E Enjte, 03.28.2024, 10:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
FESTA E ESHTRAVE - poezi me rastin e kthimit të eshtrave të Isa Boletinit në Kosovë
- Isa Boletini, në veten e parë
Nga RRUSTEM GECI

E Premte, 01.16.2015, 03:34pm (GMT+1)


Hapeni rrugën njerëz të flamurit
Hapeni rrugën njerëz të nderuar
jam Isa Boletini trim i kryeherit
Me vete i kam të gjitha betejat

Këtë liri që gjaku ynë e mbolli
Duajeni është e juaja, ndërtoni
Kosova kujtoj është e mençur
Që liria e fituar të mos digjet kot!..

Hapeni rrugë qytetarë të nderuar
duajeni njëri - tjetrin, bashkohuni
vij nga stërgjyshërit e lashtë, nga
pleqtë me 10 mijë, e 13 mijë vjet

Kosovë, jam Isa, jam dardani yt
Kosova e lirë më solli mes jush
Kosova nënë, ma fshiu sot lotin
se historia asgjë askujt s´i falë

Luftuar e kam Krajlin e Serbisë
Pashanë e turkut dhe Malin e Zi
Plagët në trup i kam shok udhe
armikun mik kurrë se kam bërë

Në Boletinin ku unë jam bimur
kumbues është guri i daulleve
paqja dhe lufta, toka dhe stuhitë
këtu e kanë të njëjtën moshë

Kosovë, jam Isa, trimi i kryeherit
po ju pyes, a jeni njeh së afërmi
po dëgjoj, shumë jeni degëdisë
Kosova qenka pakëz e vogëluar

Në Boletin e kam plisin e gjyshit
veshjen e luftës dhe të dasmave
u ktheva në lavdinë e betejave
të kremtoj edhe unë sot me ju

Që liria e fituar të ketë shëndet
pyes, Azemi a është në Drenicë
pyes Hasani a është n´Prishtinë
Molla kuqe pse qahet në Shkup?..

Kosovë, festo mos u shqetëso
Shqipëri është dhe Boletini im
U kënaqa me daullet e fitores
dhe këngën kuqezi të flamurit!..

Në këtë tokë të gjelbërimeve
s´ ka më të shenjtë s´ e liria
Kosovë, kam ADN e këtij dheu
Shqipëri e Kosovë sot jemi një

Këtë liri që gjaku ynë e mbolli
Duajeni është e jona, ndërtoni
Të pershëndes o Adem Jashari
Shqipëri e Kosovë sot jemi një!..


Dortmund, 2015


RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Corriere della Sera - HOUELLEBECQI KA FRIKË PËR JETËN (01.16.2015)
VARROSEMI NË AJËR, MË PARË SE TË VARROSEMI NË DHÉPoezi të zgjedhura nga BETIM MUÇO (janar 1947 - 15 janar 2015) (01.16.2015)
HIJET LËVIZNIN MUREVECikël me poezi të reja nga TAHIR BEZHANI (01.14.2015)
KU I DIHET FATITVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti III nga romani 'Loja e mëkatit' (01.13.2015)
TAKIM ME LIRIKËN E GJENOVEFA FERRARITUdhëtim nëpër katër librat poetikë të saj….Nga DRITA LUSHI (01.12.2015)
HUMNERA E VDEKJESNga QERIM SKËNDERAJ (01.12.2015)
MBI POEZINË E REXHEP SHAHUTNga DIK DACI (01.12.2015)
KOSOVË, DASHURIA IME E PARËLexim i 38 veprave letrare dhe shkencore të Prof. Dr. Sabile Keçmezi - BashaNga RRUSTEM GECI, Dortmund (01.11.2015)
FËMIJËRIA NËPËR VARGJET E MIANga PËRPARIM HYSI (01.11.2015)
POETJA DHE OQEANIPoezi nga NOVRUZ SHEHU (01.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]