VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VESA
Poezi nga JUAN RAMON JIMENEZ
Përktheu: FASLLI HALITI

E Shtunë, 01.10.2015, 10:29am (GMT1)


Juan Ramón Jiménez

                          

                         1881 - 1958

             



Juan Ramón Jiménez Mantecón (Moguer, 24 dhjetor 1881 - San Juan, ( 29 maj 1958) ishte një poet spanjoll. Merr Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1956. Ishte një nga intelektualët më të rëndësishëm.



VESA

Erdhe tek unë
siç del bajamja e papjekur në mars,
trëndafil, mëllagë, borë në fushë,
në tokën e zezë ende,
oh pranverë e pranverës!

Më vonë,
pranvera nuk ishe më ti, nuk ishe më ti!

16.

Zemra ime e përndriste krejt atë,
dhe pranë meje ishe ti,
pa e ditur,
me dritën time...

17.

Gjumi është si ura
që shkon nga e sotmja tek e nesërmja.
Dhe si ëndërr nën të,
rrjedh uji.  

18.

Lule brilante e ëndrrës,
brenda lules sime;
trëndafil i kulluar i qiellit,
jo i gatshëm të çelësh i tëri
në ftohtësinë e agimit!

Përktheu: FASLLI HALITI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.