E Premte, 03.29.2024, 12:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
KRIJOHET DHE JEPET ÇMIMI I RI LETRAR, “SKËNDER HASKO”
(Shpallet nisma e re, “Libra, për ditëlindjen e fëmijëve tanë”)
Nga MURAT GECAJ

E Shtunë, 02.07.2015, 10:04am (GMT+1)


Ja, përsëri sot na "mblodhi" shkrimtari e publicisti i ndjerë, Skënder Hasko (2 mars 1936-4 shkurt 2013). Poetë e shkrimtarë, familjarë dhe kolegë e miq të shumtë të tij, kishin ardhur në mjediset e "Teatrit të Kukullave", ku vetë ai kishte shërbyer disa vite. Por tubimi i sotëm kishte të veçantën dhe emocionet e veta, i organizuar nga kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve të Letërsisë për Famijë e të Rinj. Për herë të parë, në 2-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, do të jepej Çmimi letrar, me emrin e nderuar "Skënder Hasko". Po kështu, do të përurohej antologjia me mjaft emra të njohur të autorëve të letërsisë sonë për fëmijë, si nga Shqipëria e Kosova dhe trojet tjera shqiptare e diaspora.

Fjalën e rastit e mbajti shkrimtari Pandeli Koçi, i njohur me emrin letrar Sazan Goliku. Në vazhdim, për jetën dhe krijimarinë e begatë letrare të Skënder Haskos, autor i shumë librave, në poezi e prozë, foli shkrimtari e publicisti i njohur dhe mik i pandarë i Skënder Haskos, "Mësuesi i merituar" Bardhyl Xhama.

Pjesë e rëndësishme e kësaj veprimtarie përkujtimore dhe përuruese ishte njoftimi për krijimin e dhënjen e Çmimit letrar, me emrin e të paharruarit Skënder Hasko. Për këtë ngjarje me rëndësi për botën letrare shqiptare, foli drejtuesja e Fondacionit "Mision i pamundshëm" dhe i revistës "Mrekullia", ku kanë botuar krijimet e tyre mjaft poetë e shkrimtarë, ndër të cilëtishte edhe S.Hasko. Me këtë rast, u dhanë dy Çmime letrare "Skënder Hasko", në poezi e prozë. I pari iu dha poetit shkodran, Xhahid Bushati dhe i dyti shkrimtarit nga kryeqyteti, Fatmir Gjestila. Këta i falënderuan nismëtarët për krijimin e këtij Çmimi dhe organizatorët e këtij takimi, që do të jenë për ata nxitje në krijimtarinë e mëtejshme letrare të tyre.

Për vlerat e shumta të antologjisë së re, me emrin e bukur "Lule, për lulet", folën shkrimtari Astrit Bishqemi e Vasil Premçi. Ndër të tjera, ata thanë se pjesë e këtij libri të ri janë 87 autorë, si nga vendi ynë dhe trojet tjera shqiptare e disapora. Këta përfaqësohen aty me krijime të ndryshme për të vegjëlit dhe botimi është mundësuar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Por, u theksua se, e rëndësishme është që ky libër interesant të hyjë në të gjitha shkollat tona, në qytete e fshatra. Studiuesi Behar Gjoka i përshëndeti, si dhënien e Çmimit të ri letrar "Skënder Hasko" dhe botimin e antologjisë "Lule, për lulet".

Vëmendjen e të pranishmëve në këtë veprimtari të paharruar e tërhoqën edhe recitimet e poetit Agim Bajrami dhe të shumë fëmijëve, të cilët sikur e kishin "rrethuar" këtë tubim, në qendrën e tyre të dashur, "Teatri i Kukullave".

Në mbyllje të këtij tubimi, duke i falënderuar përzemërsisht, si të gjithë folësit e pjesëmarrësit, Bardhyl Xhama shpalli nismën e Shoqatës së Shkrimtarëve të Letërsisë për Fëmijë e të Rinj, "Libra, për ditëlindjen e fëmijëve tanë". Kështu, si në familje dhe shkolla, sa herë që fëmijëve tanë do t'u vijë kjo ngjarje e shënuar dhe e paharruar në jetën e tyre, në vend që t'u japim atyre dhurata të ndryshme, më mirë dhe më e udhës është që t'u dorëzojmë libra, sin ë poezi e prozë. Në këtë mënyrë, vit pas viti, ata do t'i krijojnë dhe pasurojnë bibliotekat në shtëpitë e tyre, një pasuri kjo mjaft e çmuar dhe e pazëvendësueshme.

Të ftuarit i vazhduan bisedat e tyre të ngrohta, si duke e kujtuar me nderim e respekt të veçantë shkrimtarin aq të dashur për fëmijët, Skënder Haskon, por dhe për librin e përuruar dhe nismën e rë të shpallur, për krijimin dhe pasurimin e bibliotekave, në shtëpitë e fëimjëve tanë.
(Fotot nga: M.Gecaj)
Tiranë, 6 shkurt 2015


MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SA HERË QAN HISTORIARRUSTEM GECI, Tufë poezish nga libri, "Kanuni poetik" (02.07.2015)
KUR VIHEJ NË SHËNJESTËR 'DIMRI' (Tregimi është ndërtuar në bazë të një bisede me të nderuarin Pal Nikolla, Patos, i cili nuk jeton më. E publikoj si homazh për atë njeri të mirë e të mençur.)Nga QERIM SKËNDERAJ (02.06.2015)
RAMIZ LUSHAJ - VEPRA 'BRIGJEVE TË DRINIT, MORAÇËS E LIMIT', VËLLIMI I PARËDy fjalë nga autori (02.06.2015)
DASHURITË E MËDHAPoezi nga Qazim SHEHU (02.05.2015)
IDE LULESHPoezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.04.2015)
SHKRIMTARËT DHE POETËT, KUR BISEDOJNË ME NJËRI - TJETRIN, POR EDHE KUR BISEDOJNË ME PERSONAZHET E TYRE, BËJNË LETËRSIESSE - QË NGA BIBLIOTEKA E ALEKSANDRISË E DERI NË DAUSON TË ALASKËSNga THANI NAQO (02.04.2015)
'KLITHMA FRYME' E LUMTURI YMERIT - NË LEDHATIME POETIKE IMPRESIONUESEEsé nga DRITA LUSHI (02.04.2015)
PIKA LOTITregime burgu, nga SAMI REPISHTI (1) (02.03.2015)
REKOMANDIM NJË DJALIPoezi nga ERNEST HEMINGWAYPërktheu: FASLLI HALITI (02.02.2015)
NATA BESË NUK KATufë poezish nga SOKOL DEMAKU (02.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]