E Enjte, 03.28.2024, 06:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KURSE MUA NUK MUND TË MË SHKULIN
Cikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA

E Hënë, 01.19.2015, 04:49pm (GMT+1)


KURSE MUA NUK MUND TË MË SHKULIN


Këto ikje të mëdha nga vetvetja
Dhe atdheu i sfilitur
Paskan një dhembje biblike

Kudo nëpër lagje dyer të mbyllura
Cijatje zogjsh shtegtarë
E lot drynash të dylltë

Sa trishtueshëm qajnë qentë e vetmuar
Nëpër pragje shtëpiash të ronitur
Si gurë pikëllimi dënesin plaka

Era bisedon me bastunin e saj
Një bisedë e gjatë dhe monotone
Nën këmbët e lodhura përpëlitet vetmia

Pa ndërprerë dëgjohen fjalët
S'desha të shkoj askund
Këtu duhet të vdes me ëndrrat e mia

Sa i lehtë është guri në vend të huaj
Kurse mua s'patën takat të më shkulin
As cerberët e egërsuar të maleve

ÇATITË I KANË RRUDHUR FJALËT

Pleqtë dhe plakat ulur janë pragjeve
Kanë rënë në dy gjunjë edhe pemët
Tmerrohen zogjtë  nëpër tela
Kjo ikje i ngjan ikjeve të mëdha biblike

Si guaskat e sëmura po mbyllen dyert
Po mbyllet frymëmarrja e gjetheve
Nëpër dritare e vetmuara
S'ndalen më as zogjtë shtegtarë

Nuk paska dhembje më të madhe
Se sa kjo e ikjes  nga atdheu
Në një selvi të shkrumbuar
Mbrëmë u ndalën disa flutura të djegura

Çatitë i kanë rrudhur fjalët
Nuk blegërojnë as delet nëpër kullosa
Një çarçaf zije e ka mbuluar qiellin
Nga lotët e nuseve po çmenden drurët

MB I VARRIN E VETMUAR TË PEMËS

Pranë një shelgu të pikëlluar
Edhe më e pikëlluar
Po dënes një nuse
Mbi degët e rënduara
Nga dhembja e lisit
Përvajshëm vajtojnë shirat e hidhur

Deri në rrënjë përkulen lisat
Një dhembje si kjo
Ka kohë që s'ka përjetuar atdheu
Për së gjalli po tmerrohem
S'paska mbetur askush këtu
Kush do t'i mbyll portat e dhembjes në shpirt

Ah moj Evropë mallkimi i parë
Dhe i fundit të Fishtës
Kah po na i qon djemtë e ri
S'do të mbetet më asnjë qyqe mali
Përmallshëm të këndoj
Mbi varrin e vetmuar të pemës
Mbase as varr më s'do të mbetet mbi tokë

SËRISH PËR VARRIN E HAPUR

Pleqtë e lagjes mbrëmë
Varrosën një ëndërr
Si një begun i lënë në shtrojerë
Nuk i ndalte lotët
Atdheut im i  mjerë

Ah moj Evropë
Ç'na fundose në gropë
Nëpër metropole djemtë po na i tretë
S'do mbetet më qyqe mbi varr
Që t'i vajtojnë pleqtë e shkretë

Një zë përmallimi
Thua se nga qielli zbret
Po na shndërrohen djemtë në meteorë
Një qyqe sërish mbi varre thërret
Vajton dritaret e pragjet e gjorë

ADEM ZAPLLUZHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PASUNARICikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (01.18.2015)
LIRIZMI NË ARTEssé nga THANI NAQO (01.18.2015)
FLATRAT E DETIT TË HUMBURPoezi të zgjedhura nga JUSUF GËRVALLA (1 tetor 1945 - 17 janar 1982) (01.17.2015)
NË HYRJE TË LABIRINTITVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti IV nga romani 'Loja e mëkatit' (01.17.2015)
FESTA E ESHTRAVE - poezi me rastin e kthimit të eshtrave të Isa Boletinit në Kosovë- Isa Boletini, në veten e parëNga RRUSTEM GECI (01.16.2015)
Corriere della Sera - HOUELLEBECQI KA FRIKË PËR JETËN (01.16.2015)
VARROSEMI NË AJËR, MË PARË SE TË VARROSEMI NË DHÉPoezi të zgjedhura nga BETIM MUÇO (janar 1947 - 15 janar 2015) (01.16.2015)
HIJET LËVIZNIN MUREVECikël me poezi të reja nga TAHIR BEZHANI (01.14.2015)
KU I DIHET FATITVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti III nga romani 'Loja e mëkatit' (01.13.2015)
TAKIM ME LIRIKËN E GJENOVEFA FERRARITUdhëtim nëpër katër librat poetikë të saj….Nga DRITA LUSHI (01.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]