.12.2014)
DOSJET PESËQINDVJEÇAREProzë nga REZART PALLUQI (12.12.2014)
JERONIM DE RADA - 'KËNGË TË MILOSAOS' - shqip dhe arbërisht (12.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]