E Enjte, 04.25.2024, 02:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
SOKRATI MIGJENIAN DHE DERRI I KËNAQUR
Esé kushtuar Moikom Zeqos
Nga PETRO LUARASI

E Hënë, 12.22.2014, 11:09am (GMT+1)


Moikom Zeqo është shembull i njeriut të fismë,atdhetarit të përkushtuar dhe intelektualit të kompletuar në talent e dije. Zemërbardhësinë e tij e kemi parë dhe ndeshur në halle e gëzime, kur ka qenë funksionar I rëndësishëm i shtetit si dhe i papunë me pullë të kuqe. Pavarësisht gjendjes personale a familjare, financiare a shëndetësore, kurdoherë i është gjendur atdheut, vegjëlisë e idealit atdhetar. Veprimtaria e tij letrare e kulturore përfaqëson vlera kolosale në kohë sfidash parimore. Kurdoherë e ka përbuzur "˜'kulaçin'' dhe servilizmin e puthadorëve duke i rezistuar me dinjitet e burrëri kërbaçit politik e burokratik. Në ditët e sotme ai përbën shembullin e idealistit të keqtrajtuar për bindjet e tij të majta. Personalisht nuk mund të mos përmend aktin e tij burrëror në mbrojtjen e vlerave të luftëtarëve të parë antifashistë të luftës së Spanjës duke ideuar dhe rezervuar për herë të parë fonde, ambjent dhe stenda dinjitoze për evidentimin dhe nderimin e tyre në pavionin e luftës antifashiste nacionalçlirimtare. Në këtë mision atdhetar e shkencor ai mbrojti me vendosmëri idealin dhe vlerat historike të çlirimit të atdheut. Por ai është edhe një nga më të shquarit studjues e mbrojtës të vlerave migjeniane. Deri tani nuk është kujtuar asnjë burokrat ministrie, bord shoqate a komision çmimesh për profesionalizmin, aktivitetin dhe veprat e tij cilësore. Ndaj po ia dedikoj këtë shkrim modest Sokratit migjenian në përballjen e tij fisnike me derrat e kënaqur.


"˜'Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun­''

Dihet e stërnjihet tarafi e hatëri në vlerësime, shpërblime, ofiqe e dekorata, me standarte të shumëfishta dhe shkapërdredhje meritokracie, sikurse e ka shprehur me ndonjë fjalë tjetër, popullorce, mendjendrituri Dritëro, përcudnimin e vlerave. Ende pa nisur viti bitis reklamimi dhe shpërblimi për filanfistekun e preferuar. Na e ndyen corbaxhinjtë edhe këtë vit jubilar të krenarisë së ligjshme atdhetare të fitores mbi pushtuesit nazifashistë, të përkujtimit me dinjitet të dëshmorëve, të trajtimit me përgjegjshmëri të vlerave historike dhe luftëtarëve trima atdhedashës. U përmbysën edhe kriteret e vlerësimit të cmimeve letraro-kulturore. U zgerlaqen njerezit, parimet e vlerat, u çorren faqe e u shkulen floke, ustallaret ia gjeten mendjen edhe sherrxhinjve sipas postulatit poetik "˜'Dardha e ka bishtin prapa'': "˜'Përreth qypit me dollarë, jepni shpirt o "˜'atdhetarë"˜', qar' i langos jet' e mot , jua ka mbushur xhepat plot''.
 
Me rastin e 70-vjetorit të çlirim"pushtimit" u ofroj "˜'pashallarëve komunistokolaboracionistodemokratë'' të harremit "˜'titull-kolltuk-para-lavdimani'', pa dallim feje, krahine e ideje, perlën migjeniane "˜' Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun'' tok me indulgjencën "Rrno vetëm për me tregue":
Migjeni shkroi dikur tek "˜'Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun'':
"˜'Një alternativë me dy ftyra, siç janë të gjitha alternativat. Tue u krue mbas veshi, rri njeriu përpara alternativës; dy ftyra mbrapa nji ftyre asht Sokrati i vuejtun me rropatmet e veta e mbrapa së dytës ashte derri i kënaqun me trup të rrumbullakët të vetin. Te Sokrati nuk ke çka shef: dy sytë të tretun në rrashtë, disa shkarravina të palexueshme dhe një trup me do gjymtyrë të zhgatrrueme e pa asnjë vijë harmonike; e te derri ke çka shef: at frotë të kombinuese mbas rregullave strikt estetike, e sidomos që të kënaqë synin aj trup i majun e i shndoshë e me andje zhigatuni, dhe në fund ai bisht i përculluem në flakën e bukurisë hyjnore. Rri njeriu përpara kësaj alternative tue u krue gjithnji mbas veshi, ku e ha dyshimi se nuk di se ç'ftyrë të zgjedhi.... Ç'bani njeriu me alternativën? ... njeriu u ba batakçi. Ndroi ftyrat: ftyrën e derrit ja vu Sokratit, e ftyrën e Sokratit ja vu derrit e në këtë të mbramin u mushniue vetë...Mbet Sokrati i vuejtun me ftyrën e derrit dhe mbet të vuejë edhe mbas vdekjes së vet...Por ka i herë njeriu nuk mund të mshehi cilsinat e derrit dhe na paraqitet ashtu siç asht. Kështu njeriu kalon nëpër shekuj. Në vend që të naltsohet ndër sfera të kullueta e të shklasi prej hyllit në hyll me hapa përparimi njeriu poshtnohet e bahet derr dhe Sokratin e dëbon të fyem, tuj ja vu maskën e derrit.Q'ashtu njeriu ja luejti lojën. Kujt? Vehtes, vehtes! bërtet morali prej mërgimit.''

Por ka nga ata që duan ta varrosin përjetësisht "˜'poetin e mjerimit'' tok me konceptin e tij sokratik mbi të rolin e fakteve dhe të logjikës.

Ithtarët e propagandës demokratike të çmitizimit të kulteve politike e historike, tok me Gjergj Kastrioti/Skënderbeun. na e paskeshin përjashtuar kultin e martirëve të fesë nga objektivi i tyre, mbi kreun Janullatos të autoqefalisë ortodokse dhe yllin e pashuar të martirizimit franceskan, Flamurtar e Nderi Kombëtar Zef Pllumi, autor i kryeveprës së të gjitha kohërave "Rrno vetëm për me tregue".

Në lidhje me fitoren dhe fitimtarët antifashistë, femrat luftëtare, ndjesitë fetare katolike e myslimane dhe opinionin popullor atje shkruhet:
"˜'29 nandori gdhini ditë e zymtë dhe e ftohtë...Për hir të së vërtetës, duhet dishmue se popullsia katolike e qytetit nuk merrte pjesë n'atë manifestim, përveç ndonji personi të rrallë, që njihej si prokomunist, ndërsa nji pjesë e madhe e popullsisë myslimane, veshë në tesha festet, jepte dukjen e nji pritje të gëzueshme. Ushtrija partizane e veshun me gjithnduer uniformash të hueja, paraqitej si nji ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e untë. Çka bante ma shumë përshtypje ishin partizanet.
Çfarë nanash mund ishin ato femna me pushkë në krah? (!!!!!!!!!)
Ndër kazerma nuk kishin çka me ba, mbasi nuk kishin as rroba fjetje, as ushqime, prandej i shpërndanë nëpër familje: dikund 3, dikund 6-7. Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazitë. Por nuk ishin rob Zotit: këqyrshin me tinzi nëpër shpija nëse mund gjejshin ndonji gjerman ose "reaksionar" të mshehun. E para punë që banë qe vumja në funksionim e burgjeve, të cilat u mbushën plot e përmajë me njerëz të pafajshëm. Nuk kishin bukë me u dhanë, prandej duhej t'ua çojshin familjet, përndryshe vdisshin. Ushqimet që u dërgojshin familjet ishin ma shumë për partizanët e unshëm, se për ata të mjerët e torturuem.'' (!!!!!!!!!)
(http://www.fjalareview.com/2012/10/kisha-ne-kopsht-te-gethsemanit-at-zef-pllumi/)

Në këto dy dekada të proceseve demokratike, krahas demaskimit të krimeve të diktaturës dhe rivlerësimit të viktimave të pafajshme, po vërehet edhe riaktivizimi dhe fuqizimi i klaneve revanshiste, që synojnë imponim me dasi politike, fetare, krahinore e gjuhësore. Ndërsa "˜'harrohen'' krimet e tradhëtitë dhe kërkohen favore si shtresë "˜'oxhaqesh të privilegjuar'', "˜'mëshira kristiane'', reabilitimi e madje hyjnizimi, për pasardhësit e fitimtarëve antifashistë ushtrohet terror psiqik, politik e ekonomik. Vetëm po të dëshmojnë pendesë të thellë, të zbulojnë prova dhe të propagandojnë "˜'krimet'' e nënave dhe baballarëve, motrave dhe vëllezërve , apo paraardhësve të tyre "˜'tradhëtarë"˜', nga kohët e "˜'qyqeve''mbretëreshës Teuta apo princeshë Mamica Kastriotit, Shote Galicës apo Margarita Tutulanit, të luftës kundër "˜'miqve shekullorë"˜', atëhere po, jepen "˜'bekime e dhurata me ofiqe e dekorata''.

Në të kundërt, paçin veten me familje në qafë, le të vuajnë si Sokrati migjenian.

PETRO LUARASI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JEHONA DHE DILEMAT E NJË POEMEEsé për poemën 'Dielli dhe rrëkerat' të Faslli HalititNga QERIM SKËNDERAJ (12.22.2014)
MËNGJESET E BARDHA NË KAFE 'ROSTAND'Esse nga PERPARIM HYSI (12.21.2014)
PËRMIRËSOHET NDJESHËM SHËNDETI I SHKRIMTARIT TË SHQUAR NAUM PRIFTI (12.21.2014)
RRËZË SHELGUT TË PIKËLLUAR QANTE DITACikël poezish nga ADEM ZAPLLUZHA (12.20.2014)
ROMANI SI NJË DEZHAVY E NJË JETE(Mbi romanin “Ankthi i së vërtetës” të Mjeshtres Madhe të Penës Vilhelme Vranar (Haxhiraj)Nga VLADIMIR MUÇA (12.20.2014)
ATDHEU NIS TEK ZEMRA- poemë për shpërnguljenNga RRUSTEM GECI (12.20.2014)
KUR PEMA BIE NËN PEMËRomani " Pavijoni i "filozofëve" të Ilinden SpassesEsse nga PËRPARIM  HYSI (12.19.2014)
JO REQUIEM - PËR SKËNDER DRININ, I FUNDMI I DISIDENTËVENga ZIJA VUKAJ (12.19.2014)
'NË KUJTIM TË ROZIT - ANTONI'Nga ANTON ÇEFA (12.19.2014)
TUPIPërrallë nga MIMOZA DAJÇI (12.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]