VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PASTAJ LOTI IA MBYLLI SYTË
Cikël hajku nga LULZIM LOGU
Nga libri i ri “ Dashni pa zë”

E Enjte, 12.25.2014, 10:30am (GMT1)



...
S'mund ta lë hajkun
Pa shkruar prapë
Verë dashnie...
...
Dridhem kur kujtoj
Se s'vjen tjetër
Ishe ditënata ime...
...
Honet e mosthënjes
Pengu im mbetur
Ku thyej qafën...
...
Hëna e verdhë
Si shpresë e varur
E shuajnë retë...
...
Krishtlindje pa borë
Mungesa jote e shton
Trishtimin...
...
Akoma  sjell dhurata
Natën luaj babadimrin
Dhe gënjej veten time...
...
Macen e  zë gjumi
Mbi zëmrën time
Tretet  aritmia...
...
E ndjeu vdekjen
Më flihet, tha pastaj
Loti ia mbylli sytë...



...
Lotin marr si kujtim
E kthej puthje
Në buzën e rreshkur...
...
Sa herë e puthja
Më dukej e fundit
E puthja prapë...
...
Diell mbi dëborë
Pikë mbi i'
Shkundet fjalia...
...
Vazhdoj duke të dashur
Ta shlyej hezitimin
E dikurshëm...



...
Të thoja të dua
Sa vështirë e kisha
Shituar bukurie...
...
Ka shkuar vonë
Ta mendoj kthimin
S'ka qiell tashmë...
...
Loti s' numërohet
Kur rreknehet
Prej zemre...
...
Arushët e kuq
Në pemën e krishtlindjes
Përpijnë dritën...



...
Zogjtë hanë troha buke
Pas pak bie borë
Ata ndjellës...
...
Verbërisht të dua
Anipse e di
Do humb sytë...
...
Shoh me zemër
Atë që ndjej
Qartësi diell...
...
Veriu ulërin si ujk
I çartur urie
A mos jam preja?!...



...
E pashë ujkun përballë
Sytë e kaltër, të bukur
Por s'u mashtrova...
...
I egër, apo i butë
Kjo është çeshtja
Si të mbijetosh?!...
...
Jam lazdruar dashnie
Kthehem fëmijë
Vrapoj zbathur...
...
Zbathur e ndjeja
Zjarrminë dikur
Tash ftohjen...

LULZIM LOGU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.