VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REKOMANDIM NJË DJALI
Poezi nga ERNEST HEMINGWAY
Përktheu: FASLLI HALITI

E Hënë, 02.02.2015, 03:12pm (GMT1)

 
E r n e s t  H e m I n g w a y
                          1898 1961


 

Ernest Miller Hemingway (Oak Park, 21 korrik 1898 - Ketchum, 2 korrik 1961) ishte një shkrimtar dhe gazetar i shquar amerikan. Qe autor romanesh e tregimesh të shkurtër.
Hemingway mori Çmimin Pulitzer në 1953 për Plaku dhe detit, dhe në vitin 1954, fitoi çmimin Nobel në letërsi



REKOMANDIM NJË DJALI

Mos i beso një të bardhi,
Mos e vrit një hebre,
Mos firmos asnjë kontratë,
Mos merr me qira në kishë një pankinë.
Mos u rekruto në ushtri;
Nuk ka nevojë të zësh shumë gra;
Mos shkruaj kurrë nëpër revista;
Mos e kruaj zgjeben.
Vër përherë një letër në ndenjësen e tualetit,
Qëndro me luftën në  kambanë,
Mbaje veten pastër, mos e lërë pas dsore,
Mos merr për grua një putanë
Mos i paguaj mashtruesit,
Avokatët mbaji larg,
Mos u beso redaktorëve,
Ose ti do të përfundosh në mes të rrugës.
Të gjithë miqtë do të largohen
Herët a vonë ata do të vdesin, këtë ti e di,
Jeta jote qoftë e shëndetshme dhe e pastër
Ata do t'i gjesh në parajsë përsëri.

Përktheu: FASLLI HALITI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.