E Enjte, 03.28.2024, 10:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
BISEDË ME NAIMIN
Prozë nga KUJTIM SKËNDERAJ

E Hënë, 02.02.2015, 08:24am (GMT+1)


" O ditë e bardhë ,
shpejto pak e kalo gardh,
...jak, jak, se të pres,
...nuk vdes....."



Dikur, më dhanë një temë hartimi, ta zhvilloja me këto vargje të bukura, dhuruar nga Ti, i madhi Naim. Donin t'më provonin sa e vlerësoja unë këtë vënd, sa patriot e i denjë isha për të, sa të lulëzuar e të zbukuruar e shihja! A e doja dhe unë, ashtu, si Ti? Më fal që të drejtohem në njëjës, por shfrytëzoj thjeshësine tënde në bisedë me të "vegjlit".
Në atë kohë, shpresë e jetë kishim porositë e tua, o Naim i Madh, skalitur nga malli i largët për Atdhe:
"...dhe dritë e diturisë përpara do na shpierë!"
Me notën më të lartë më vlerësuan këtë herë. E krahasuan me shumë hartime të tjerë, por përsëri, ai, mbeti më i miri.
Edhe unë, i pari pas teje, njësoj besoja, si Ti:
"...se të pres...nuk vdes!"
Tani që jam pranë fundit, çudi, shpresa iku, u shua, nuk e shoh gjëkundi, më la keq e mos më keq. Mjeran i vërtetë..., gjithçka që mund të them për të, pak është, shumë pak.
Idhulli im, sa mirë që ke qënë larg!
Me pak parafinë e bëre dhe e ndeze qiririn. Ndriçove natën, e mbajte të ndezur flakën e zemrës për mëmëdhen, për vete dhe për të tjerë. Kurse tani, këtu, nuk e ndez dot se edhe po e ndeze, ia rrëmbejnë dritën disa të ashtuquajtur "pishtarë", në të kundërt e fikin në çast. Nuk e shohin dot në dritë fytyrën e tjetrit.
Tani dua t'më dëgjosh pak me vëmendje, të lutem!
Qiririn tënd të ndezur, e zëvëndësuan Miku im, me një llampë elektrike, e cila furnizohet nga një "superfuqi" energjetike. Megjithatë, jo vetëm nuk e zbardhën dot natën, por e nxinë edhe ditën, nga babëzia për t'u bërë pasanik brënda njëzetë e katër orëve, të konkurojnë dhe fitojnë me ata, të cilët, jetojnë tek dita e bardhë, "që lind ku perëndon!"
Edhe "manushaqe bukuroshes" ja ndërruan aromën, madje e shkulën me rrënjë, duke e zëvenësuar me një tjetër bimë që "lulëzon" në çdo stinë.
Canabisi e zbukuron tashmë natyrën e bukur të vendit tënd dhe tim, skaj më skaj.
"Çukat, kodrat, brinjat, gërxhet" janë akoma, Naim i dashur, nuk kanë luajtur vendit, veç pa "pyjet e gjelbëruar". I kanë prerë e masakruar në mënyrë të pariparueshme, që Ti, nuk do t'i njihje më, e nuk do të orientoheshe dot, për të shkuar në Frashrin tënd, e të vëllezërve të tu të dashur.
Drurët ua kanë nxirë e stërrosur, që të varfërit e Migjenit, të dalin nga skamja me shprehjen e famshme të poetit jetëshkurtër e famëmadh: "A don qymyr zotni?" (Më fal, harrova, ti nuk e njeh atë. Erdhi pas ikjes tënde dhe i këndoi mjerimit). Atdheu yt, i tij dhe imi, paçka se ka "arritjet më të mëdha në Europë", jeton pak më keq se në epokën e mizerjes së Migjenit, por vetëm pakëz, shumë pak, aq sa mezi e dallon.
Mos u habit që do të tregoj dhe një sekret të vogël. Nga zhveshja e pyjeve, kanë filluar të lëvizin (shkasin) kodra të tëra të banuara, për të zënë vënd diku, ku mund të mos i trazojë më prapësia e kudondodhur. Sepse, pas çdo furtune me shi, që frynë "lumenjtë e kulluar" e mbyt sipërfaqe të tëra, ku kullot bagëtia e bleron bujqësia, kurban bëhet i vobekti, i pamunduri.
Arritje e madhe kjo, apo jo?
Gjuha jonë, i ëmbli Naim, nuk është më e ëmbël.
"Ferra, gjëmba, driza,
përsipë i kanë rënë,
me fletë shumë të gjera."


Me "fjalën e lirë"
grykën ja kanë zënë .
Vrerë e helm vjellë për ditë, o Naim i gjuhës së ëmbël!
Më i miri mik i jetës sime,
e di që kur është kështu?
Që atëhere,
që atëhere kur ikët Ju!
"Naimi, 'Bagëti e bujqësi'" ,sarkazmojnë injorantët. Ndërsa një mësues i kohës së sotme, i zgjedhur ama, shkolluar ne një universitet modern privat, të ka bërë vëlla me Skenderbeun. Jo keq, apo jo? Dhe e di pse? Nga që Ti shkrove historinë e tij në vargje.
Mos të lëndova pak me këto që të thashë?
Po ç'të them? Të ishte shkulur a kalbur fare ai dreq "gardh" dhe "dita e bardhë", t'më kishte gjetur gjallë edhe mua! Prandaj po të pyes përsëri:
do të vijë apo jo ajo ditë?...
Këta që janë në krye të vendit, paçka se ndërrohen periodikisht, i bien me një avaz "fyellit të bariut": "ejani pas meje, se do të vij 'ditë e bardhë'", na thonë! Ne rendim në turmë pas tyre, si dhelpra pas boleve të dashit, se mos i këputeshin nga tundja gjatë vrapit. Mirpo atyre, ashtu si dashit, nuk u bie asgjë! Kthehen nga turma e mburren: "shikoni sa të mëdha i kam!" Fabulën e dashit e kanë bërë të tyren...
Naim i dritës, të lutem, më jep një këshillë. Ç'të bëjë para se të vij tek Ti! Si mund ta prek pak, vetëm sa ta cek, atë ditë ëndërr? Do ta shtyj edhe ca vdekjen duke kënduar këngën "e burgosor" sojit tim "Ende ka shpresë".
Por një fjalë nga mençuria jote, e dua. Mezi e pres.
Faleminderit për mirkuptimin.

KUJTIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BASHKËFOLËSIT - Intervistë në vargje nga poeti LLEMADEO, dhënë poetit RRUSTEM GECIPoemë - Epiko-Legjendare (02.01.2015)
ARA E VIDHISHTËSTregim biptik nga FASLLI HALITI (01.31.2015)
MNERA TË MERR SYNI ME I PAPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.31.2015)
MË LËR TË VDESADEM ZAPLLUZHA, poezi të zgjedhura nga libri 'Menatë vijnë lejlekët' (01.31.2015)
NJERI PA FAT NUK KAVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragmenti VI i romanit 'Loja e mëkatit' (01.31.2015)
NJË LIBËR I PASHMANGSHËM Shaip Beqiri: Hydra des Zorns - Hidra e mllefit, libër dygjuhësh shqip - gjermanisht, botuar në Cyrih nga Limmat Verlag, përkthyer nga Hans-Joachim LankschPërurim nga SADIK KRASNIQI&am (01.30.2015)
URATAPoezi nga FASLLI HALITI (01.30.2015)
KOKA E SHQIPTARITCikël me poezi nga PËRPARIM HYSI (01.30.2015)
NDËRKOHA E KETRITPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.28.2015)
DASHURI E MALLTregim nga GANI MEHMETAJ (01.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]