VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TREVARGSH
Nga QAZIM SHEHU

E Hënë, 02.02.2015, 10:47am (GMT1)



TREVARGSH

+++
Ora këndon,
Në valle akrepash
Deliri shqepet
+++
Rrugë e zhdërvjellët
Shirit i shpejtë
Pamjesh xhiruese.
+++
Nuk jam poet
Thotë një i madh,
I vogli gjeninë shpall
+++
Pa siluetë
Drithërojnë hijet
Pamjeve të kohës
+++
Brofin gjelbërimet
E tokës ulëritëse
Sëmundje ngjitëse
+++
Rinorja histori s`do
Të plaket kurrë
Vulos e shuan një vulë
+++
Bredh në ajër
Pa u ndjerë
Pa ty,ajri bar i zjerë.

+++
Kohë putanë,tha dikush
Njeriun harroi
 që kohën mbush.
++
Hija e errësirës
Fal ngrohtësi
Një çift tek rri
+++
Në zemrën e tokës
Shkojnë gishta gëzimi
Për faljen e drithit.
++
E përjetshme dashuria
Shpallin poetët
Koha si do të vetët
++
Buzë parfumuar
Lëng qershie,
Një helm skadon vetmie.
+++
Ulërin era
Përplas gishtin mbi pullaz,
Pa maraz
+++
Dridhet shpirti në afsh
Bukuria s`e shuan
Mëkati e bluan
+++
Baticë dhe zbaticë
Në vërshim dëshirash
Delikte fshehtësirash
+++
Nata zbret
Drejt bardhësisë
Ti ikë vetes
+++
Hijeshori qiell
Më kundron nga lart
Zbrazëtin mbush me mëkat.
++=
Mëtoj të jem ai
Që duhej të isha
Errësira më fut në sy gishta...

QAZIM SHEHU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.