E Martë, 04.23.2024, 03:56pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
URATA
Poezi nga FASLLI HALITI

E Premte, 01.30.2015, 08:06am (GMT+1)

F A S L L I   H A L I T I

 


URATA  

Muhamedi kalon fushave, mbi dhè.
Sheh njerëz të gëzuar,
Të gëzuar
Sa s'ka,
Aq të  lumtur i sheh
E aq të hareshëm i duken ata...

Ç'janë këta njerëz të lumtur kështu,
Ç'i lumturon
Këta
Të bekuar?
Ky lëng i gëzon,
Ky lëng i kulluar ?!

Ky lëng i perëndisë
Si quhet
Raki ?!
Nga ferra del ?!
Po e provoj...
M'u çelën sytë,
Marr frymë lirisht.
Uratën paç moj bija e ferrës,
Paç bekimin tim dhe të Perëndisë

Ecën Profeti, ecën
Ecën
Si zot i tokës mbi tokën e bekuar.
Avuj rakie enden si mjegull e dehur
Që i merren këmbët në muzg,
Avuj
Turbullues, 
Avuj marramendës
Avuj të dehur, pluskues .
***
 

Po kjo përskuqje
Nderur tutje
Përtej,
Si qefin violë mbi dhè.
Po ai gjak i kuq, avullues
Po ai lëng i kuq flakërues atje ?

Po këta të sakatuar?
Kush i sakatoi,
Kush i theri robtë e zotit kështu ?
Si?!
Bija  e ferrës
I theri ata ?!
Bija e ferrës,
Ma bëri këtë hata!?

***

Lutje të robërve të Zotit   
Dëgjohen kudo
Lart edhe poshtë
Dëgjohen
Ato:

Mallkoje
Mallkoje,
Ferrën, Profet
Mallkoje mallkoje
  Asreti Muhamed...
***
Të mallkoj
Ferrën,
Bijën e ferrës  
Ta bëj lanet..?!
   Robtë e mi, robtë e mi
Kur unë jap uratën, e jap atë përjetë...!

FASLLI HALITI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOKA E SHQIPTARITCikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (01.30.2015)
NDËRKOHA E KETRITPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.28.2015)
DASHURI E MALLTregim nga GANI MEHMETAJ (01.28.2015)
FEDERIKO GARCIA LORKANjë parathënie dhe një poezi të përkthyera nga FASLLI HALITI (01.27.2015)
NJË PORTË E HAPUR NË MISTERET E ILIRISËNga Prof. dr. ESHREF YMERI (01.27.2015)
VJESHTA, SI STINË E FRYMËZIMEVE  POETIKE(Jehona Agushi: “Kur vjeshta ik”, poezi, botoi “Migjeni” Prishtinë, dhjetor 2014)Vështrim nga TAHIR BEZHANI (01.27.2015)
ARIU I BORËSPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.26.2015)
DIELLATregim nga PËRPARIM HYSI (01.26.2015)
D Ë S H M I T A R I - poezi nga libri "Kanuni poetik"Nga RRUSTEM GECI (01.25.2015)
MESNATË NË PARIS Ibrahim Rugova/ Presidenti tjetër/ Në 9-vjetorin e ndarjes nga jeta, një vështrim mbi veprat letrare të një prej autorëve që ngriti konceptet moderne në studimet letrare shqipeNga ALDA BARDHYLI (01.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]