VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FESTA E ESHTRAVE - poezi me rastin e kthimit të eshtrave të Isa Boletinit në Kosovë
- Isa Boletini, në veten e parë
Nga RRUSTEM GECI

E Premte, 01.16.2015, 03:34pm (GMT1)


Hapeni rrugën njerëz të flamurit
Hapeni rrugën njerëz të nderuar
jam Isa Boletini trim i kryeherit
Me vete i kam të gjitha betejat

Këtë liri që gjaku ynë e mbolli
Duajeni është e juaja, ndërtoni
Kosova kujtoj është e mençur
Që liria e fituar të mos digjet kot!..

Hapeni rrugë qytetarë të nderuar
duajeni njëri - tjetrin, bashkohuni
vij nga stërgjyshërit e lashtë, nga
pleqtë me 10 mijë, e 13 mijë vjet

Kosovë, jam Isa, jam dardani yt
Kosova e lirë më solli mes jush
Kosova nënë, ma fshiu sot lotin
se historia asgjë askujt s´i falë

Luftuar e kam Krajlin e Serbisë
Pashanë e turkut dhe Malin e Zi
Plagët në trup i kam shok udhe
armikun mik kurrë se kam bërë

Në Boletinin ku unë jam bimur
kumbues është guri i daulleve
paqja dhe lufta, toka dhe stuhitë
këtu e kanë të njëjtën moshë

Kosovë, jam Isa, trimi i kryeherit
po ju pyes, a jeni njeh së afërmi
po dëgjoj, shumë jeni degëdisë
Kosova qenka pakëz e vogëluar

Në Boletin e kam plisin e gjyshit
veshjen e luftës dhe të dasmave
u ktheva në lavdinë e betejave
të kremtoj edhe unë sot me ju

Që liria e fituar të ketë shëndet
pyes, Azemi a është në Drenicë
pyes Hasani a është n´Prishtinë
Molla kuqe pse qahet në Shkup?..

Kosovë, festo mos u shqetëso
Shqipëri është dhe Boletini im
U kënaqa me daullet e fitores
dhe këngën kuqezi të flamurit!..

Në këtë tokë të gjelbërimeve
s´ ka më të shenjtë s´ e liria
Kosovë, kam ADN e këtij dheu
Shqipëri e Kosovë sot jemi një

Këtë liri që gjaku ynë e mbolli
Duajeni është e jona, ndërtoni
Të pershëndes o Adem Jashari
Shqipëri e Kosovë sot jemi një!..


Dortmund, 2015


RRUSTEM GECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.