VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARIU I BORËSPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 06:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
ARIU I BORËS
Poezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Hënë, 01.26.2015, 02:52pm (GMT+1)



Kamerat e "Coca-Colës" i përvidhen gjithandej
Nordi sapo është zgjuar. Ariu gjigant kinse letargjiku
S'pyet për mediat që thonë është ngritur sonambul
Shkon përpara nëpër borën që qan si shqerrë
Ajo sikur  s'është borë, është një botë e lëvozhgave të yjeve të rënë-
Që ka ardhur të bëjë jetën e tokës.
Ai sikur s'është ai që kinse sapo u zgjua nga letargjia
Ai sikur po del nga një laborator që merret me studimin e yllësive

I larë në qumështnajat e yjeve ka dalë
Dy sytë e mëdhenj dy rrafshe paralele me qiellin
Janë si dy faqe të hapura të një libri astronomie

Në ekranet e tyre bëhet gjeometria e rrafsheve, pikave, drejtëzave të përfytyruara
Gjeometria e mjegullave yjore, qumështit yjor, varur sipër humnerave
Që bien erë stanesh
Shumëzohen, pjesëtohen, mblidhen, zbriten
Dhe prapë gjithçka fillon nga e para.

Ai ndjen një humnerë të pafundme tej diafragmës
Sikur gjithësitë ndërgalaktikore janë varur aty
Dhe merr frymë thellë për të mbajtur baraspeshën e tyre
Dhe frymëmarrja e tij e vetmuar përfshin tejetej globin

Satelitët artificialë e spiunojnë e këqyrin
Ai s'pyet për ta as për rruzullin që i serviloset poshtë këmbëve si ajsberg
Ai është i vetmi në botë që nuk sheh as majtas as djathtas
Prapa jo që jo.

Ai s'i vë re kërkuesit e fosileve, kërkuesit e gjurmëve të meteorëve,
Kërkuesit e burimeve të naftës,
Kamerat e "Coca-Colës" që i përvidhen gjithandej.
Letargjia e tij ishte një përrallë.
                                                 Megjithatë Nordi sa është zgjuar,
Ariu i borës po shkon të përurojë qiejt.

Hapin pararendës se ku e hodhi të gjithë e dimë.
Hapin pasrendës se ku do ta hedhë askush s'e di.

Ai si të gjitha galaktikat bën udhë të paracaktuar.

Pasqyruar në horizonte si në burim të pyllit
Bardhësia e tij kaltëron.
SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DIELLATregim nga PËRPARIM HYSI (01.26.2015)
D Ë S H M I T A R I - poezi nga libri "Kanuni poetik"Nga RRUSTEM GECI (01.25.2015)
MESNATË NË PARIS Ibrahim Rugova/ Presidenti tjetër/ Në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta, një vështrim mbi veprat letrare të një prej autorëve që ngriti konceptet moderne në studimet letrare shqipeNga ALDA BARDHYLI (01.24.2015)
'ZJARR DHE ZJARR' - NOVELË NGA SAZAN GOLIKU (01.24.2015)
UNË DHE MARK TWAIN - DY BASHKËQYTETARË TË HARFORDIT, NË KOHË TË NDRYSHMEEsé nga RAIMONDA MOISIU (01.23.2015)
SHKUMBINIPoemë nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.23.2015)
ZGJEDHJA E GABUARVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti V nga romani 'Loja e mëkatit' (01.23.2015)
PRANVERAT E SHEKULLIT – DIMËRPoemë nga QERIM SKËNDERAJ (01.20.2015)
LETËR SIME BIJENga JGM LE CLESIO (01.19.2015)
KURSE MUA NUK MUND TË MË SHKULINCikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (01.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]