VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DASHURITË E MËDHA
Poezi nga Qazim SHEHU

E Enjte, 02.05.2015, 01:15pm (GMT1)


DASHURITË E MËDHA

Llapëtijnë nëpër horizonte
Kur të voglat si ferra na rrinë këmbëve,
Dashuritë e mëdha.
Lart ngrihen si vorbull,
Të voglat na tërheqin në strokull.
Bëj e ngrihu ,bëj e ngjitu,
Tërheqin lart si magnet,
Të voglat na pëshpërisin
Pa  sekret...

PURGATOR
Që mëkatin ta pastroj,
U futa në purgator.
Në parajsë më panë një njollë,
Çuditërisht ma pranuan,
Për tjetër gjë ndryshe
Më duket parajsa vuan...



SHPAGIM

I vumë gjilpërat majë më majë.
Njëra s`u ul të çante plagën,
Brenda plagës u futëm  paskaj,
Kështu e morëm shpagën...

HIJE NËPËR HIJE

Hije nëpër hije
Hijejeta
Ndez flakën e dashurisë,
Në afshet më të nxehta
Më pas e shuan prej mërisë.
Hijet i mbajmë, na duhen,
Flakët i afrojmë,
Ndryshe si do shuhen
Kur veten të mjaftojmë.

MASKA

Dita loz në maskë vetmie,
Thelluar prej shëmtie,
Kryengulthi në relievin e saj,
Bien rrezet e një dielli në maj,
Një ditë zgjohemi ,kërkojmë fytyrën,
Veç maska e kreu detyrën...

RRËNJË MALI

Me një dredhkëburimi më ngjan rrënjë e malit,
Kaçurrel ëndrre burgosur,
Në thellësi të shkojë e ta bie gjallë
Hapësirës së pasosur.
Në vegim të përfunduar
Do të isha nisur,
Po mali pa të do qe anuar,
Si vigan i gremisur...

QAZIM SHEHU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.