E Martë, 03.19.2024, 09:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
RRËZË SHELGUT TË PIKËLLUAR QANTE DITA
Cikël poezish nga ADEM ZAPLLUZHA

E Shtunë, 12.20.2014, 05:56pm (GMT+1)



MBI FLOKËT E ULLUKËVE

Kur patëm kohë t'i shprehim
Dobësitë tona
I vramë stinët para se të vinte bora
Dimri ishte një trishtim i ri për ne

Kallkanët e kristaltë vareshin buzë çative
Kur acari kalonte lakuriq
Nëpër shëtitoret e qytetit
Vashat i gjuanin në kontejner
Qeskat e najlonit me shiringa të  përdorura

Si pjalm bore lëshohej një lloj shtreze
Mbi flokët e ullukëve
Dimri veç kalonte rrugën e tij të gjatë
Kishte disa punë të pakryera me pranverën

Me një pallto të bardhë prej bore
Një dorë e fuqishme
I mbulonte mollët te kajsishtat
Pranvera si një lulebore
Pritet diku në fund të rrugës
Të çeli sërish një lule e re
Në shpirtin e madh të një peme

DIKU NË NJË HAN TË VJETËR

Medet nuk isha në gjendje
Që t'i shalojë kuajt e egër
Nata më rrëmbeu  
Trishtueshëm më rrëmbeu
Si nëna foshnjën
Dhe iku me një grusht malli në shpirt

Mëngjesi ishte diku larg
Shumë më larg
Se sa mendimet e mia të këputura
baballarët  pritnin në shtigjet e fjalëve
Që sa më parë
Të kthehen mërgimtarët

Ky gur i murrmë në trastën e kujtesës
Mbrëmë i përjetoi
Ofshamat e Drinit të Bardhë
Qante si një fëmijë ky lumë mitik
Nën rrënjët e shelgut të pikëlluar qante dita

Në shtegun e fjalës s'pushonte një tupan
Qante edhe honi i mbushur
Me pikëllim
Diku në një han të vjetër
Si trishtimi i shpirtit të lahutarit
Cijate një lahutë e vjetër

POETI I VËRTET

Fjala e poetit
Peshon më shumë se guri i Sizifit
Ai në heshtje bluan shpirtin e erës
Dhe nga fjalët e tij lindin vetëtimat

Kalorësve të verbër ua dhuron sytë e vet
Dhe si mjegullat hingëllon
Kur takohet me padrejtësinë
Më shumë se çdo gjë
I urren lajkat

Si uragani qesh
Me dyfytyrësinë e njerëzve
Është në gjendje ta pështyj diellin
Nëse nuk i ndriçon
Të gjitha pemët mbi tokë
Gjuan zotin me gur të stralltë të atdheut

Askujt nuk i përkulet për pekule
Shqelmon kurorën e famës
E cila s'ekziston në mendjen e tij
Poeti i vërtet
Edhe kur është në qivur
Ecën vertikalisht
Si rrapet e atdheut të tij

NË NJË DIMËR TË TILLË

Kur binte ajo borë e kuqe
Ne si minjtë vraponim nëpër shtëpi
Magjet ishin të djegura
Si kallamishtet e misrit në vjeshtë

Më shumë luteshim për një kafshatë buke
Se sa për Zotin
I cili na dukej i huaj
Ose as që nuk ekzistonte
Në zorrët tona të zbrazëta

Mbase ishte i ngimë
Sa që kur binte terri i zi i dimrit
I dëgjohej gogësima
Si ulërima  e ndonjë bishe të tërbuar

Në një dimër të tillë
E të gjatë
Kishim kohë ta bluanim
Edhe strallin

I urituri nuk pyet se si ta kapërdij kafshatën
Por a mund të gjejë diku
Në grumbujt e mbeturinave
Ndonjë krodhe buke
Që në netët e gjata t'i bëjë ballë dimrit
ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ROMANI SI NJË DEZHAVY E NJË JETE(Mbi romanin “Ankthi i së vërtetës” të Mjeshtres Madhe të Penës Vilhelme Vranar (Haxhiraj)Nga VLADIMIR MUÇA (12.20.2014)
ATDHEU NIS TEK ZEMRA- poemë për shpërnguljenNga RRUSTEM GECI (12.20.2014)
KUR PEMA BIE NËN PEMËRomani " Pavijoni i "filozofëve" të Ilinden SpassesEsse nga PËRPARIM  HYSI (12.19.2014)
JO REQUIEM - PËR SKËNDER DRININ, I FUNDMI I DISIDENTËVENga ZIJA VUKAJ (12.19.2014)
'NË KUJTIM TË ROZIT - ANTONI'Nga ANTON ÇEFA (12.19.2014)
TUPIPërrallë nga MIMOZA DAJÇI (12.19.2014)
KUR ARSHI PIPA JOSHEJ NGA SHKRIMET E DE RADËS (12.18.2014)
GRIHIJET E AGIMEVE SHQIPTARENga QERIM SKËNDERAJ (12.18.2014)
NË BUKË LAJTHISH KUJTIMIN PJEKPoezi të reja nga QAZIM D.SHEHU (12.17.2014)
SKËNDER DRINI - KREDENCIALET E KULTURËS DHE TË KOMBITNga MOIKOM ZEQO (12.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart]