VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NDËRKOHA E KETRIT
Poezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 01.28.2015, 03:59pm (GMT1)



Ketrit kur
I shpëton boçja e pishës
Ai rri për minuta të tëra
Me shikim të ngulur
Në mënyrë të pacaktuar

Ketri
Nuk e ndjen rënien e boçes së pishës
Në ato çaste
Boçja që bie
Pasqyrohet në ngjitje
Në retinën e syve të ketrit.

Ketri respekton
Ngjitjen e boçes
Deri në pikën më të lartë
Të pasqyrimit në sytë e tij.

Kjo është ndërkoha
Kur ketri rri me shikim të ngulur
Pasi i ka shpëtuar nga putrat
Boçja e pishës.
SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.