E Enjte, 03.28.2024, 10:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
DIELLA
Tregim nga PËRPARIM HYSI

E Hënë, 01.26.2015, 01:09pm (GMT+1)


Me Artur Bubullimën kishim mbaruar shkollën e mesme. Ishim emëruar në punë si mësues, në fshatra të ndryshëm dhe, sado në dy rrethe fqinjë, mbanim vetëm letërkëmbim. Flisnim për punën dhe, të thuash të drejtën, xhëku lëshoheshin hergjele dhe si ata kuajtë pa kapistër, zinim dhe kullotnim në çairet e botës. Epo djemuri hesapi dhe, ende, nuk dinim se jeta nuk është shesh me lule. Tek sjell në mend, kalimthi, seç mbroçkullisnim me njëri-tjetrin, më bie një grimë buzëqeshje: sikur të kisha mundësi t'ju sillja pasazhe nga ato letrat tona, pa dyshim, që do skuqej dhe Taraskini nga Taraskoni (gjuetar që kish bërë kërdinë në shkretëtirë) dhe unë e Arturi në atë "gjuetinë" tjetër. Epo rrushi i papjekur, ndaj nuk hahet. Na kish gjetur një punë: njëri hidh e tjetri prit. Hidh e prit, po kur thonë nga anët tona " vete katruvja për ujë, por një ditë erdhi pa veshë". Se kështu, si katruves i ndodhi dhe mikut tim, Arturit. Them i ndodhi Arturit, po unë bukën nuk e kam ngrënë thatë. Po gjërat kanë sira. Dhe sot do flas për Arturin.
* * *
Në fshatin ku qe emëruar, Arturi, pas orëve të mësimit, merrej dhe me vatrën e kulturës në fshat. Fshati kish një dhomë ku ishte vendosur një radio me vajguri (akoma nuk kishte drita në fshat) dhe aty, tek kjo dhomë që qe,sa tri dhoma të zakonshme, mblidheshin kooperativistët. O dëgjonin radion, o loznin ndonjë domino apo shah dhe, kushdo që donte të lexonte, mund të tërhiqte një libër me të drejtë kthimi. Pra qe si një bibliotekë. Arturi e bënte këtë punë vullnetarisht dhe si jabanxhi që ishte në fshat, kalonte një pjesë të madhe të kohës së lirë atje. Ishte i fundit që largohej dhe, si i ri që qe, ndihesh komod për kohën e lirë. "Ngop sytë", më shkruante. Po unë nuk e haja kollaj atë kokërr ulliri dhe shpoja me bodecin tim të rëndë:- Vetëm sytë apo... Kështu shkruaja në vija të trasha,se kot nuk thonë: miqësia ngjan pa bëhet. Pra, me Arturin qemë shumë shokë, se trapisnim në të njëjtën rrugë. Nuk kish gëzim më të madh se sa kur mbrrinte letra nga ai. Mos kujtoni se shkruanim shkurtër. Jo, Të paktën katër faqe fletore dhe të gjitha me "heroizma" që, gjykuar me një sy prej të urti sot, nuk ka Don KIshot që të na i kalonte. Ai të tijat dhe unë të mijat. Si puna e asaj këngës: haa-ha krushqit! Ha-ha nusja!
* * *
Ndodhi që letërkëmbimi ynë u ndërpre. Unë u shqetësova dhe, sa mbaroi java e mësimit, i hipa makinës dhe sosa në fshatin e Arturit. Sa hyra në fshat, pyeta për mikun tim. Ai që pyeta, zbriti nga biçikleta dhe më sqaroi:- E kanë marr në burg,- më tha. Aha,- vazhdoi,- është "mera" e madhe ajo e tij dhe nuk "zaptohet" kollaj. Sado që ky i panjohur më foli me "rrotulla", vetëm fjala burg, m'i ngriti flokët gjemb dhe u mbusha me mornica.

Eh, mor Turi,- ngashëreva. Ç' mera "paske zaptuar" dhe të paskan marr brenda! Natyrisht, sado i shqetësuar që qeshë, nuk u largova pa zbërthyer atë rebusin e atij fshatarit me biçikletë. Qeshë mes dy zjarresh: dhimbja për mikun dhe, nga ana tjetër, frika për shkakun e vërtetë të burgut. U solla lart e poshtë dhe, tek do kthehesha për në shtëpi, hasa në një njeri të mirë. Ai më hoqi një pjesë të sëkëlldisë. Aha, për atë dhaskalin,e ke fjalën,- zuri të më tregonte ai. Digjo, nashtithi, xhixhan tija. Unë u bëra sy e veshë. Ore,- më tha,- ke dëgjuar ti gjëkafshë pse zihen qentë? Tani sikur po e humbisja pusullën, se edhe ky, sado më i moshuar se i pari, përsëri po më fliste me rrotulla. Bëra sikur hyra në "ujërat" e tij dhe duke pohuar me kokë,e lashë të vazhdonte. Ti më thuaj se e ke mik dhaskalin. Epo mirë, mik ta kesh se nuk bëri kiametin,de. Kokoroç ai miku yt dhe nuk mbahej fare. Unë jam "druri" i vjetër dhe më ka parë shumë syri. Epo ça t'i vijmë anës? U sevdallis me një çupë dhe ra brenda.

Po pse,-ndërhyra unë,- ajo çupa mos qe me yll në ballë dhe i mori erzin ky miku im,sa ta marrin brenda. Po jo, mor çun, nuk ma ngjan se është kështu vetëm. E do, të do dhe bitiset ajo punë. Po me këtë dhaskalin tënë, qe ndryshe puna. Ndërsa po thoshte këto fjalë, u mat të nxirrte kutinë e duhanit, por unë nxitova dhe i zgjata një "Partizan".
"Druri i vjetër" njëherë nguroi, por unë ngulmova dhe, për ta ndezur pak muhabetin, i thashë:- Kobure kanë të tërë, po të vret kush e nxjerr i pari? U mund nga "qokaime" dhe vazhdoi. I kish zënë pritë Diellës dhe në një "fshehuri" po e puthte. Ma tha këtë emër "Diell", sikur unë ta dija kush qe. Po mirë,- ndërhyra unë,- ndoshta dhe kjo, Diella, e ka dashur?! Epo aty ta kam sevdanë dhe una. Diella po puthej, or mik, por ke parë sikur ta kish prurë shejtani, na proftas aty, befas, i vëllai, Peçoja. Ou,- bërtiti qyja,- moj Diellë ç'është ky turp që na bën si familje? Ai, miku yt, ra si miu në çarg. I mbushi a nuk i mbushi poturet, nuk e di dhe nuk e kam zanat të gavnjej una, por sa për Diellën, po të ftej deri në një.

Peço,- brriti qo. Më zuri me zor!!!

Me zooor,- ulëriu Peçoja. Mirë, i dha dum: ti, Diellë, nisu për në shtëpi, se me këtë kam punë vet. Kur tha kështu, edhe mua po më binin djersë të ftohta. Miku, pa e prishur terezinë, tek tymoste, vazhdoi. Peçoja as që e zuri mikun tënd me dorë, po drejt e tek i plotfuqishmi. Ky, i fundit, thirri dhe Diellën. Bëri proces -verbalin dhe drejt e në apsanë. Tani e more vesh. Dale, ka dhe më. Sot është e shtun ndajnate. Të hënën, miku yt, del në gjyq. Atje ndahet shapi nga sheqeri. E falnderova "drurin evjetër" dhe, sikur vet të isha në apsanë, mednoja për mikun tim. E vendosa. Nuk do shkoja në mësim të hënën, po drejt e në sallën e gjyqit. Nuk isha i zoti ta ndihmoja mikun tim, por, të paktën, duke më parë atje, ta kuptonte që isha me të.
* * *
Kisha mbrritur me kohë në qytetin e tij dhe, sa u hap gjykata, pashë shpalljen. Emri i mikut tim në shpallje akuzohej si tentativë për seks me përdhunë. Bobo!- mendova. Dielli ngroh dynjanë, po Diella ta bëka kurrizin më të butë se barku. Kur erdhi ora, hyra në sallë dhe, ndërsa miku im fytyrën e mbante ulur, unë i dola ballas si për t'i thënë se nuk je vetëm.

Kur filloi gjyqi, sytë mbaja andej nga do shfaqej Diella. I pari u mor në pyetje miku im, i cili ngulmoi se e donte dhe qe gati që ta merrte për grua. Peçoja dhe ata të tijët, lëshuan një mërmërimë që shprehet jo vetëm urrejtje, por dhe të etur për hakmarrje .
Dhe ja tek u thirr Diella Ndoni! Ajo u rrëfye ballas me mikun tim. Unë harrova se ç'e priste mikun tim, por në një vështrim, kalimthi, thashë:- Për këtë lloj "Dielli", hallall e bëj burgun. Ky qe veç një çast, se mezi prisja akuzën ndaj mikut tim.
- Pa na trego pak,- foli prokurori,- si të kish zënë pusi ky njeri i çthurur dhe ç'ndodhi më tej?
- Asgjë nuk ka ndodhur,- foli ajo. Unë e dua Arturin dhe e akuzova pa të drejtë nga frika e timvëllai, Peços.
Siiiiiiiii,- ndërhyri gjykatësi. Ju kini dalë vet në takim dhe nuk ju ka zënë me zor.
-Po, zoti gjykatës,- tha me guxim Diella. Unë gati po fluturiaj nga gëzimi. Diella qenka diell. Arturi

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
D Ë S H M I T A R I - poezi nga libri "Kanuni poetik"Nga RRUSTEM GECI (01.25.2015)
MESNATË NË PARIS Ibrahim Rugova/ Presidenti tjetër/ Në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta, një vështrim mbi veprat letrare të një prej autorëve që ngriti konceptet moderne në studimet letrare shqipeNga ALDA BARDHYLI (01.24.2015)
'ZJARR DHE ZJARR' - NOVELË NGA SAZAN GOLIKU (01.24.2015)
UNË DHE MARK TWAIN - DY BASHKËQYTETARË TË HARFORDIT, NË KOHË TË NDRYSHMEEsé nga RAIMONDA MOISIU (01.23.2015)
SHKUMBINIPoemë nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.23.2015)
ZGJEDHJA E GABUARVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti V nga romani 'Loja e mëkatit' (01.23.2015)
PRANVERAT E SHEKULLIT – DIMËRPoemë nga QERIM SKËNDERAJ (01.20.2015)
LETËR SIME BIJENga JGM LE CLESIO (01.19.2015)
KURSE MUA NUK MUND TË MË SHKULINCikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (01.19.2015)
PASUNARICikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (01.18.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]