VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PIKA E MADHE E GJAKUT
RRUSTEM GECI - 50 vjet krijimtari, rreth 30 mijë vargje, 17 libra, dy mijë poezi, 26 poema. Ky është kontributi i tij dhënë Letërsisë sonë të bukur!..

E Djelë, 12.28.2014, 11:03am (GMT1)



Nuk ka nevojë për kryengritje
As për thirrje për të ngre krye
Duhet ta mbledhim mendjen
Para të nderuares , pavarësi

Degët që nga trungu vuajnë
Prej rrënjëve e kanë zemërimin
Lisi nuk është më pak ujor
Se pemët e tjera dhe bimët

Ne jemi lindur për të jetuar
bisedonin kallxuesi dhe kryefjala
liria ka nevojë të kremtohet
Me forcën poetike të dashurisë

Fal teknologjisë moderne të
kohës, prekim qiejtë planeteve
dhimbjet tona janë të mëdha
të mëdha janë dhe lumturitë

Kosovë, përpiqu të mos jesh e
e mundur, nga babëzitë e bijve
tuaj. Babëzia është armiku yt
nuk njeh sintaksë as metaforë

Në një fletë të gjelbër peme
Mbjellur e kam lulekuqen time
ajo dorën e ka të tërën tek ju
dhe rrënjët të thella në tokë!..

RRUSTEM GECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.