E Premte, 04.19.2024, 09:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
KËNDI I SHKRIMTARIT
 
LE TË JETË PËRJETË DASHURIA NJË FATA MORGANË
Poezi nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Enjte, 02.12.2015, 11:20am (GMT+1)



Isha tepër i dhënë pas shkretëtirave
Pas bukurisë së Saharës,
Gobit, Shkretëtirës Arabike
I kisha mbledhur shpesh
Në Kolkozin Botëror të Shkretëtirave.

Kisha ikur shpesh prej xhunglës së dhunshme
Sepse atje nuk kishe ku të vije këmbën
Veçse në kokat e zvarranikëve
Sepse atje nuk kishe ku të vije dorën
Veçse në qafat e amfibëve.

Sepse përkundër delikatesës sime të bërë proverbiale
Ata ishin të rrezikuar jo vetëm në individët
Por edhe në llojin e tyre
Nga mungesa e taktit në ecjen time
Nga mungesa e taktit të hapave të mi
Tejet të zhvilluar.

Isha tepër i dhënë pas shkretëtirave
Dhe ato ishin tepër të shtëna
Pas bukurisë sime
Dhe pas rendit tim njerëzor.

Në breg të tyre
Si në breg të lumit
I lija rrobat e mia
Dhe kridhesha në hapësirat e tyre.

Miliona vjet para se të arrija unë
Ato kishin evakuuar gjithçka.

Nuk kishte përreth gjëkundi kërkues të naftës,
Nuk kishte gjëkundi kërkues të alabastrit
Tejpërtej hapësirë e paprekur
Prej përgjimit të radarëve
Shikimit dhe dëgjimit të satelitëve.

Isha Adami që nuk i përsërit për herë të dytë mëkatet e veta
Pasi ka lexuar Talmudin, Ungjillin,
Kuranin.

Ndjeja aromën time të vërtetë
Të pandotur nga qeniet e tjera nëpunësore
Ashtu nuk e pandehja më vetveten
Nga aroma ime që kisha lënë nëpër qeniet
E rendeve të ulëta
Ose ultra të ulëta.

Përkundër kësaj
Gjithnjë e më shumë tregohesha me gisht
Në rikthimet e mia të dendura
Në xhunglën e dhunshme.

Pas shpinës m'i hante ditët Zhabuleta,
Pas shpinës m'i hante netët Zhabulani.

Pas rikthimeve të mia
Askushët ndjenin përherë e më dhimbshëm
Se unë isha tjetërkush
Sepse askund nuk ishte më tek unë
Era ndotëse e qenieve të tyre.

Ata nuk duronin që unë të kultivoja drejtqëndrimin, ecjen,
Kultivoja hapat, vrullet njerëzore.

Shkretëtirat më zëvendësonin ujin që në xhungël mungon
Ajrin e kokrrizuar në trajtat e pluhurit
Që xhungla e ka.

Ato kishin shqisa vetëm për të bukurën
Ato nuk kishin përshtatur asnjë shqisë për të shëmtuarën.

Isha tepër i dhënë pas shkretëtirave
Dhe kjo gjithsesi shkretëtirave mund t'iu bënte dëm.

Ndaj, më mirë se bumerang,
Le të jetë përjetë dashuria jonë një Fata Morganë
Tokë-Tokë,
Qiell-Qiell,
Tokë-Qiell e kthim.

Ne të rendim pas saj
Pa fund dhe pa shpresë.

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VEPRA "BRIGJEVE TË DRINIT, MORAÇËS E LIMIT" I RAMIZ LUSHAJ NJË MODEL I NATYRSHËM GJITHËKOHËSIENga DËFRIM CANI, Publicist, Studiues (02.12.2015)
Ditari PoetikTHA BARDHI I BARDHIT TË GËRVALLË DUKAGJINITNga MENTOR THAÇI (02.11.2015)
LULE TË POSAÇELURACikël poetik nga ADEM ZAPLLUZHA (02.10.2015)
GJASHTËDHJETË E PESË VJET MË PARË( Me rastin e 65 vjetorit tÑ‘ masakrÑ‘s greke mbi popullsinÑ‘ e ÇamÑ‘risÑ‘)Poemë nga QERIM SKËNDERAJ (02.09.2015)
PERSPEKTIVË DHE MINIATURËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.09.2015)
AS DITËT NUK I NGJAJNË NJËRA-TJETRËSVILHELME VRANA HAXHIRAJ, fragment nga romani 'Loja e mëkatit' (02.09.2015)
RRËFENJA GAZMORE PËR DITËT ME SHINga PËRPARIM HYSI (02.07.2015)
KRIJOHET DHE JEPET ÇMIMI I RI LETRAR, “SKËNDER HASKO”(Shpallet nisma e re, “Libra, për ditëlindjen e fëmijëve tanë”)Nga MURAT GECAJ (02.07.2015)
SA HERË QAN HISTORIARRUSTEM GECI, Tufë poezish nga libri, "Kanuni poetik" (02.07.2015)
KUR VIHEJ NË SHËNJESTËR 'DIMRI' (Tregimi është ndërtuar në bazë të një bisede me të nderuarin Pal Nikolla, Patos, i cili nuk jeton më. E publikoj si homazh për atë njeri të mirë e të mençur.)Nga QERIM SKËNDERAJ (02.06.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]