VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHKRIMTARËT DHE POETËT, KUR BISEDOJNË ME NJËRI - TJETRIN, POR EDHE KUR BISEDOJNË ME PERSONAZHET E TYRE, BËJNË LETËRSI
ESSE - QË NGA BIBLIOTEKA E ALEKSANDRISË E DERI NË DAUSON TË ALASKËS
Nga THANI NAQO

E Mërkurë, 02.04.2015, 10:03am (GMT1)


-Përsëri e trazove folenë e grerave?! - më pyet me inat teto Dabucka, (personazhe në disa romane.).

-E trazova... Edhe me dashje edhe pa dashje, - përgjigjem konfuz.

-I lexova komentet e shumta, që ti,me kokëshkretësi, por dhe me mendjemadhësi, këmbëngul si mushka. Me sa e mora vesh romani PEZHISHKAT është ai që trazoi "folenë e grerave," Unë jam personazhe në tre libra të tjera dhe jam e bindur se edhe ato janë ROMANE LETRARE. Nga u gjend kjo fjalë "roman", më shkon mendja se as Perëndia nuk e di. Mos vallë e ka prejardhjen nga romanckat e dashurisë të princeshkave dhe të turtulleshkave? Pyeta komshien dhe ajo më tha se këtu, në Alaskë, nuk i thënkan ROMAN, por NOVELË. Kur të hapet moti, nga fundi i Qershorit, do të shkoj në Dauson, do të takoj Xhek Londonin dhe do ta shkoqit këtë ngatëresë. Unë, - do t'i them Xhekut, - kur isha roje operative, lexoja tyrlilloj librash, me kapak të hollë, por dhe me kapakë të trashë, edhe me kapakë të kuq. Ato me kapakë të trashë e të kuq na i ndanin me bordero e kushtonin, asokohe, njëqind leka, ose një ditë e gjysëm pune ... 

Në Alaskë nuk ka grera, por ka mushkonja, mirëpo, grerat që i "trazove" ti, - do t'i them Xhekut për ty, -nuk di si erdhën kaq larg, në mes të dimrit dhe ma kanë rrethuar vilën.

"Dil,- më thonë, - pa ta tregojmë neve ty, po nuk të bëmë gajdë me thumba"dhe unë hezitoj të hap dritaren e t'u them se shumica e librave, që nga Biblioteka e Aleksandrisë dhe gjer në Bibliotekën e Dausonit, nuk janë libra letrare, përveç librave të tua, - do t'ja bëj qejfin XHEKUT...

- Tigani po cërit dhe era e dhamit të djegur më erdhi deri në Florida, - e ndërpreva.

-Ah, ç' m'u dogjën cigaridhet prej mishi foke!, - thirri dhe e mbylli telefonin.
.........................

THANI NAQO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.